Anëtarët e KQZ-së refuzojnë riformatimit, të majtët propozojnë ndryshime në shtator

0
164

Florenc Drizari

Hysen Osmanaj, “Riformatimi i KQZ është antiligjor”.

 

auto_KQZ_Shqiperi1375798773Riformatimit i KQZ-së është kthyer në debat i hapur mes anëtarëve të këtij komisioni dhe përfaqësuesve të qeverisjes së ardhshme socialiste.

Pas mbylljes së procesit zgjedhor për Kuvendin e Shqipërisë dhe shpalljen e rezultateve përfundimtare nga ana e KQZ-së, anëtarët e këtij komisioni kundërshtojnë deklaratat publike të përfaqësuesve të Partisë Socialiste dhe të Lëvizjes Socialiste për Integrim për riformatimit  e mundshëm të komisionit më të lartë shtetëror në administrimin e zgjedhjeve në vend..

Anëtari i komisionit qendror të zgjedhjeve Hysen Osmanaj, e sheh si antiligjore mundësinë e riformatimit nga e parë  të këtij institucioni. Sipas tij , neni 18 i kodit elektoral është i qartë kur përcakton rastet e ndërprerjes së mandatit të 1 prej 7 anëtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Çdo ndërhyrje e parakohshme në këtë drejtim, sipas tij është e paligjshme.

” Unë gjithmonë jam për shtetin ligjor për zbatimin e ligjeve dhe në zbatim të ligjeve të frymës së kodit zgjedhor. Unë mendoj se duhet të plotësohen vendet në komisionin zgjedhor të zgjedhjeve. Vërtet është një institucion shumë i rëndësishëm, institucioni më i lartë shtetëror për organizimin dhe zbatimin e zgjedhjeve. Ligji është ai që për frymën e Kodit duhen plotësuar vendet bosh. Pastaj çdo gjë tjetër për mendimin tim është në kundërshtim me ligjin me frymën e Kodit Zgjedhor dhe në zbatim të Kodit Zgjedhor”.  tha Hysen Osmanaj anëtar i KQZ-së.

Osmanaj i bën thirrje parlamentit të ri, të plotësojë vendet e mbetura bosh që pas dorëheqjes së tri anëtarëve të opozitës në muajin prill të këtij viti. Por a ka vlerë ligjore dorëheqja e Denar Bibës, Albana Shtyllës dhe Jani Janit? Dhe a mund të kthehen ata në detyrë pas rotacionit politik?

“Kjo është në kompetencën e forcave politike që kanë të drejtën për të propozuar në parlament anëtarët e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve nën frymën e kodit zgjedhor do të plotësohen ato vende bosh nga subjekte zgjedhore që u takon në bazë të kodit që u takojnë këto vende.” – tha Hysen Osmanaj anëtar i KQZ-së.

Ndërkohë dy ditë më parë nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili, edhe pse tha se çështja e KQZ-së nuk përbën një zgjidhje të çastit, ai evidentoi rikompozimin e këtij komisioni si një nevojë për të zhvilluar zgjedhje me standarde të larta në Shqipëri. Më herët një propozim të për rikompozimin e KQZ-së, e kanë bërë edhe përfaqësuesit politik të Partisë Socialistë.

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve u konstituua në tetor të vitit të kaluar. Sipas kodit zgjedhor mandati i tij ndërpritet kur, kryen veprimtari politike, njëkohësisht me detyrën e anëtarit ,mbush e pensionit, vdes, jep dorëheqjen, dënohet me vendim gjykate të formës së prerë , apo mungon, pa shkaqe të arsyeshme, në dy mbledhje radhazi ose në periudhë zgjedhore për më shumë se 5 ditë. Por çështja e riformatimit apo e rikompozimit të KQZ-së mbetet në axhendën e qeverisjes së ardhshme që pritet të krijohet në muajin shtator, ndërsa datat për mbledhjen e parë të Kuvendit të ri të Republikës së Shqipërisë, dalë në bazë të zgjedhjeve të 23 qershorit, sipas dekretit të Presidentit Nishani është 9 shtatori i muajit të ardhshëm.

 

 

Neni 18

Ndërprerja para kohe e mandatit të anëtarit të KQZ-së

1. Mandati i anëtarit dhe Kryetarit të KQZ-së përfundon përpara afatit kur:

a) kryen veprimtari politike, njëkohësisht me detyrën e anëtarit të KQZ-së;

b) mbush moshën për pension;

c) vdes;

ç) jep dorëheqjen nga detyra;

d) dënohet me vendim gjykate të formës së prerë për kryerjen e një krimi;

dh) me veprim ose mosveprim cenon rëndë veprimtarinë e KQZ-së për përgatitjen, mbikëqyrjen, drejtimin dhe verifikimin e të gjitha aspekteve që kanë të bëjnë me zgjedhjet dhe referendumet, si dhe me shpalljen e rezultateve të tyre;

e) mungon, pa shkaqe të arsyeshme, në dy mbledhje radhazi të KQZ-së, ose në periudhë zgjedhore për më shumë se 5 ditë;

2. Shkarkimi i anëtarit të KQZ-së bëhet me vendim të Kuvendit, pas propozimit të KQZ-së për shkaqe të parashikuara në shkronjat “a” “d” “dh” dhe “e” të pikës 1 të këtij neni. KQZ-ja është e detyruar të fillojë procedurën për propozimin e shkarkimit jo më vonë se 5 ditë nga marrja dijeni për shkakun. Në rastet e tjera të pikës 1 të këtij neni, anëtari i KQZ-së lirohet me vendim të Kuvendit pas njoftimit nga ana e KQZ-së.

 

LSI për KQZ-në: Riformatimi është një sfidë

Numri dy i LSI-së, Petrit Vasili, ka thënë se çështja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve është një shqetësim madhor që i takon gjithë politikës shqiptare dhe për këtë riformatiki është i këtij komisioni bëhet një sfidë për të ardhmen. “Sot nuk kemi jo thjesht mungesën e prezencës së anëtarit të Lëvizjes Socialiste për Integrim, por gati më shumë se gjysma e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nuk përfaqësohet në të. Thënë ndryshe përfaqësohet vetëm pjesa e qeverisë në ikje. Ndërkohë që nuk përfaqësohet spektri politik ashtu sikurse ishte parashikuar. Si i tillë Komisioni ka një legjitimitet të cunguar thellësisht. Riformatimi, ulja në tryezë për krijimin e një Komisioni Qendror të Zgjedhjeve serioz dhe legjitim është një sfidë e politikës shqiptare dhe e gjithë mazhorancës aktuale dhe LSI-ja si pjesë e kësaj mazhorance do të jetë pjesë aktive e këtij aksioni për të kthyer institucionin më të rëndësishëm  që administron zgjedhjet në vend në legjitimitetin, eficiencën dhe seriozitetin e duhur”, – tha Vasili. Më herët dy anëtarët e KQZ-së, Hysen Osmana dhe Klement Zguri janë shprehur pro plotësimit të vendeve bosh të lëna nga homologët e tyre të majtë.

 

 

Zgjedhjet e pjesshme vendore, KQZ miraton fletët e votimit

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve miratoi fletët e votimit për zgjedhjet e pjesshme lokale për kryetar të Komunës Dardhas në Korçë dhe Rrethinat në Shkodër. Në 1 shtator 19 mijë 453 zgjedhës do të shkojnë në votim për të zgjedhur kryetarët e këtyre komunave. Kryetarët e zgjedhur në 2011-ës u shkakruan me vendim të këshillit të ministrave në 27 shkurt për kryerjen e veprave penale. Ndërkohë që kjo çështje shkoi për shqyrtim edhe në Gjykatën Kushtetuese. Në fund të muajit korrik kushtetuesja vendosi pushimin e çështjes dhe lënien në fuqi të vendimit të Këshillit të Ministrave.

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë, në mbështetje të nenit 115, pika 2, të Kushtetutës, si dhe të nenit 72 të ligjit nr.8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, me shumicë votash, vendosi rrëzimin e kërkesës.

Më pas KQZ vendosi ngritjen e 30 qendrave të votimit dhe prodhimin e 19 mijë e 842 fletëve të votimit, sipas kodit 2% më shumë se numri i votuesve. Zgjedhjet në këto komuna zhvillohen në më pak se 1 muaj nga certifikimi i rezultatit të zgjedhjeve të përgjithshme të 23 qershorit.

Sipas marrëveshjes PS-LSI, socialistët kanë preferuar që në dardhë të Korçës, të mos paraqesin fare kandidat duke ia lënë këtë komunë Lëvizjes Socialiste për Integrim, që garon me Genci Hamollarin.

Ndërsa në rrethinat të Shkodrës, tërheqjen e bën LSI-a e cila do të mbështesë kandidaturën e Luan Arushës që mban sigël e PS-së.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency