E divorcuar dhe me urdhër mbrojtje, burri tenton vrasjen e gruas

0
144

Sonja Caka

Djali i çiftit: Kur pi, babai del nga vetja. U zunë për para

Lirohet Shpëtim Uku, tërhiqen familjarët dhe heqin kallëzimin

 

fotoNëntë vjet të ndarë, një vit në urdhër mbrojtje dhe situata sa vjen dhe rëndohet mes dy ish-bashkëshortëve Shpëtim Uku dhe Elvira Macalla, prindër të dy fëmijëve. I urdhëruar nga gjykata të mos i afrohet gruas dhe dy fëmijëve, të mos ushtrojë dhunë ndaj tyre, por edhe të mos i afrohet banesës ku jetonin bashkarisht edhe pas divorcit për 1 vit, 47-vjeçari Uku nuk e ka zbatuar. Si përherë, në gjendje të dehur, ai i është afruar së shoqes, janë grindur dhe në fund ka marrë thikë ta qëllojë. Është dashur ndërhyrja e djalit të tyre Emiljanos dhe lajmërimi i policisë që gjithçka të marrë fund. Por, kësaj here familja e ka tërhequr denoncimin, duke e falur Shpëtim Ukun, i cili edhe pas rifitimit të lirisë, sërish përfundoi në lokal për të pirë. Gruaja dhe djali janë të frikësuar për çfarë mund të ndodhë nga momenti në moment, të gjitha këto reagime që i vijnë 47-vjeçarit kur konsumon alkool.

Ngjarja

Dy netë më parë është parandaluar një krim brenda familjes, ndërsa pas tërheqjes së familjarëve nga kallëzimi, agresori Shpëtim Uku lihet i lirë nga komisariati nr.1. Ngjarja ka ndodhur në orët e vona të natës së të premtes në banesën e përbashkët të çiftit Uku e Macalla në zonën e Poligrafikut. Nga hetimet paraprake mësohet se Shpëtim Uku, 47-vjeç ka tentuar të vrasë me thikë ish-gruan e tij, e cila prej 1 viti ishte me urdhër mbrojtje dhe prej 9 vjetësh e divorcuar prej tij. Elvira Macalla është shpëtuar nga efektivët e komisariatit Nr.1, pasi ajo ka mundur t’i shpëtojë dhunës së bashkëshortit dhe të lajmëronte blutë e Tiranës, kjo falë edhe ndërhyrjes së të birit Emiljanos. Ky veprim i 47-vjeçarit është pranuar edhe nga djali i tyre, i cili është shprehur se kjo situatë vjen pas konsumimit të alkoolit nga i ati.

Urdhëri i mbrojtjes

Gjyqtarja Elona Gjoka ka shqyrtuar kërkesën për urdhër mbrojtje të Elvira Macallës, në tetor të vitit të kaluar dhe që pas vendimit, i shtrin efektet deri në tetor të këtij viti. Togat e zeza vendosën pranimin e kërkesë-padisë dhe lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes për paditësen Macalla, duke u urdhëruar Shpëtim Uku të mos kryejë asnjë veprim dhunues kundër ish-gruas dhe dy fëmijëve Vilma Macalla, 22 vjeçe dhe Emiljano Macalla, 23 vjeç. “I padituri Shpëtim Uku të largohet nga banesa në Tiranë, Rr. “Dhimitër Kamarda”, pall. 10, shk. 2, ap. 12, për një kohë prej 1 vit dhe të mos lejohet të rihyjë pa autorizimin e Gjykatës” urdhëroi gjykata në vendimin e saj, duke e ndaluar atë të hyjnë në këtë banesë ku jetonte ish-bashkëshortja dhe dy fëmijët.

Macalla: E ndava se ishte i dhunshëm, sërish ushtron dhunë

Elvira Macalla i është drejtuar policisë për plotësimin e padisë së urdhërit të mbrojtjes një vit më parë dhe i ka shkuar çështjes deri në fund, para gjykatës. Ajo kërkon të mbrohet nga ish-bashkëshorti, me të cilin kishte tetë vjet e dnarë, por që për fat të keq jetonin në të njëjtën shtëpi. “Ne jemi tetë vjet të ndarë, po jetojmë në të njëjtën shtëpi. Ky përdor dhunë ndaj meje, më ofendon, më shan, i rreh fëmijët, më nxjerr natën përjashtë, më përzë nga shtëpia. Unë prandaj e kam ndarë, se është i dhunshëm”, i është drejtuar gjyqtares Gjoka paditësja Macalla. Dhunën e ka pranuar para togave të zeza edhe pala e paditur, Shpëtim Uku, i cili u shpreh se “ndoshta ka të drejtë, se unë përdor alkool.” Gjykata u ka lënë kohë derisa të vendoste urdhërin e menjëhershëm të mbrojtjes dhe disa ditë më pas situata u paraqit gati e njëjtë nga Macalla. “Punët më shkojnë çka. Prapë pi. Kur e kap pija keq, prapë më ngacmon” deklaroi para gjyqtares Elvira Macalla, ndërsa 47-vjeçari Uku iu përgjigj këtyre pretendimeve se “vetëm me fjalë jemi zënë. Dorë nuk kam vënë.”

Emiljano Uku

Prindërit e mi u zunë për para, babai ishte i pirë kur mori thikën

Emiljano Uku, djali i cciftit Uku-Macalla pranon faktin qw babai mori thikwn pwr tw qwlluar nwnwn e tij, me tw cilwn u zunw pwr ccwshtje parash, pwr 20 mijw lekw. Nwna e tij donte tw shkonte te motra e tij nw Itali, e cila jeton prej kohwsh nw shtetin fqinj. Madje, sipas Emiljanit ajo i ka thwnw edhe atij tw shkojw por ky i fundit shprehet se “e di qw babai pi dhe nuk largohem t’i lw vetwm nw tw njwjtwn shtwpi, pasi kam frikw se mos e vrasw. Kur pi ai nuk e kontrollon veten”. Mw pas, 23-vjeccarin tregon se nwna e tij u twrhoq nga kallwzimi nw polici dhe po dje babai i tij wshtw liruar, pwr tw pwrfunduar swrish te lokali i lagjes.

 

Gjykatë

Tërhiqen gratë-denoncuese, 38 kërkesa për urdhëra mbrojtje të pushuar

Gjykata e Tiranës ka vijuar përgjatë këtij muaji të shqyrtojë kërkesë-paditë për lëshimin e menjëhershëm të urdhërit të mbrojtjes. Por, nga një vëzhgim në faqen e Gjykatës së Tiranës shihet se nga 48 kërkesat e shqyrtuar vetëm gjatëve muajve qershor-korrik dhe gusht, në 38 prej tyre gratë janë tërhequr duke detyruar gjykatën të pushojë shqyrtimin e tyre. Nga këto janë rrëzuar pak kërkesa ndërsa pjesa tjetër janë pranuar. Sipas vendimeve të gjyqtarëve rezulton se kërkesë paditë janë pushuar pasi nuk është paraqitur pala paditëse dhe e gjendur përballë kësaj situate, gjykata ka vendosur t’i pushojë kërkesat. Në një nga kërkesat e shqyrtuara nga gjyqtarja Irena Hoxha, thuhet se “në përfundim të gjykimit të zhvilluar, pas administrimit të provave të nevojshme, në prani të paditëses Arta Bera e cila hoqi dorë nga gjykimi dhe kërkoi pushimin e gjykimit të çështjes, në prani të të paditurit Mevlut Krasniqi i cili është dakord me pushimin e gjykimit të kësaj çështje, Gjykata pasi shqyrtoi aktet dhe bisedoi në tërësi çështjen vendosi ta pushojë këtë çështje”. Në vendimin e detajuar, gjyqtarja shpjegon se në seancë gjyqësore të çelur për këtë gjykim, paditësja bëra që në fazën e kërkesave paraprake, hoqi dorë nga gjykimi i kësaj kërkesë padie dhe kërkoi pushimin e gjykimit të kësaj çështje me pretendimin se e ka falur bashkëshortin për hir të fëmijëve dhe i padituri i ka kërkuar falje. I padituri deklaroi se nuk do të dhunojë më bashkëshorten dhe se ka qenë një moment i vetëm dhe i kanë normalizuar marrëdhëniet me bashkëshorten e tij. Jo vetëm në këtë rast, por edhe në disa çështje të tjera, gratë denoncuese janë tërhequr nga kërkesat e tyre, me argumentin se burrat u kanë kërkuar falje dhe e bëjnë këtë gjë për hir të fëmijëve. Pra, në të gjitha rastet gratë vetësakrifikohen vetëm për fëmijët, duke u tërhequr nga padia për bashkëshortët.

 

 

 

 

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency