Ja cila do të jetë rruga e ristrukturimit të PD-së deri në Kongresin e dhjetorit

0
109

Dashamir Shehi: Opozitë konstruktive, Basha ka të gjithë potencialin për ta udhëhequr PD-në

 

51337954ee639Përfaqësues nga Partia Demokratike, por edhe brenda radhëve të aleatëve të saj kanë filluar të bëjnë analizat e tyre lidhur me shkaqet e humbjes së PD-së në zgjedhje dhe se cila duhet të jetë rrgua që do të ndiqet për të arritur suksesin.

Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi, njëkohësisht edhe deputet i zgjedhur brenda listave të PD-së në zgjedhjet e 23 qershorit 2013, thotë se kryetari i ri i PD-së, Lulzim Basha ka të gjitha kapacitetet për të drejtuar forcën më të madhe politike opozitare në vend dhe për këtë, ai thotë se nevojiten ristrukturime dhe energjit të reja.

Dashamir Shehit kërkon një riorganizim të së djathtës, personazhe dhe ide te reja dhe shmangie të të bërit politikë rurale.

“Kjo maxhorancë që ishte sot ka takuar fundin. Kaq poshtë nuk ka qenë ndonjëherë në 20 e ca vjet. Tani i takon ngjitja, por ngjitja do të bëhet me personazhe të reja, ide të reja. Largohet nga kjo butafori politike, pak rurale”- thotë Shehi në një prononcim për “AS”.

Duke folur për kryetarin e ri të PD-së, z. Shehi evidenton si një avantazh të tijin edhe drejtimin e Bashkisë më të madhe në vend.

“Unë e gjykoj që zoti Basha i ka të gjitha mjetet e nevojshme. Është kryetar i partisë më të madhe opozitare, është kryetar i bashkisë më të madhe të Shqipërisë. Berisha në një farë mënyre është larguar”- thotë Shehi.

Gjithashtu ai sugjeron një opozitë të fortë dhe konstruktive, që duhet përqendrojë energjitë e saj tek reformat kushtetuese. Lidhur me sistemiin aktual zgjedhor, ai vlerëson se janë të domosdoshme ndërhyrjet në ligjin elektoral.

“Janë çështjet kushtetuese, janë çështjet e administrimit të shtetit, janë çështjet elektorale, janë çështjet e administrimit të territorit të Shqipërisë që është një nga defektet më të mëdha ku shteti shqiptar difekton në mënyrë të dukshme, a do vazhdojmë me 400 komuna e bashki? Këto duhet të jenë flamujt e opozitës. Sigurisht kjo nuk është e lehtë sepse deri dje ishte qeverisëse”- thotë Shehi.

Në zgjedhjet e 23 qershorit Partia Demokratike kërkoi marrjen e një mandate të tretë por shqiptarët votuan aleancën e majtë duke i dhënë asaj 83 mandate. Tashmë demokratët në opozitë do të synojnë drejt pushtetit me një kryetar të ri i zgjedhur pas dorëheqjes së Sali Berishës, i cili mori përgjegjësinë për humbjen e zgjedhjeve. Aktualisht në fillim të muajit shtator, brenda radhëve të PD-së priten ristrukturime të cilat do të shoqërohen edhe me lëvizjen e disa prej krerëve të kësaj force politike në qarqet kryesore të vendit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency