Kryetatimorja e re: Do të ndryshoj administratën

0
199

briseida-shehaj-510x336Në prezantimin e saj të parë në publik, në konferencën “Dialog, përgjegjësi, partneritet”, drejtoresha e re e Tatimeve, Brisida Shehaj, ka paralajmëruar se do të ketë ndryshime në administratën tatimore. “Do të ketë ndryshime në administratën tatimore dhe këtë mund ta realizojmë së bashku. Detyra ime që të vendos administratën tatimore në funksion të biznesit. Për këtë nevojitet dialog dhe partneritet”, – tha ajo.

Ndërkohë, ajo ka folur për përvojën e saj të deritanishme. “Kam mbaruar studimet për Administrim Biznes dhe kam punuar në sistemin bankar. Deri para dy ditësh isha në atë detyrë, por aty kam mësuar shumë”. Duke vlerësuar besimin që i është dhënë, ajo shtoi se ka ndjekur mënyrën se si ka ecur biznesi gjatë këtyre viteve si dhe zhvillimet politike në vend.

“Jam rritur në një familje njerëzish të zakonshëm dhe i kanë shërbyer me korrektesë shtetit shqiptar”, – tha ajo.

Ndërsa kryedoganierja Elisa Spiropali ka pohuar se do të ketë prioritet zbatimin e ligjeve të vendit. “Do vigjiloj që trau i doganave të mos ngrihet para të fortëve, e të ulet para të dobëtit. Ligji duhet të veprojë njësoj për të gjithë. Premtoj përgjegjësi para jush, që të ketë komunikim dhe zhvillim; që doganat të mos shihen si vend ku vidhen paratë tuaja”.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency