Më pak egoiste…

0
155

egoizmi_vecori_e_arritjeve_indA e di se cilët janë miqtë më të mirë? Cila është gjëja që na vë në siklet më tepër? A e ke kuptuar vërtet pse ai problem e torturon kaq shumë? E vetmja mënyrë për të mos u gjendur pas disa vjetësh si dy të huaj është të mos mendosh se di gjithçka për tjetrin. Duket e lehtë, e megjithatë… Brenda secilit prej nesh është gjithnjë ai “djall” i tmerrshëm që provon të na ndajë nga personi që na do. Është pjesa jonë fëmijërore, ajo që do të jetë gjithnjë në qendër të vëmendjes dhe nuk duron dot që të ketë diçka më të rëndësishme sesa “unë të dua”, “unë thashë”, “unë bëra”. Dëgjimi i vërtetë i tjetrit fillon përkundrazi me një pyetje të thjeshtë: “Ti si je?” Brenda asaj “ti” është gjithë forca e dashurisë, i vetmi çelës që na hap kafazin e egoizmit.

Ndonjëherë është më e lehtë të ankohesh

Nuk bëni më dashuri si dikur. Ai është gjithnjë i lodhur, me mungesë dëshire dhe ti ankohesh për heshtjet e tij dhe nuk duron dot pa i hedhur ndonjë thumb herë pas here. Ndoshta problemi nuk është aq i rëndë sa mendon ti, por ke dy rrugë për ta zgjidhur: fol hapur me tët shoq, sepse për të dalë nga lëkura e bashkëshortes së pakënaqur dhe grindavece, duhet të fitosh mbi frikën e së vërtetës, si p.sh., ajo e një tradhtie. E megjithatë, ndonëse mund të na bëjë keq, e vërteta është rruga e vetme për të shpëtuar fatin e një dashurie. Pas grindjeve të shumta dhe po aq rrëfimeve, në fund jemi edhe më të afërt. Po edhe të pranosh që gjithçka ka marrë fund, është gjithnjë shumë më mirë se të vazhdosh të gënjesh vetveten. Apo preferon të ankohesh për gjithë jetën?

Në fillim diskutohet, më pas gjendet marrëveshja

Është prova më e mirë, por edhe më e rrezikshme në jetën e një çifti: shumë vendime duhen marrë në dysh. Nëse nuk jeni dakord, më parë mund të diskutohet dhe luftohet, por më vonë nuk na ngelet gjë veçse të gjejmë marrëveshjen dhe njëri duhet gjithnjë të lëshojë pe.

Mjaft me kritikat…

“Je gjithnjë i njëjti! E prisja”. “Mendoja se ishe ndryshe, përkundrazi…” Ja frazat që s’duhen thënë. Ofendojnë tjetrin dhe limitojnë problemet e mundshme. Perceptimi i sjelljeve të partnerit shpesh është i kërcënuar nga paragjykimet tona, më shumë se nga objektiviteti. Shembulli më klasik është ky: ajo është e pakënaqur nga jeta e saj dhe preferon të vetëbindet se ai nuk e do më. Ai, përkundrazi e do shumë, po ajo kërkon me çdo mënyrë të provojë se ajo që ndien është e vërtetë. Kështu, nëse ai kthehet në shtëpi i lodhur, dyshon se kishte bërë qejf diku. Dhe nëse sjell një dhuratë, mendon se do të kërkojë falje. Nëse ky është rasti yt, ndalu dhe mendo. Që kur nuk e pret më me një puthje?

Të rrimë larg për t’u rigjetur më të afërt

Lidhja absolute është një ëndërr e pamundur. Sa më e madhe të jetë nevoja jonë për të ndenjur, aq më shumë rrezikojmë të mbysim tjetrin dhe bëhemi agresivë e jotolerantë ndaj partnerit. Atyre që diskutojnë gjithnjë për gjithçka, por që nuk ndahen kurrë. Ose i atyre që s’bëjnë më dashuri prej kohe, por që t’i shohësh duken si binjakët siamezë. E megjithatë, mjafton që të ftojmë disa miq për darkë apo të ndahemi për një fundjavë në vende të ndryshme, për të rigjetur distancën e duhur.

 

Më parë mëso t’i pëlqesh vetvetes

Doje një burrë të impenjuar, por tani ankohesh se rri pak në shtëpi? Ndoshta duhet të rifillosh të interesohesh për pasionet e dikurshme. Mundohu të ngresh vetëvlerësimin. Kur të jesh e kënaqur me vetveten, nuk ekzagjerohet me të priturat prej tjetrit dhe dashuria nuk është tjetër veçse fruti i shijshëm i dëshirës. Përkundrazi, nga pema sterile e nevojës rriten shigjetat e “kur do të kthehesh” dhe “mos më lër”, pikërisht ato që na transformojnë në shoqe të mërzitshme e të bezdisshme.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency