Vëzhgim/ Talk Show / Të ftuar vanitozë dhe të pangopour!

0
154

Alba Kepi

 

talk-show-set_largeDisa të ftuar, nje drejtues dhe mbrëmja është servirur. Quhen Talk show-et e sukseshme në kanalet televizive shqiptare. Sezoni i ri ka nisur dhe këto programe “in prima serata” janë konfirmuar. Të konfirmuar jane dhe të ftuarit. E hënë, e martë, e mërkure, e enjte, e premte, ndryshojnë studiot televizive, por të ftuarit jo. Të dëgjosh njerëzit thonë se politika i lodhi, e ata që perpiqen ta analizojnë u janë mërzit shumë. Të ndjekësh llogjikën e të ftuarve ndoshta kupton mërzitjen e tyre. Një drejtues, disa të ftuar të konfirmuar në këtë sezon të ri dhe bisedë e lirë. Formula universale e talk show është vënë në zbatim. Por kur biseda e lirë bëhet e parashikueshme, të ftuarit e konfirmuar shndërrohen në të konsumuar. Talk show jane programet që produksioneve televizive duhet t’u kushtojnë më pak e në një realitet mediatik shqiptar ku gazetarë kanë muaj që nuk paguhen apo ku studentë të gazetarisë lejohen të firmosin artikuj o kronika, atëherë mirë se të ekzistojnë. Por ja që konsumimi i tyre i përnatshëm e kthen absurd arsyetimin dhe e vetmja përgjigje që mund të ndihmojë “loë cost”-in është retorizmi; “Të ftuarit janë sa vanitoz aq të pangopur?!

Të ekistonte një mbledhje reale të dhënash me përqindjen e teleshikuesve që cdo natë ndjekin tak show- e e sukseshme, drejtues o drejtorë informacionesh do kuptonin se si grafika e konfirmimit të programeve të tyre nuk varet nga lista e përhershme e të ftuarit vanitozë, e për mos të pohuar të kundërtën. Teleshikuesi mediokër, ai që ligjet e miratuar nga parlamenti, apo projektigjet e propozuara nga qeveria nuk i kanë interesuar kurrrë, do ndalet pak minuta me telekomandë në dorë gjithë sy e veshë për të qënë dëshmitarë i një fjale të thëën pa vend e kur kjo nuk vjen shpejt ndërron kanalin, teleshikuesi i mesëm gjen mbi ekran atë cka ka lexuar në editorialin e një të përditshme e pëshpëritur do thotë; “Dhe sonte asgjë e re për të shikuar”.

E hënë, e martë, e mërkurë, e enjte, e premte disa të ftuar, një drejtues por kaq nuk mjafton që talk show të jetë një program televiziv. Të ftuarit e përhershëm flasin pa përmbyllur o arritur kurrë diku, e janë kaq pranë një marmalate frutash të zier me ujë. Flasin mbi të vërtetën, ekspertë në cdo fushë, ekonomi, politikë, informacion, sociologji, psikoanalistë të realitetit shqiptarë. Kanë në dorë të komentin absolut. Ku është artizanati i informacionit, studimi, pse jo dhe dramaciteti i tregimit? Ku është surpiza e mendimit që mban të gozhduar mbi kolltuk telespekatorin. Mbi të gjitha këto mban padyshim peshë dhe zgjedhja e të ftuarve. Natë pas nate me të ftuarit vanitoz, i pari që ndjen këtë peshë është telespektatori . Me dhjetra e dhjetra herë duke parë e dëgjuar po të njëjtit lodhet. Televizioni humbet klasifikimin e tij si fuqia e pestë dhe gazetaria në rolin e fuqisë së katër, ndërron zanat. Regjzori Sidney Lumet me filmin e tij të realizuar më 1976 mbi mikrobotën e televizonit me zërin e anchorman-it, Hoëard Beale do ndërlidhet mjaft mirë realitetin tonë të sotëm e do të shprehej; “Nuk është e nevojshmë t’ju them se gjërat shkojnë keq, të gjithë e dinë se gjërat ecin keq. Kemi një krizë. Shumë kanë një punëe kush jeton me frikën se po e humb. Fuqia e blerjes së dollarit është zero. Bankat po falimentojnë, pronarët e dyqaneve mbajnë pushkën e fshehur pas banakut, tepistët shëtisin nëpër rrugë e nuk ka askush që të di se c’të bëj o të gjej rrugën për t’i dhën fund. E dimë se në këtë ajër s’mund të merret frymë e se ushqimi ynë është i pangrënshëm. Qëndrojmë ulur e shohim televizion, ndërsa telekronisti lokalë na thotë se sot ka pasur 15 vrasje e 63 raste dhune sikur kjo të ishte mëse normale, e dimë se gjërat ecin keq, më keq se keq”…

Disa të ftuar, një drejtues, fjalë e lirë. Ky është talk show. Sikur në vend të një të ftuari vanitoz të ulet ai gazetari që cdo ditë të sjell lajmin o kronikën, në karrigen përballë të analizoj ai sipërmarrës o tregtarë i thjeshtë që lajmi i fundit i dalë nga zyrat e qeverisë e prek drejtpërdrejtë, pse jo dhe një i diplomuar i papunë o një familje peng e kronikës së zezë të ditës.

E hënë, e martë, e mërkurë, e enjte, e premte, e duke perifrazuar thënien e një gazetari italian të sukseshëm e drejtor informacion i kanalit televiziv “La 7” që tek risia konfirmon cdo ditë suksesin, uroj që për të ftuarit televiziv shqiptarë të ekzistoj i njëjti rregull si ai i peshkimit në Adriatik, për disa muaj duhet të ndalohen kudo… pasi rreziku që i sjellin faunës detare është aq i lartë…

E nëse gati tre vjet më parë shkrimtari Umberto Eco shtronte pyetjen: Amerika? Pyesni Letterman… Për Shëipërinë pse jo mund të shkruante, Shqipëria? Pyesni të ftuarit…

Umberto Eco

Amerika? Pyesni Letterman…

“Përtej oqeanit nuk ka vetëm Neë York, me intelektualët e tij e gustot e rafinuara. Eshtë dhe një vend me rrënjë që ne e njohim pak. Por për ta kuptuar mjaft të shohësh një talk show të famshëm amerikan. sot dhë në Rai 5.

Herë pas here lexohet në gazeta sa i aftë është nje drejtues talk show amerikan që quhet David Letterman- por që dhe publiku italian mund ta gjej në rai 5. Është e qartë se kush shkruan nuk ka parë kurrë atë personazh fantastik që ishte Johnny Carson (të cilit besoj se i është frymëzuar dhe Maurizio Constanzo, kur inaguroi talk show italian). E pra Carson ka drejtuar “The tonight show” në NBC nga 1958 në 1992. Qe një spektakël i madh, plot ironi, keqdashje e shkelje sysh, që ne krahasim me të Letterman është më i nxitur e i ngurtë.

Herën e fundit që e pashë Letterman po intervistonte një zotëri që kish shkruar një libërmbi krizën në Lindjen e Mesme, e nisi ta pyes mbi pse popujt arab mjaftoheshin të jetonin nën diktatorë o sheikë që pasuroheshin me naftën lokale e shtetasit e tyre i mbanin nën ndryshjen politike dhe ekonomike.
Si ka mundësi pyeti Letterman këta njerëz pranojnë kështu fatin e tyre? Ndërsa Baballarët Pelegrinë me kujtesë të mirë, më 1620, kur në Britaninë e Madhe u ndjenë të shkelur në të drejtat e tyre puritanë, ngritën Mayfloëer dhe emigruan në Amerikë duke themeluar Anglinë e Re, embrionin e parë të një vendi demokratik.
Bashkëbiseduesi mbeti kaq i habitur sa mezi mundi të shpreh një nga përgjigjet më të natyrshme; baballarët pelegrinë ishin kaq pak persona ( me duket se rreth 120) e kishin në dispozicion një kontinent të tërë ende bosh, ndërsa myslimanët e varfër janë miliona e miliona e kur munden mund të emigrojnë në vende e qytete të mbipopulluara që refuojnë të mirëpresin mijëëra e mijëra prej tyre. Unë do kisha shtuar se pelegrinët qenë një grup përsonash mjaft të zhvilluare që kishin jetuar në një Britani të Madhe ku prej kohësh (e Habeas Corpus do të proklamohej brenda 50 vitesh) ishte një koncept mbi cfarë ishin të drejtat politike të një qytetari. Si mund të arrish të mendosh se e njëjta gjë mund të ndodh me popullsi të caktuara që jo vetëm nuk e dinë se ku po shkojnë, por dhe që në vend që të mund të kenë një Mayfloëer, i besohen një skafisti maskara e me të cilin nuk gjënden në konflikt fetar e u mungon koncepti se cfarë është demokracia perëndimore?
Duke dëgjuar atë dialog mbeta me gojë hapur. Si ka mundësi që një njeri i cili me intervistat e tij mund të na ndihmonte për të kuptuar botën në të cilën jetojmë, ka ide kaq fëmijërore mbi atë cka ekziston jashtë kufijve amerikan?
E pra Letterman po eksperimentonte kushtet normale jo të një intelektuali normal amerikan, por të asaj mase të pafund që jeton në qëndëdr të kontinentit e lexon të përditshmet lokale ku flitet për lindjen e një vici me dy koka, e ku jepen turbull lajme mbi pjesën tjetër të planetit, e ku “Neë York Times” nuk mbërrin e mund të gjëndet me cmim dyfish vetëm në ndonjë vend eskluziv; ku në kohën e linjave interurbane me central, një zonjushë të cilës dikush i kish kërkuar të lidhej me Romën, i qe përgjigjur se për kë Romë flitej, pasi ekzistonte një në Georgji, një në Shtetin e Neë York, një në Indiana, një në Tennessee.. e qe habitur se ekzistonte dhe një në Itali.
Nga ana tjetër pak vite më parë në një konferencë në Firence, një person që punonte në Pentagon o në Shtëpinë e Bardhë (nuk e mbaj mend mirë), pasi kish vlerësuar darkën e mirë me peshk e pasi e mori vesh se ishte peshkuar në Mesdhe pyeti se Mesdheu mos ishte një “salt lake”, nje liqen i kripur. Disa herë nuk kuptohet se si ka mundësi që politikani amerikan i mesëm (që fare mirë mund të shndërrohet në Bush) bën kaq shumë gabime kur kërkon të shprehet mbi Europën, Afrikën o Azinë, sikur vendi i tij të dominohej në zona që nuk njeh. Pyesni Letterman.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency