Kur do të bëhemi njerëz ?

0
185

Fuga_-_Photo1Dje, një rrugicë ku kaloj cdo ditë, e asfaltuan në shtresë të parë. Unë kalova në darkë dhe nuk e kuptova se zifti i zi kishte mbuluar gjithë pjesën e poshtme të këpucëve të mia të bardha, atlete, me lëkurë të bardhë dhije. Nuk e di sesa lekë të hedhura në zift. I qava këpucët e mia dhe nuk e di se ku mund të ankohem mesa më sipër. Te Bashkia apo te avokatia popullit? Firma ndërton sikur puntorët e saj të mos shihnin se rreth e rrotull ka njerëz. Shvejku kur ishte në front dhe pa se binin gjyle rreth e rrotull bërtit : Hej, nuk e shihni se ka njerëz!Në sjelljen e tyre ata e kanë boshatisur në imagjinatë faktin se lagja është e populluar. Njerzit nuk ekzistojnë. Ne jemi bërë te padukshëm. Puntorët dhe teknikët sillen si somnabulë.Si marsianë të ardhur nga Hëna!Nuk na kujtojnë ne qenieve njerëzore. Lagja më duket sikur është shtetrrethuar nga ushtri okupuese dhe më duket se jetoj në një geto cifute. I lenë hapur pusetat natën ku mund të përfundosh në kanal dhe të nesërmen të të mbulojë me çakull buldozeri. Ndëpresin ujin dhe elektrikun pa paralajmërim dhe pulat e shitësit shkrihen e ngihen disa here në ditë. Nje ditë piva ujë me baltë. U qetësova ne fakt kur më thanë se ishte baltë…Zgjatojnë fije nga njera anë e rrugës te tjetra ku mund ta pësosh për të thyer zverkun si kujdestar surrat patatja, etj. Kur njerëzit, domethënë firmat, do të na tratojnë si njerëz? Kur pushteti publik do t’i detyrojë privatët të respektojnë humanizmin? Me një fjalë, kur marsianët do ta kuptojnë se ne jemi njerëz. Sigurisht qenie inferiore, jo aq të larta si ata, por prapë që marrin frymë, kemi uri, pimë ujë, pavarësisht se intelektualisht ata na trajtojnë si qenie pa arësye…Oh, atletet e mia prej dhije që po hedh në plehra… Ishin gjëja më e rëndësishme në jetë, çka më kishte ngelur nga ë gjitha vanitetet e mia i qytetar dhe konsumator… Ato dhe një libër të Hegelit mbi logjikat kisha si visare…Ndërkaq, nuk mund të mos them se rruga po bëhet shumë e mirë. Kanalizimet duken të plota. Zgjerimi i saj eshtë bërë i bollshëm. Edhe mure u rrëzuan për t’u hapur hapësira e zenë. Disa shtresa janë hedhur mbi rrugë. Edhe cakull. Cilësia e ziftit duket e mire. Të paktën nga sa pashë te sholla e këpucëve prej dhije me lesh të bardhë…Lagja jonë me atë rrugë do të ngrejë nivelin e kapitalit të banesave si edhe të jetës së banorëve. Tirana do të lidhë bukur rrugën Myslym Shyri me atë të Kavajës. Me kusht që të mos bëhet parkim për makina si po bëhen të tjerat. Na duhet të ecim në vrimë të gjilpërës. Bashkia duhet të ndalojë parkimin natën ose edhe ditën të makinave në rrugët e ngushta tiranase që po bëhen shumë më të mira. Me parà, me parà, me parà. Parkim me parà. Bashkia të zgjedhë, ose të marrë votat e shoferëve marsianë, ose të ne këmbësorëve prej dhije…Të dyja nuk i merr dot. Por, unë them se është më e mirë alternativa e dytë. Përndryshe nuk na trajton si njerëz por si autovetura të vjedhura…Lum ne që do ta gëzojmë këtë rrugë. Ajo po bëhet shumë e mirë. Të shpresojmë deri në fund. Do ta gëzojmë sigurisht nëse nuk do të përfundojmë paraprakisht në ndonjë pusetë të lenë hapur nga puntorët që të shkretët punojnë në pisk të vapës! Po këpucët e mia kush do t’i paguajë! Në fakt avokatia do të më thotë se duhej të kisha blerë këpucë fluturuese, nga bulevardi i dëshmorëve Zogu i parë, drejt e në ballkonin e shtëpisë.Eh, jo, prej dhije i kisha blerë, por fluturuese nuk ishin…Ishallaaaaaah, ndokush e lexon këtë status dhe më ramburson këpucët. Për aq sa ishin, prej dhije, jo prej shqiponje fluturuese.

Te zhduket vetura nga qendrat e qyteteve, kjo bishe e eger qe ha kembesoret dhe vete shoferet, ne fillim nepermjet rrallimit : 

– Sherbime kolektive te kenaqshme transporti
– Transport elektrik : trem, tramway, etj.
– Parkimet buze rrugeve te gjitha me pagese
– Parkime tete ose dhjetekateshe qe te mbledhin gjithe veturat e lagjeve
– Kontroll i rrepte mbi veturat qe ndosin
– Ndalim importit te veturave me mbi 100 mije kilometra
– Lejim i automjeteve te renda ose gjysem te vetem ne periferiket e qyteteve
– Asnje rruge pa trotuar sikurse po ndodh tani. Kalimtari po zhduket.

Jashtë Tregut

Sistemi ynë bankar vazhdon ende të ekzistojë për shkak të faktit që pjesa më e madhe e popullsisë ushqehet dhe mbijeton jashtë tregut dhe në ekonomi natyrore shkëmbimesh. Pjesa tjetër nuk krediton bizneset. Pjesa tjetër merr pensione qesharake. Kurse spitalet, shërbimet sociale, etj., janë me financa shumë të reduktuara dhe që reduktohen c6do ditë.Hiqni këto, pra ndërtojmë një shoqëri normale, dhe do të shihni sesi sistemi bankar do të falimentojë brenda ditës, ku catitë, bodrumet, oxhaqet, ulluqet, e ndërtesave të bankave do të bashkohen me njera tjetrën në një univers ku i pari nuk do ta merrte vesh të dytin. Jemi futur në një rreth vicioz : kemi ekonomi reale sepse ajo është e pafinancuar, po ta financojmë hedhin në erë burimin e financimit. Hë e keni parë këtë në tekste shkolle të dala boje ? S’ka Zot t’ua ketë mësuar këtë. Po, unë them se ishallaaaaahhhh ka ndonjë politikan që ta kuptojë darën ku ndodhemi…

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency