I dënuari i për vrasje, Fatjon Kapri, lirohet me kusht

0
239

Sonja Caka

Më 10 korrik, Gjykata e Lartë refuzoi ekstradimin

Tri gjyqtarë skocezë i dhanë lirinë, Kapri gjyqtarëve: Sistem ligjor në Shqipëri është i korruptuar, nuk pata mundësinë të kundërshtoja akuzat

 

fatjon kapriJo vetëm që nuk do të ekstradohet, por tashmë ka rifituar edhe lirinë e humbur tri vite më parë. Pas refuzimit të ekstradimit të Fatjon Kaprit nga Gjykata e Lartë drejt vendit tonë, me argumentin se në Shqipëri nga një gjyqësor të korruptuar dhe Kaprit nuk do i respektohen të drejtat, ai ka fituar lirinë duke u liruar me kusht. Sipas zotit Hope, zëvendës president i Gjykatës Supreme, Fatjon Kapri, i cili u dënua për vrasje nga një gjykatë shqiptare në mungesë të tij dhe u dënua me 22 vjet burgim, nuk mund të janë përballur me një gjyq të drejtë në atdheun e tij. Me këtë argument, më 10 korrik Gjykata Supreme kishte refuzuar ekstradimin e Kaprit në Shqipëri dhe tashmë ai do të shijojë edhe ditët e para të lirisë pranë familjes së krijuar në Skoci. Tre gjyqtarë skocezë kanë dhënë liri me kusht Për Kaprin dy ditë më parë. Sipas heraldscotland.com, zoti Menzies, zoti Glennie dhe zonja Dorrian lejuan Fatjon Kaprin, 33 vjeç, që të lirohet nga paraburgimi në Gjykatën e Apelit Edinburgut Penal. Para gjykatës skoceze, ai pohoi se nuk ka marrë një gjykim të drejtë pasi ai nuk ishte i pranishëm për të kundërshtuar akuzat. Ai gjithashtu pretendoi se sistemi ligjor në Shqipëri është i korruptuar. Tashmë Kapri do të jetë i lirë për të qëndruar në një banesë në Milton, Glasgoë dhe do t’i duhet që të paraqitet një herë në javë para policisë, ndërsa gjyqi i tij pritet të të rifillojë në shkurt të vitit 2014 nga gjykata skoceze për ekstradimin ose jo drejt Shqipërisë. “Ai nuk do të aplikojë për një pasaportë apo çfarëdo dokumenti udhëtimi” deklaruan gjyqtarët.

Vendimi

Para vendimit të Gjykatës Supreme, Gjykata Penale e Apelit në Edinburg në Skoci u shpreh pro ekstradimit për në Shqipëri të Fatjon Kaprit, të riut nga Elbasani, i dënuar nga gjykata e këtij qyteti me 22 vite burg për vrasjen e Ylli Pepës. Krimi i rëndë ka ndodhur në kryeqytetin anglez në Londër, ndërsa vendimi është dhënë nga Gjykata e Elbasanit pasi materialet hetimore iu përcollën asaj nga autoritetet britanike, të cilat e sollën për gjykim në Elbasan. Prej 3 vitesh, i riu nga Elbasani qëndron në qelitë e burgut në pritje të ekstradimit drejt Shqipërisë, ndërsa qysh në momentin e prangosjes në qershor të vitit 2010, ai ka vijuar betejat ligjore për mosekstradimin e tij në vendin tonë. Megjithatë, pavarësisht këtyre tentativave, dje Gjykata Penale e Edinburgut ka pranuar kërkesën e autoriteteve shqiptare për ekstradimin e Kaprit për në Shqipëri. Arrestimi i tij 3 vite më parë u njoftua edhe nga autoritetet policore në Shqipëri, konkretisht nga policia e Elbasanit, e cila bëri me dije zyrtarisht se falë informacioneve të dhëna homologëve në Britaninë e Madhe, është rënë në gjurmët e Kaprit dhe Interpol ka bërë të mundur arrestimin e tij në Skoci, ku prej vitesh kishte ndërruar edhe identitet dhe kishte krijuar një lidhje dashurie me një skoceze. Ai ishte larguar drejt Gllasgout disa ditë pas krimit, duke u fshehur në identitetin e Sajmir Sadikut, ndërsa pas përfundimit të kolegjit ku përmirësoi dukshëm gjuhën angleze, ai filloi punë një në dyqan “Blue Lagoon” në Gordon Street, në qendër të qytetit.

Akuza

Fatjon Kapri, i cili prej vitesh fshihej nën identitetin e rremë Sajmir Sadiku akuzohet se në vitin 2001 ka vrarë me thikë në Londër shokun e tij Ylli Pepa. Sipas policisë, 34 vjeçari, lindur në Cërrik dhe banues në Elbasan, në lagjen “28 Nëntori”, është dënuar dhe është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga policia që nga data 17 prill 2002. Këtë ditë ai është dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan me 22 vite burg për veprën penale të “vrasjes me paramendim”. Policia ka bërë të ditur se ai akuzohet për vrasjen me thikë të Ylli Pepës. Ngjarja kishte ndodhur pas një zënke dhe 31-vjeçari e ka goditur me mjetin prerës Pepën, duke i sjellë dhe vdekjen. Kjo ngjarje ka ndodhur në shtetin britanik ndërsa pas dosjes së ardhur nga ky shtet, gjykimi ka vijuar në Gjykatën e Elbasanit. Megjithëse vrasja ka ndodhur në Londër, sipas legjislacionit shqiptar, kur Prokuroria Shqiptare njoftohet për një vrasje të kryer nga një shtetas shqiptar, atëherë automatikisht nis procedimi penal. Oficerë të Scotland Yard së bashku me dëshmitarët okularë dhanë dëshmi në gjykatën e Elbasanit për vrasjen e Ylli Pepës duke paraqitur edhe provat e ADN-së që i përkisnin Fatjon Kaprit. Fillimisht ai e ka mohuar të jetë Fatjon Kapri, por, pasi është kryer krahasimi ADN-së së gjetur në trupin e viktimës, ka rezultuar se është e njëjtë me atë të Kaprit i cili pritet të ekstradohet shumë shpejt për në Shqipëri.

Romanca

Megjithëse Fatjon Kapri ishte njëri prej shqiptarëve më të kërkuar nga Interpol Tirana, gjatë fshehjes në Skoci ai kishte ndërtuar një romancë dashurie me një grua skoceze duke jetuar një jetë të dyfishtë. Historinë e kësaj romance me killerin shqiptar, 44 vjeçarja me emrin Jean Goudie, nënë e tri fëmijëve, e ka rrëfyer për gazetën skoceze “Sunday Mail”, ndërsa është bërë publike edhe për median online “Express.co.uk”. “Ende nuk mund ta besoj kur policët e Strathclyde arrestuan Fatjonin dhe me treguan se ai është dënuar në mungesë me 22 vite burg për vrasje. Ishte me të vërtetë një tronditje. Të gjithë ata që e kanë marrë vesh lajmin e arrestimit janë habitur. Kush e njeh e kupton se ai rralë mund ta humbte durimin”, ka treguar ajo. Fatjon Kapri i cili në Skoci përdorte emrin Sajmir Sadiku, është njohur me Jeam në një dyqan ku ai punonte në qytetin e Gllasgout. Sipas saj, tri gjyqtarë nga Gjykata Penale e Apelit në Edinburg refuzuan kërkesën e tij për mosekstradimin drejt Shqipërisë. Kapri akuzohet se gjatë një sherri me shokun e tij Pepa, e ka qëlluar këtë të fundit 4 herë më thikë duke i shkaktuar vdekjen.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency