Përdhunoi dhe lidhi në trungun e pemës minorenen nga Librazhdi

0
135

Shkëlqim D. vihet nën akuzë për mbajtje peng personi dhe përdhunim. Dosja, në gjykatë

 

largea_perdhunim1352024868Një 40-vjeçar akuzohet nga Prokuroria e Tiranës se ka përdhunuar dhe keqtrajtuar një vajzë 16-vjeçare. Sipas prokurorisë, Shkëlqim D., nga Tirana, fillimisht e ka mashtruar vajzën dhe më pas e ka keqtrajtuar, duke e përdhunuar dhe mbajtur të lidhur në trungun e një pemë në zonën e Qytetit Studenti. 40-vjeçari dhe shtetasja minorene 16-vjeçare nga zona e Librazhdit janë njohur së bashku duke komunikuar në telefon dhe pas disa bisedave, ata së bashku kanë vendosur që të takohen në Tiranë. Mirëpo sapo minorenia është larguar nga shtëpia e saj dhe ka ardhur në Tiranë, i pandehuri Shkëlqim D. e ka marrë duke e çuar në një banesë që i përkiste shoqes së tij dhe pikërisht aty e ka përdhunuar përgjatë gjithë natës, duke ushtruar edhe dhunë fizike mbi minorenen. Mungesa e vajzës në shtëpi dhe pa ditur asnjë adresë rreth vendndodhjes së saj ka bërë që familjarët e minorenes të denoncojnë në policinë e Librazhdit, ku edhe kanë nisur më pas hetimet nga Prokuroria e Elbasanit, e cila në bashkëpunim edhe me policinë mundën të identifikonin autorin e krimit dhe të bënin lirimin e vajzës. Mirëpo për shkak se krimi ka ndodhur në Tiranë, më pas dosja hetimore i ka kaluar për kompetencë prokurorisë së kryeqytetit, e cila ka marrë të pandehur shtetasin Shkëlqim D., për akuzën e “Marrëdhënieve seksuale me dhunë me të mitura të moshës 14-16 vjeç” dhe “Heqje e paligjshme e lirisë”.

Njohja me telefon

Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka nisur hetimin mbi bazën e akteve të referuara për kompetencë nga Prokuroria Elbasan. Nga hetimi i zhvilluar ka rezultuar e provuar se Prokuroria e Elbasanit, mbi bazën e materialit të mbërritur nga komisariati i policisë Librazhd ka regjistruar procedimin penal në Maj 2013 lidhur me largimin nga banesa të shtetases D. F., dtl. 1997. Ky fakt është kallëzuar nga familjarë të saj. Nga provat e administruara konkludohet se në dt. 12.5.2013, shtetasja D. F. është kthyer në banesën e saj dhe një ditë më pas ka bërë kallëzimin penal. Në kallëzim, ajo deklaron se tre muaj para kallëzimit ka nisur komunikimin telefonik me një person nga Tirana, i prezantuar si “Xhimi”. Në dt. 6.5.2013, shtetasja ka dalë herët në mëngjes pa njoftuar njeri dhe është nisur në Tiranë për të takuar këtë person, i cili rezulton se është shtetasi Shkëlqim D. Kallëzuesja deklaron se ky shtetas ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë në shtëpinë e një shtetaseje me emrin B. K. Më pas, i pandehuri e ka dërguar në shtëpinë e prindërve të tij, në një fshat të Tiranës, ku i ka lidhur duart dhe e ka lënë në një dhomë gjatë gjithë ditës dhe natës.

Lidhja në pemë

Një ditë më pas, sipas kallëzimit, i pandehuri e ka lidhur në një pemë në një tjetër zonë të Tiranës, pranë Qytetit Studenti. Në funksion të hetimit, janë kryer veprimet procedurale, si edhe është pyetur shtetasi Shkëlqim D. Ky i fundit e pranon se kishte dijeni se D. F. ishte e mitur. Gjithashtu, pranon se ka kryer marrëdhënie seksuale me të, por mohon të ketë përdorur dhunë. Po ashtu, i pandehuri pranon se e ka mbajtur të lidhur pranë Qytetit Studenti, me qëllim që vajza të mos largohej. Nga akt-ekspertiza e kryer në funksion të hetimit, është e provuar se ndërmjet të pandehurit dhe kallëzueses janë kryer marrëdhënie seksuale nën ushtrimin e dhunës. Duke analizuar sa sipër, rezulton se nga ana e të pandehurit Shkëlqim D. janë konsumuar plotësisht elementët e figurës së veprës penale “Marrëdhënieve seksuale me dhunë me të mitura të moshës 14-16 vjeç” dhe “Heqje e paligjshme e lirisë”, parashikuar në nenet 101/1 dhe 110/1 i Kodit Penal.

 

Arrestohet një nga autorët e krimit

Dy persona të maskuar i marrin 3 mijë euro kambistit

Një kamion ka rënë pre e grabitjes me maska mesditën e djeshme. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit Ostren, rreth orës 16:30, teksa nën kërcënimin e armëve dy persona të maskuar kanë ndalur shoferin e kamionit, Astrit Koleci, dhe kanë grabitur të hollat që kishte me vete pasagjeri Ulmi Tomja. Burime nga policia e Bulqizës bëjnë me dije se kambistit Tomja i janë grabitur 3 mijë euro, ndërkaq vetëm pak pas ngjarjes, policia ka mundur të bëjë dhe arrestimin e njërit prej autorëve të grabitjes, 20-vjeçarin Shefki Muka. Nga ana e bluve vijojnë kërkimet për kapjen edhe të autorit të dytë të grabitjes. Në korrik, katër anëtarë të një familje u plagosën nga tre grabitës të armatosur në dalje të qytetit të Pukës, pasi nuk pranuan të ndalonin në pritë, vetëm një ditë pasi një familje kosovare ishte grabitur në Rrugën e Kombit.

 

Vlera e drogës, 3 milionë euro

 Operacion antidrogë në Itali, bllokohen 380 kg marjuanë

380 kg marijuanë është sekuestruar mbrëmë në portin e Ankonës nga Guardia di Financa bashkë me Agjencinë e Doganave në Itali. Pas 18 kg marijuane të kapur dje në brendësi të bombolës GPL, dje ushtarakët kanë arrestuar një shqiptar që transportonte plot 380 kg “Maria”. Duke parë një TIR, që vinte nga Shqipëria, ushtarakët kanë dyshuar menjëherë se mjeti mund të kishte lëndë të ndaluara. Ky dyshim prej mungesës së ngarkesës dhe nga prania e një filmi, që ishte përdorur në vend të ngjitëses së zakonshme. Heqja e disa prej pjesëve anësore të mbulesës së kamionit nxori në dritë praninë e marijuanës dhe vetëm pas 4 orë pune të vështirë u rikuperua gjithë ngarkesa. I çmuar ka qenë bashkëpunimi me qenin antidrogë. Për qenin “ACA” mbrëmja ka qenë e paharruar; në fakt, sapo i është afruar automjetit, ai ka sinjalizuar dhe përsëritur vazhdimisht praninë e lëndëve të ndaluara në të gjithë TIR. Në fund të operacionit të lodhshëm të kërkimit, ushtarakët kanë gjetur 224 pako, që në treg do të kushtonin 3 milionë euro.

 

 

Regjistrohen dy viktima

Durrës, mbytet një pushues Shkodër, gjendet një kufomë

Gjendet një kufomë e seksit mashkull në bregdetin e Durrësit në afërsi të vendit të quajtur “Vollga”. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, ku kufoma është gjetur i zhveshur, ndërsa mendohet të jetë e moshës rreth 50-62 vjeç. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë shkuar dhe shërbimet e policisë, të cilët kanë nisur punën për identifikimin e viktimës. Po dje rreth orës 15:00 një tjetër person është gjetur i mbytur në ujërat e Liqenit të Shkodrës në një zonë në rrethin e Malësisë së Madhe. Mësohet se viktima është e seksit mashkull rreth 27-28 vjeç është gjetur nga peshkatarët dhe dyshohet të jetë shtetas i huaj.

 

Mustafa Perkola u godit nga vagonët

Bulqizë, plagoset një tjetër

minator në galeritë e minierës

Një tjetër minator është plagosur gjatë ditës së djeshme në minierën e Bulqizës rreth mesditës. Sipas burimeve të policisë, i lënduari është 49-vjeçari Mustafa Perkola, i cili po transportohet me helikopter drejt Spitalit Ushtarak në Tiranë për një trajtim më të specializuar. Mësohet se ngjarja e rëndë ndodhi në nivelin 15 të galerisë 64. Sipas burimeve, thuhet se 49-vjeçari u përplas dhe u zu poshtë nga vagonët me krom në minierë. Nuk dihen shumë detaje për gjendjen shëndetësore të tij, por thuhet se Perkola është jashtë rrezikut për jetën.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency