Biblioteka- Museum e Tiranës!

0
171

Arshi Pipa

E sjellim artikullin e mësipërm të Arshi Pipës, botuar në prill 1944, si një shënim krahasues për çfarë ndodh sot e si shfrytëzohet qendra muzeale e Tiranës. Mjaft specialistë kanë sugjeruar që përgjatë bulevardit të Tiranës të ketë një jetë të pasur muzeale, dhe argumentet janë: godinat përgjatë bulevardit, qendra e vjetër historike e Tiranës ku në këto vite është bërë zbulimi i kalasë së vjetër, dhe pikërisht m’u tek vendi ku na flet Pipa për sarajet e Toptanasve etj…A i përgjigjet Tirana sot, kësaj fryme kulturore e muzeale për të cilën fliste kritiku?!

 Bibliotekat, pinatekat, museumet janë institute kulturore ku pasqyrohet jeta mendore e nji kombi.

 

3722493571_28b5d93138Këtë s’e thomi për vehte, natyrisht, por për ata qi nuk e dinë. E thomi për ata të huej, qi vijshin deri dje me na vizitue si nji vend të rrallë. Gjejshin kta zotnij, lorda plakoça të velun nga mondanitetit, gazetare kulima qi kërkojnë për shtyllat e tyne sensacionalitete, se Shqipnia asht nji vend “piktoreskt”, pak “selvaggio” por charmant” n’at “simplicityy”-n e vet natyrale., qi ka thesare të panjohuna bujarije e pyjesh virgjine etj…etj…

Kta zotnij na i marrim për dore dhe i çojmë – jo te Xhamija e Ethem Beut, a te Ura e Brarrit, a te Kalaja e Petrelës, se kto ma i mori vesht bota- por te ndonji prej institutevet tona kulturore të sipërpërmenduna. Dhe u thomi: Urdhnoni, Zotnij, na kemi edhe kësi llojesh tjera!

I çojmë, fjala vjen, te Biblioteka e te Museumi. Asht e vërtetë, spjegojmë atëhere, se na nuk kemi shum biblioteka e museume. Historija e jonë, në robninë e saj pesë herë shekullore….e u thomi ktu at pak fjalë të nevojshme të zakonshme. Veç, shtojmë mandej, nji Bibliotekë e nji Museum i kemi si duhet…E u prijmë për atje.

Edhe përjashta kështu bajnë. Kur viziton ndonji qytet, të drejtojnë ma parë kah monumentat ma të përmendun, shtatore, pallate, tempuj, galerina arti. Dihet se kishat janë të stolisuna zakonisht me vepra plastike nga mjeshtrat e medhej. Shpesh, kush ka mndësi, pinakotekat e museumet e edhe bibliotekat, i vendosin ndër pallate historike. Ka lezet e njikohësisht dinjitet qi nji vepër arti të ruhet në nji ndërtesë gjithashtu arti ose në nji tempull. Kështu në Firencë, pinakoteka ma e madhe e Italis ndodhet në “Galleria degli Uffizi”, vepër e Vasarit. Në pallatin Pitti ndodhet galerija e artit modern. Verës në kopshtijet e tij epen çfaqje theatrore, dhe në njenën prej sallavet të tija, “Salla e Bardhë”, koncerte. Kapela e princave “Medici”, ku gjinden disa nga skulpturat ma të bukura të Michelangelos asht në Kishën San Lorenzo. Jo fort larg ksaj kishe ndodhet nji nga pallatet ma të bukura të Rilindjes, pallati “Strozzi”. Këtu, tash vonë, vendosën bibliotekën e moçme të “Gabinetit Viesseux”. Nji tjetër pallat i vjetër: “Bargello” asht sot museum armësh e veshjesh.

Dhe tash pyesim:

Ata qi e vendosën bibliotekën-museumin kombëtar të Tiranës te binaja e moçme qi qe dikur e princavet Toptanas, a mos u frymëzuan prej nji ideali të këtillë?

Bibliotekë e museum! Dy institute kulture të harmonizuem në nji të vetëm! Ekonomi vendi qi i ka hije shijes të madhit burr qi dijti me i vllaznue aq mrekullisht! Bibliotekë e museum bajnë dy. Shto edhe arkitekturën e pallatit ku janë ruejtë, e bajnë tri! Pallati asht në stilin klasik të traditës së madhe qerpiçane: i gjanë e i bollshëm, me çardak sa me nga kuajt, me salla të ndrituna –hygjenikisht- prej shumë dritorevet.

Karakteristikë dalluese: shkallët i ka jashtë dhe i ka, natyrisht, si të gjitha pallatet, simetrike ndër dy anët. Kto shkalla gurit puqen në maje tue përba nën të nji hark qi në thjeshtësinë e vet “austere” ka bukurin e vet. Mbi shkallë, përpara derës së hymjes, stolisë me xhama, çelet nji terracë me parmakë hekuri ndër ana qi përban ballkonin. Prej këndej mund të soditet natyra përqark.

Tash qi ka ardh pranvera asht nji lezet i veçantë me ndjeë në kët ballkon e me kënaqë syt me pamjen e oborrit. Pse harrova me ju diftue, pallati ka përpara nji copë oborr, katërkandësh i rregullt, ku bin bari pa pasë nevojë me e lagë.

Për çdo eventualitet ashtu aty, në mes, nji pus, me nji grukë të punueme në relief t’ulët prej daltuesit t’onë ma të përmendun…mjerisht nuk më kujtohet emni. Nuk ka gja ma të kandshme se me kullotë…sytë në kët jeshillëk.

Por nuk mjafton. A thash se shkallat jane guri te latuem? Jane keshtu per t’u-intonue me arkeologjin e kopshtit! Pse ketu ka pase kene dikur nji qytet greko-romak shum i permendun. Me germime te zellshme jane qite ne diell disa nga monumentat e vorruem. Kane zbulue keshtu nja disa shtatore pa krena, rrashta pa trupa, nja disa rrasa (jo me la tesha), ndonji qyp i madh per ufull, ndonji mbishkrim turçe qi permende daten e aleances se madhe turko romake te vj. 759 p.Kr. etj. etj.

Dojne me dhane se sidomos nji “palosje” (panneggio) nen balkue, asht i shkolles skopane.

Vendin e nderit e xane disa cunga shtyllash, mermer i bardhe e laraman, me te cilin stoliseshin tempujt e Aferdites. Kompetentet e deduktojne kete nga nji bust i gjetun aty prane, i nji bukurije se rralle e qi s’mundet me kene veq se aj i Aferdites. Un jam i mendimit se ate shtylla i perkasin ndonji palestre. Prove qi nuk gabohem asht se pak metra ma lark ndodhet nji “paralele” ku ende te rijtvazhdojne me ba ushtrime trupore. Nji gja veq me çudite: si ka muejte me durue, njisoj me shtyllat mermeri, edhe ajo vegel druni! Sidoqofte kto shtylla, te rendueme ne nji gjyse harku te persosun, ne trajte orkestre me fetyre kah dera e oborrit, jane si nji grishje per vizitorin.

I cili teksa hyn, asht i pershendetun prej dy rojevet pa krena, te vueme simetrikisht ne te djathte e ne te majte. Dhe mos te çuditet aspak pse ata jane pa krena! Te hjedhi nji veshtrim neper kopshte e do t’i gjeje me ndonji skute, tue kullote bar! Dhe do te shofi atehere frona guri te shperndame simetrikisht neper kopesht, dhe mbi toulun njerez qi lexojne ose andrrojne. Do te kete pershtypjen se ka hy me nji anfiteater ku lohet ndonji cope e Eskilit.

Kjo sa per pamjen e jashtme, se per mbrenda, jane mrekullina te tjera. Nuk do te permendim ketu ç’fat i madh asht per studjuesin me gjete ne nji vend gjana aq te ndryshme si jane libri, shtatoret, paret e yjetra, armet, veshjet e sa tjera. Ai qi don me ba studime krahazuese ndermjet arteve te ndryshme ketu le te vije. Ketu le te vije edhe poeti qi kerkon frymzim. N’u lodhte prej leximit te ndonji librit, i mjaftonme shetite syte per rreth per me u dalldise: ketu nji rrashte, atje nji kukull, anash nji kanavete, ma tutje trashigimet e Ilirvet. Nji xheverdare kah e djathta, bri saj nji fyell, nji “lakuriq” kah e majta, me nji qoshe nji qyp.

Nuk po flasim mandej per biblioteken e cila ka ardhe tue u pastrue… deshta me thane tue u pasunue vazhdimisht, keshtu qi sot asht ma e pajisuna biblioteke ne gjithe Shqipnin. Reparti i saj i libravet te vjeter asht jashtzakonisht i pasun. Aq sa disa prej tyne jane te breme prej mijvet.

Bile per punen e mijvet kallxohet nji ndodhi e lezetshme. Pat ardhun do kohe ma pare nji vizitor i huej – italian, me gjase – te cilit, ndersa kontrollonte raftet e libravet te vjeter, i pat dale nji mi. Qyqari qe trembe fort e pat ba nji kercim te madh qi e çoi per rrezik te i vetmi vend i dyshemes qi kishte qillue pak i prishun… E si pat ndodhe edhe pak i randë rande, vojt puna qi aj ra nen aher… Tu leshuen vrap rojtaret per me i ndihmue rrezikut… kur e gjeten kambe-kryq mbi nji turre librash qi njat-here sa i kishin prue “taze” prej Distaptur-it tue thithe nji puro!

Por çka dojshin aty turrat e libravet te Distaptur-it, keni me thane ju?

Fajin e kam vete qi harrova me ju thane qysh ne fillim se kati i poshtem i biblioteke-museum-pinakotekes kombetare asht depoja e libravet te Ministris s’Arsimit. Eh! po per me ba tamam duhej edhe kjo! Punet e mira a çohen deri ne fund a s’fillohen aspak!

I madh kishte pase kene ky konaku i Toptanasvet, rueje Zot! Kam kene e kam shetite vete per gjithe ane. Kaq e shum sende ka zane e prap zen se zen edhe ma. Kan mbete kah ana e djathte nja dy dhoma te vogla bosh. Marr lejen me ba nji sugjerim. Pse me i lane bosh ne ket kohe kur po hiqet aq keq me gjete ndertesa? Kishe me thane pra se mund te depozitohen aty edhe nja disa thase groshe a patate, nga ato te caktueme bje fjala per arsimtaret. Ka qillue edhe Nozullimi aty prane, larg dy hapa. Gjynah me e humbe ket rase!

Kam marre vesht se nja disa njerez, qi nuk kuptojne nji xero nga arkeologjija e nga paleologjija, po mundohen me e transferue biblioteke-museumin ne nji godine tjeter, gjoja ma te re e ma te pershtateshme per nji institut kulture te ketille. Dhashte Zoti mos ndodhte ky kob! Ata pseudo-artista, kushdo qofshin, te marrun mendsh nga makalushlleqet moderne, nuk po jane ne shkalle me kuptue mendimin fisnik t’atyne qi e lane biblioteke-museumin per pesmbedhet vjet rresht te ndertesa e sipershkrueme. Kjo don me thane, me nji fjale, mos me çmue punen e te tjerevet. Prandaj i drejtohem Kryesis se Shtetit, me nji lutje botore, qi te ndaloje, per te mire te Kombit e per hir te tradites, çdo veprim “inovator” te kote, tue e lane biblioteke-museumin aty ku asht, spakut edhe per nja pesmbedhet vjet tjera, deri sa te gjindet nji pallat edhe ma i vjeter, ma artistik se ay i Toptanasvet.

Kan mbrrijte me thane – o moskuptim i kohnavet t’errta! -se te huejt qi vijne me na vizitue mund te na tallin per kete “babiloni” (asht fjala e tyne) kulture. I nenshkruemi, paleolog i doktoruem prane “Columbia University”, deklaroj solemnisht: Nuk asht e vertete. Un, qi dite per nate, nate per dite, gjindem ne ndonje skaj te bibliotekes, tue kerkue, tue hetue, un qi, kur ishte dimen e ende nuk ishte vue pori ne sallen e inkunabujvet, ngrohesha, tue ferkue duert, me zjarrin e kultures e te historis zamadhe iliro-trake, un arkeologu qi kam shetite gjith boten per me ndeshe gjurmat e lavdishme te qytetnimit Shqiptaro-Ilir tue ja zbulue deri ne rranzat e Himalaias e deri ne Misir, un shkrimtari doreshkrimet e te cilit presin me u-nxjerre, kur t’u vije dita, nga kanaveta e posagme e Museumit ku jane ndrye e ruejte me kujdes, un pra flas ndryshej. Jam njeriu i bibliotekes e i museumit qysh diten qi asht themelue. Kam pa me qinda, me mija vizitoresh te huej qi kan hy ketu, kam fole me shumicen prej tyne. Dhe te gjithe nuk kan thane veç fjale lavdi e bindjeje per shijen sinkretike, jashtzakonisht te holle te shqiptarit; i cili ne nji kohe kur n’Amerike hahet dreka ne kambe (per me kursye kohe) dhe bahen shtepijat njiqind katesh (per me kursye vend) paraqitet me ket veper te pavdekeshme si ma i madhi ekonomist – artist i shekullit.

Do kohe ma pare, nji mik me ka ba ket vrejtje: “A nuk te duket se na shqiptaret jemi pak temerare, lame pasunin e madhe te libravet t’one ne nji ndertese te vjeter te cilen mjafton nji shkrepce per me e ndeze si mullar sane, lame trashigimet e paçmueshme t’arkeologjis s’one neper oborre, ku edhe nji hajdut pulash mund te hyje, tue shkapercye nji mur t’ulte?” Ketu indinjata e erne ma ne fund ka plase. Por çka kujton ti – kam bertite atehere, – se shqiptari, pinjolli i races se shkelqyeshme Iire, aj qi poeti ma i madh englez, Haroldi, permende me nderim per trimnin e kalorsin e tij, mundet, guxon, ban sakrilegjin, per me mendue, jo ma me krye kso gjanash? Flet puna vete: tash pesmbedhet vjet qi biblioteka e museumi jane aty, cili u gjet me marre e mos me kethye nji liber, ose me zhduke andej edhe vetem nji pare ari te koleksjonevet? Shpirtin fisnik te Shqiptarit e ka çmue me kohe bota, shpirtin artist te tijin – perveç amerikanvet – e çmojme na vete.

E te vije bota tjeter mandej e te thote se nuk jemi te medhej!

 

(Marre nga Revista “Kritika”, Nr.2, prill 1944, rubrika: Jehona kulturore, botuar nen pseudonimin letrar te Prof. Arshi Pipes, shenuar ad literam: CRITICUS)

 

 

Tirana Off

E sjellim artikullin e mësipërm të Arshi Pipës, botuar në prill 1944, si një shënim krahasues për çfarë ndodh sot e si shfrytëzohet qendra muzeale e Tiranës. Mjaft specialistë kanë sugjeruar që përgjatë bulevardit të Tiranës të ketë një jetë të pasur muzeale, dhe argumentet janë: godinat përgjatë bulevardit, qendra e vjetër historike e Tiranës ku në këto vite është bërë zbulimi i kalasë së vjetër, dhe pikërisht m’u tek vendi ku na flet Pipa për sarajet e Toptanasve etj. Para pak kohësh, sigurisht në prag fushate, kryebashkiaku Lulzim Basha ndër trajtimet politike e sociale për zhvillimin e Tiranës, si duket në një interes më të gjerë se thjesht jetesa e domosdoshme, deklaroi se do ta shndërronte “në një kryeqytet turistik”. Çfarë na kujton Pipa, në vëzhgimin e tij në thelb këtë qëllim ka; si të bëhet një qytet me pasuri të trashëguar një qendër muzeale! Këtë me një ironi të lehtë ku mund të gjallojnë verës dhe koncertet, teatrot. Është piku i verës. Tirana rrugët i ka të shkreta nga mëngjesi në mbrëmje. Televizionet në mundshin kapin dy- tre turistë të huaj që kalojnë nëpër qendër të lodhur nga vapa, që e shumëfishon temperaturën prej betonit, pa pasur asnjë mundësi hijeje – të ndonjë parku apo shtarëvani! Mbrëmja është po aq dembele në kryeqytet. Fillon muaji i korrikut, deri në tetor të gjitha institucionet kulturore mbyllen. Teatri, Opera, salla e koncerteve…kulturën e koncerteve në rrugë, apo teatrit ende e kemi larg psikës artistike. Flasim për kryeqytetin që boshatiset dhe ul perden e stinës artistike në muajt kur fluksi turistik duhet të jetë më i lartë. Si në gjithë Shqipërinë. Por ndodh e kundërta, të gjithë marrin lejen, si në kohën socialiste!

V.M

 

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency