Bujar Nishani: Rama të bëjë punë dhe jo gjeste, po sforcohet ta etiketojë Presidentin si kundërshtar politik

0
125

Florenc Drizari

“Takimi i 5-të Rajonal i Presidentëve”, Nishani: Të rrënjosim besimin reciprok, të veshim vendet tona me imazhin e një rajoni bashkëkohor evropian

 

bujar-nishani-presidenti-i-shqiperiseDy ditë pas vendimit të qeverisë “Rama” për heqjen e portretit të Presidentit të Republikës Bujar Nishanit, nga institucionet e shtetit dhe zëvendësimin me foton e Ismail Qemalit, ka ardhur edhe reagimi i kreut të shtetit. Gjatë një konference të mbajtur një ditë më parë me presidentët e rajonit, z. Nishani tha se heqja e fotos nuk kërkon as punë e as inteligjencë dhe për këtë ai kritikoi vendimin e Kryeministrit Rama. Sipas tij, Presidenti i Republikës përfaqëson unitetin e popullit dhe kjo është e shkruar edhe në Kushtetutën e vendit. Kreu i shtetit tha se është e padëgjuar më parë që, një Kryeministër ta nisë punën e tij me heqjen e fotos së Presidentit të vet. Kjo nuk ka ndodhur në asnjë vend tha ai dhe nuk duhet të ndodhë, duke e quajtur një vendim jo serioz.

Pak minuta pas betimit të kabinetit të ri qeveritar ditën e diel tek Presidenti i Republikës, Kryeministri Edi Rama mblodhi mbledhjen e parë të qeverisë në ambientet e Kryeministrisë. Një nga vendimet e para të tij ishe edhe zëvendësimi i portretit të Nishanit në institucionet e vendit me atë të Ismail Qemalit.

Presidenti Bujar Nishani

Heqja e fotos së Presidentit nuk është punë, është një gjest dhe si i tillë është i kollajtë, nuk kërkon lodhje, nuk kërkon fantazi, nuk kërkon inteligjencë.

Presidenti i Republikës pret nga Kryeministri të bëjë punë dhe jo gjeste.

Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë përcakton që Presidenti i Republikës është kreu i Shtetit dhe në Republikën e Shqipërisë Kushtetuta ja ngarkon Presidentit të Republikës përfaqësimin e unitetit të popullit.

Nuk ka asnjë diskutim që Ismail Bej Vlora është figurë e madhe e historisë sonë, është një kontributor jashtëzakonisht i madh i pavarësisë së Shqipërisë. Por, historia është histori dhe serioziteti ndaj shtetit është seriozitet ndaj shtetit.

E rëndësishme është që, Kushtetuta do të mbrohet në çdo rast”, – iu përgjigj Presidenti Nishani interesimit të medias lidhur me vendimin e parë të qeverisë së re.

Më tej kreu i shtetit tha se lëvizjet e Ramës janë sforcime për ta vendosur Presidentin e Republikës përballë si kundërshtar politik nuk janë të shëndetshme për demokracinë.

“Unë mendoj se qytetaret shqiptarët sot kanë nevojë për bashkim, jo për përçarje, kanë nevojë për kontribute, kanë nevojë për punë, kanë nevojë për zhvillim ekonomik. Presidenti i Republikës do të jetë gjithmonë në shërbim të unitetit të popullit, do të jetë gjithmonë në shërbim të mbrojtjes së Kushtetutës.

Për fat të mirë tashmë Shqipëria i ka të konsoliduara mekanizmat e mbrojtjes dhe të pacenueshmërisë së Kushtetutës së vendit dhe të ligjeve”, – deklaroi Nishani në aktivitetin që u zhvillua në Durrës.

 

 

Presidenti Nishani: Jam optimist për integrimin e Shqipërisë në BE

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani zhvilloi një takim në qytetin e Durrësit me presidentët e Kosovës, Malit të Zi dhe Maqedonisë. Ky aktivitet u mbajt në kuadër të Takimit të Pestë Rajonal të Presidentëve.

Presidenti Nishani paraqiti në takim një sërë propozimesh lidhur me shfrytëzimin praktik të mundësive për bashkëpunim rajonal më efikas, që ishte tema kryesore për diskutim, duke theksuar rëndësinë e mbështetjes së nismave në proces apo të reja, dhe gjetjes së mundësive të përfaqësimit dhe bashkëpunimit në institucione rajonale e më gjerë. “Angazhimi intensiv, në koherencë me zhvillimet e frymën evropiane e globaliste, do t’i vishte vendeve tona tisin dhe imazhin e një rajoni bashkëkohor, të gatshëm për të qenë denjësisht pjesë e Evropës së Bashkuar”. Në këtë kontekst, Presidenti Nishani theksoi se qasjet e reja për shfrytëzimin e burimeve natyrore, pasurive turistike, historike dhe kulturore, forca e re dhe cilësore të punës, pozicioni i favorshëm gjeografik, e në mënyrë të veçantë bashkëpunimi për implementimin me sukses të projekteve të mëdha që nxisin zhvillimin, si Trans Adriatic Pipeline (TAP), Ionian Adriatic Pipeline (IAP) dhe Korridori i 8-të, do të krijonin një treg më dinamik, më konkurrues dhe më të standardizuar për tregun evropian e më gjerë.

Lidhur me procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, Presidenti Nishani tha se shpreson që vendi ynë të bëhet sa më parë pjesë e unionit të BE-së. Për këtë Nishani deklaroi se: Jam optimist dhe kam arsye për të qenë optimist që edhe Shqipëria dhe të gjitha vendet tona kanë të gjitha shansin dhe mundësitë për të ecur me një shpejtësi të re dhe më të madhe në proceset e integrimit evropian dhe unë, jo vetëm që jam i angazhuar, jo vetëm që besoj dhe shpresoj, por e konsideroj një meritë të Shqipërisë dhe shqiptarëve dhënien dhe marrjen e statusit të vendit kandidat në takimin e ardhshëm të Këshillit Evropian të dhjetorit”, – tha kreu i shtetit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency