Letra e ushtarakut britanik /Thomas Maitland Si arriti ta merrte Ali Pasha territorin e Pargës në Greqi

0
154

Pashai i Janinës, i njohur përmes botimeve publike dhe i panjohur mes dokumenteve sekrete; me qindra të tilla raportojnë fshehtas çfarë ndodh në Shqipëri në librin e fundit të Irakli Koçollarit, “Ali Pasha dhe Shqipëria në arkivat britanike”; pas dokumenteve zbulohen emrat e misionarëve dhe agjentëve të famshëm e të njohur për studimet albanologjike; asnjëri nga agjentët – na bën me dije studiuesi – apo ushtarakët francezë të ngarkuar me misione speciale prej qeverive të tyre, nuk ka folur publikisht për misionet dhe detyrat sekrete me të cilat kanë qenë ngarkuar dhe kryenin nëpër territoret e Pashallëkut të Janinës dhe ndaj Pashait të saj. Me të drejta autori, “Standard” në ditët në vijim boton disa prej këtyre dokumenteve top sekret

 

AliPasha2LETERKEMBIMI I THOMAS MAITLAND ME ALI PASHEN

Dokumentet e meposhtme jane dy letra qe Komandanti Britanik i Ishujve Joniane, Ser Thomas Maitland, i dergon Ali Pashes ne muajt qershor dhe korrik 1817. Keto letra i kemi gjetur ne “Arkivin e Ali Pashes”, publikuar nga “Instituti i Studimeve Neohelenike” -Athine, por meqe ato jane pjese e fondit te korrespondences dhe marredhenive mes Britanise se Madhe dhe Ali Pashes, ne i renditem ne kete permbledhje, ne radhen e tyre kronologjike. Natyrisht, ato jane fare te pakta ne krahasim me korrespondencen teper intensive qe ka pasur Ali Pasha ato vite me perfaqesuesit britanike. Me siguri, fondi i plote i kesaj korrespondence, sikunder na bejne te njohur edhe dy ushtarake te tjere, De Bosset dhe T. Hjuxh, duhet te ruhet ne Arkivat Britanike.

Ky leterkembim fillon prej vitit 1815 dhe vazhdon gjer ne vitin 1820. Pra, perkon me kohen kur Republika e Shtate Ishujve Joniane kishte kaluar ne duart e britanikeve. Sikunder dihet, prej shume shekujsh ishujt joniane dhe bazat bregdetare te Prevezes dhe Parges kishin qene zoterime veneciane. Ne vitin 1797, Parga per here te pare pushoi se qeni nje zoterim venedikas dhe ra ne duart e francezeve. Ne vitin 1800 ajo shpalli statusin e qytetit te lire. Ne shtator te vitit 1815, ndersa ushtrite franceze te Bonapartit pesonin disfaten e tyre perfundimtare, qytetaret e Parges u ngriten ne revolta ndaj sundimit francez dhe kerkuan protektoratin prej nje fuqie tjeter fitimtare, britanikeve.

 

SIR THOMAS MAITLAND, ALI PASHA DHE PARGA

Ishte Gjenerali i njohur, Sir Thomas Maitland, i cili mori ne dorezim dhe administroi qeverisjen e Ishujve Joniane dhe te bazave detare kontinentale te Prevezes dhe Parges. Qysh ne fillim te viteve 1816, ndersa keto territore ishullore dhe bazat ushtarake kontinentale ishin vene nen zoterimin britanik, Ali Pasha me insistim kishte kerkuar prej tyre te merrte qytezen e Parges dhe fortesen ushtarake bregdetare te saj. Nje gje te tille Ali Pasha e kishte bere edhe gjate kohes qe kjo baze ishte ne duart e ruseve dhe me pas te francezeve.

Shkaku i kesaj kerkese te gjate dhe insistuese nga ana e tepelenasit, lidhej me faktin se qyteza e Parges dhe porti i saj kishin nje pozicion te rendesishem dhe te favorshem gjeografik. Jo vetem kaq, por Parga mbetej limani kryesor per te hyre ne thellesi te territoreve kontinentale te Pashallekut te Janines dhe terreni nga ku historikisht te gjitha fuqite e huaja kundershtare kishin depertuar ne thellesi te Pashallekut per te organizuar konspiracione dhe per te goditur vete Pashain. Terreni i Parges kishte qene vendmbeshtetja nga ku ushtaraket ruse te flotes se Mesdheut dhe me pas ushtaraket franceze kishin ndihmuar me arme dhe para suljotet dhe kundershtaret e tjere te Pashait. Marrja e kesaj baze e vinte Ali Pashen ne pozicione te favorizuara detare dhe nga ana tjeter duke qene ajo ne duart e tij, u mbylleshin shtigjet kundershtareve te huaj per te nderhyre ne punet e brendeshme te Pashait.

Per me teper, permes nje baze te tille bregdetare, Ali Pasha siguronte territorin e nevojshem per ankorimin e flotiljes se tij ushtarako-detare, te cilen e kishte ngritur me mundime te medha dhe ne kundershtim me ligjet e Perandorise Osmane, qe i ndalonin te mbante flote luftarake ne brigjet e Jonit. Per keto dhe mjaft arsye te tjera, Ali Pasha, menjehere pasi britaniket shtine ne dore keto terrene, nxitoi te kerkonte marrjen e Parges me cdo cmim.

Do te duheshin shume vite, nje maratone e vertete takimesh, bisedash, perfaqesish, delegacionesh, kundershtish, ankesash, protesta te popullsise, cmimesh, vleresime, zhvleresime, gjer ne vitin fund te vitit 1819, kur perfundimisht britaniket rane dakort “t’ia shesin Pargen Ali Pashes”.

Bisedimet dhe praktikat dokumentare konkrete per kete shitje dhe dorezimi perfundimtar i Parges, u realizuan kryesisht ne terren prej J. Cartwright, nje jurist i njohur britanik, per palen angleze dhe nga Hamid Beu, si perfaqesues i Ali Pashes. Nga materialet qe jane publikuar se fundi ne “Arkivin e Ali Pashes” behet e njohur se Ali Pasha e ka ndjekur me nje perqendrim te vepante tere kete proces duke dhene udhezime hap pas hapi per tere ecurine e bisedimeve.

Mbas disa takimeve personale mes Ali Pashes dhe Sir Thomas Maitland, ne audienca te organizuara ne Preveze dhe Janine, ne disa raste ne prani te mjaft perfaqesuesve te fisnikerise se larte britanike dhe te familjeve te tyre, bisedimet per vleren monetare qe duhej te paguante Ali Pasha, si kusht per blerjen e qytetit te Parges, perfunduan ne fund te vitit 1819. Sipas marreveshjes u arrit ne perfundimin qe Ali Pasha duhet t’u paguante britanikeve shumen prej 150 000 lira ari britanike, nje sasi kjo jashtezakonisht e madhe per kohen. Shuma e siperpermendur u levrua ne mars te vitit 1820, kohe ne te cilen, ushtaraket britanike u larguan nga Parga dhe vendin e tyre e zune forcat e Ali Pashes.

Ne rrethet britanike kjo shitje u perfol gjate dhe rreth pazareve te bera u ngriten akuza per korrupsion ndaj disa ushtarakeve britanike ne Londer. Perpara marrjes se qytetit te Parges nga ana e Ali Pashes, pjesa me e madhe e banoreve u larguan ne drejtim te Korfuzit, si shenje e mospajtimit me pushtetin dhe autoritetin e Ali Pashes. Jo vetem kaq, por nen rrethana ekstreme, mjaft nga banoret e qytetit moren me vete edhe eshtrat e te pareve, mbasi kishin bere zhvarrimet e tyre! Nje numer i madh pargiotesh, pas qendrimit per dy, tre vjet ne ishullin e Korfuzit, te zhgenjyer nga trajtimi ne kete vend, u detyruan te kthehen vetem mbas vrasjes se Ali Pashes, me 1823.

 

 

 

 

DOKUMENTI NR. 1

Dokumenti i meposhtem eshte nje leter qe Gjenerali Britanik, Sir Thomas Maitland, me detyren e Guvernatorit te Ishujve Joniane, i dergonte Ali Pashes. Nga permbajtja dallohet intimiteti miqesor ne marredheniet mes dy burrave. Nga nje veshtrim i pergjithshem i letres eshte veshtire te kuptohen nenkuptimet e subjekteve qe trajtohen ne te, pasi ato jane vetem nje pjese e nje korrespondence te gjate, qe eshte zhvilluar prej kohesh midis dy burrave. Duke mos pasur letrat e tjera behet i pamundur deshifrimi se per cfare konkretisht e ka fjalen Gjenerali Maitland kur flet se “personazhi i vegante zgjaste dhe shpjegonte subjektin me rendesi te vegante per Madherine Tuaj…” apo kur shtonte se “per te crrenjosur pengesat dhe kapercyer veshtiresite qe jane krijuar dhe qe ne rrethanat e krijuara do te kishin vonuar konkretishtpermbushjen e geshtjes qe’ Madheria Juaj ka shume per zemer…”

Natyrisht duke njohur sfondin historik te ngjarjeve ne keto vite (1815-1818) dhe perse komunikonte me se tepermi Ali Pasha me Maitlandin keto kohe, gjykojme se duhet te jete fjala per kerkesat insistuese per marrjen e forteses bregdetare te qytezes se Parges. Leterkembimet dhe bisedimet e Ali Pashes me palen britanike per kete ceshtje vazhduan disa vjet.

Nga dokumenti mesojme gjithashtu se ato dite te qershorit te vitit 1817, ne Ishujt Joniane kishte mberritur ambasadori britanik, Robert Linston, i cili i kishte derguar Ali Pashes permes Gjeneralit Maitland pershendetjet e tij te rastit. Letra na ben te njohur gjithashtu gjendjen e renduar shendetesore te Gjeneralit britanik, kushte keto qe e kishin detyruar, nen keshillat e mjekeve, te largohej perkohesisht nga detyra, qe t’i nenshtrohej nje terapie me ujra termale. Ne fund, Maitlandi, duke ruajtur tonet e ngrohta te komunikimit, e siguronte edhe nje here Ali Pashen, se me te mberritur ne Korfuz, ku ndodheshin funksionaret me te larte ushtarake dhe politike britanike, do te perpiqej per te nderhyre prane tyre per te plotesuar kerkesat e tij (marrjen e Parges prej duarve te britanikeve).

Ne tere permbajtjen e saj, letra e shkruar nga Maitland reflekton nje fryme tejet miqesore midis paleve.

 

Malta, 24 qershor, 1817

Madheri,

Ka pak dite qe une pata nderin te marr letren nga Madheria juaj, te 17 majit te shkuar dhe do te kisha derguar personin qe nga Madheria juaj ishte ngarkuar per kete gje, nese nuk do te kisha pritur ardhjen e Ambasadorit tone, Zotit Robert Listonj i cili i shkroi Madherise Tuaj, me kete rast.

M’u be shume qejfij per faktin se, ai si person i vegante fliste dhe shpjegonte subjektin me rendesi te vecante per Madherine Tuaj me te njejtat sentimente qe me kane influencuar ne kete rast, por me gjithe deshiren qe kishte ai nuk pati mundesine te prezantonte respektet e tij qe ai deshironte me shume kenaqesi te t’i percillte.

Po ashtu une kam kenaqesine te besoj se te njejtat motive e shtyjne ate qe me te mberritur ne vendin, destinacionin e emerimit te tijj ai mund te jete mjeti me i pershtatshem prane Portes se Larte, per te crrenjosur pengesat dhe kapercyer veshtiresite qe jane krijuar dhe qe ne rrethanat e krijuara do te kishin vonuar konkretisht permbushjen e ceshtjes qe Madheria Juaj ka shume per zemer.

Une jam duke u përgatitur, pasi neser nisem per ne Korfuz dhe me te mberritur atje, nuk do te kursehem t’i shkruaj Madherise Suaj. Po ashtu mund t’ju siguroj se nuk do te lihet pas dore asnje perpjekje nga ana ime dhe do te ngul kembe qe te realizohen te gjitha deshirat dhe kerkesat Tuaja, Madheri, me aq sa do te me jepet mundesia.

Duke i uruar Madherise Suaj cdo te mire, i jap vetes nderin t’i deklarohem

Madherise Tuaj

Se mbetem sherbetor i perulur dhe i gatshem

T. Maitland

 

 

 

 

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency