Vlorë, prokuroria sekuestron pallatin me vlerë 4 milionë euro

0
145

Ngrihet pasuria e vëllezërve Meta dhe biznesmenit G. Feta. Kryenin falsifikim dokumentesh

 

vlora-pictureProna me vlerë 4 milionë euro janë sekuestruar nga Prokuroria e Vlorës. Sipas raporteve, pronat janë në pronësi të 4 personave dhe një shoqërie private. Kësisoj është sekuestruar një pallat 12-katësh në ndërtim në lagjen “Pavarësia”. “Pallati me vlerë 500 mijë euro ishte në pronësi të H. Metës dhe A. Metës, teksa sekuestrimi erdhi pas hetimit që vërtetoi se është konsumuar vepra penale e “Falsifikimit të dokumenteve”, “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Pastrim të produkteve të veprës penale”, – thuhet në njoftimin e Prokurorisë së Vlorës. Prokuroria ka sekuestruar në brendësi të portit pallatin pa leje në pronësi të G. Fetës. Po ashtu, është sekuestruar edhe një pallat 13-katësh në bulevardin Vlorë – Skelë, ndërtim i shoqërisë “DS”, pasi dyshohet se ka falsifikuar dokumentet. Bëhet fjalë për tre objekt-pallate dhe një truall me sipërfaqe 20093 m2, të cilat ndodhen në zonat më të frekuentuara të qytetit. Kërkesa e prokurorisë është miratuar nga gjykata, e cila ka urdhër vendosjen e sekuestros preventive.

Vëllezërit Meta

“Pallat në ndërtim 10-12-katësh në lagjen “Pavarësia”, në pronësi të shtetasve H. Meta dhe A. Meta. Sekuestrimi është bërë në kuadër të procedimit penal të vitit 2013 për veprat penale falsifikimi i dokumenteve, shpërdorimi i detyrës dhe pastrim të produkteve të veprës penale”, – thuhet në vendimin e organit të akuzës. Sipas hetimeve të prokurorisë, ekzistojnë kushtet dhe kriteret ligjore që objekti lidhet me veprën penale është produkt i saj. Gjykata ka vendosur që të caktohet një masë sigurimi me karakter pasuror, siç është ajo e sekuestros preventive. Vlera e objektit të sekuestruar është rreth 500 mijë euro.

Sekuestrimi i pallatit

Nën sekuestro është vendosur një pallat banimi dhe shërbimi, 2-6 kate me papafingo, i cili indohet ende në fazë ndërtimi. Vendimi i gjykatës është ekzekutuar ditën e djeshme. Shtetasi G. Feta është pronar i një subjekti privat të ndodhur në brendësi të Portit Detar Vlorë. Sekuestrimi i këtij objekti është bërë në kuadër të procedimit penal të vitit 2012, për veprën penale ndërtimit pa leje, të parashikuar nga neni 199/a i K. Penal. Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Vlorë ka çmuar se ekzistojnë kushtet dhe kriteret ligjore, që ndaj objektit që lidhet me veprën penale dhe që për më tepër është produkt i saj, të caktohet një masë sigurimi me karakter pasuror, siç është ajo e sekuestros preventive. Vlera e objektit të sekuestruar është rreth 800 mijë euro”, – thuhet në vendimin e togave të zeza. E njëjta masë pasurore edhe për një pallat banimi në ndërtim e sipër, 13-katësh. Në vendimin e gjykatës thuhet se ky objekt është në pronësi të firmës “D.S.”, me adresë në lulishten “Tre Racat”, në bulevardin Vlorë – Skelë. Vlera e këtij objekti të sekuestruar është rreth 700 mijë euro. Ditën e djeshme është vënë në zbatim vendimi i gjykatës për sekuestro preventive mbi nj pasuri të paluajtshme, sipërfaqe trualli 20093 m2. Ky truall ndodhet në zonën e quajtur Plazhi i Vjetër, në pronësi të V. Lushajt. Sekuestrimi i këtij objekti është bërë mbi kërkesën e prokurorisë për veprën penale të falsifikimit të dokumenteve dhe pastrim të produkteve të veprës penale. “Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Vlorë ka çmuar se ekzistojnë kushtet dhe kriteret ligjore, që ndaj objektit që lidhet me veprën penale dhe që për më tepër është produkt i saj, të caktohet një masë sigurimi me karakter pasuror, siç është ajo e sekuestros preventive për pasurinë nr. 32/436, zona kadastrale 8604. Vlera e kësaj pasurie me çmimin e tregut është rreth 2 milionë euro.

 

Ngjarja në fshatin Munaz të Mirditës

Kultivimi i drogës, policia arreston 4 persona dhe kryeplakun

Katër persona janë vënë në pranga dje nga policia e Mirditës me akuzën e kultivimit të lëndëve narkotike. Sipas njoftimit të bluve, në pranga kanë rënë kryeplakun e fshatit Munaz dhe 3 banorë të këtij fshati. Kryeplaku Ndrec Buba u arrestua nën akuzën e shpërdorimit të detyrës, pasi nuk kishte lajmëruar autoritetet për kultivimin e drogës në fshatin Munaz të Rubikut. Blutë thanë se tre banorët e arrestuar janë: Arben e Nikoll Gjini dhe Ermal Pjetri. Mësohet se këta persona kishin mbjellë kanabis sativa në një sipërfaqe toke në fshatin e tyre.

 

Elbasan, kapet Lamçe, vrasësi i Almir Canit

Korçë, sherri për ujin e pijshëm plagosen dy persona në Mborje

Dy vëllezër janë plagosur në Korçë pas një konflikti banal me një person të tretë për vijën e ujit në fshatin Mbroje. Sipas burimeve të policisë së Korçës, vëllezërit janë qëlluar dhe plagosur me armë gjahu nga një person që është identifikuar nga policia dhe ka nisur puna për kapjen e tij. Mësohet se të plagosurit, njëri prej të cilëve Genti Pacili, janë dërguar në spitalin e Korçës dhe mjekët thonë se gjendja e tyre është e jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë që po ditën e djeshme në Elbasan si pasojë e një konflikti në mes të dy personave në rrugë kanë mbetur të plagosur njëri prej tyre dhe një kalimtare. Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e djeshme në zonën e Namazgjasë në qytetin e Elbasanit, ku sipas policisë, Ermir Kuruni u qëllua me armë zjarri nga shtetasi Florenc Lamçe, pas një konflikti mes tyre. Për pasojë ka mbetur e plagosur 55-vjeçarja Fiqerete Manushi, një kalimtare e rastit. Të plagosurit janë dërguar me urgjencë drejt spitalit rajonal ku po marrin edhe ndihmën mjekësore. Ndërsa autori është larguar me shpejtësi në drejtim të paditur. Mësohet se Florenc Lamçe është person me precedent penal dhe ishte shpallur në kërkim, pasi dyshohet për vrasjen e biznesmenit Almir Cani. Policia po punon për të zbardhur shkaqet e ngjarjes dhe arrestimin e autorit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency