Shokët dhe shoqet e Serdit: Kush dëgjoi për ty e nuk lotoi

0
166

Elton Qyno

Lumë statusesh me hidhërime në Facebook për adoleshentin nga Përrenjasi, i vrarë në Vlorë

“Serdi, e dimë që ti je në parajsë, pasi ferrin e jetove në tokë miku ynë”

 

994868_202137409948951_1455494495_nShokët dhe shoqet e gjimnazit ku studionte Serdi Bajlozi, 17-vjeçari i mbetur i vrarë aksidentalisht në masakrën e Vlorës, kanë mbushur internetin me fjalime vajtuese, duke shprehur hidhërimin e rëndë për vrasjen e mikut të tyre. Një “lumë” statusesh dhe poezi për adoleshentin nga Përrenjasi kanë pushuar rrjetin social Facebook, ku të gjithë miqtë dhe shokët, shfaqin boshllëkun që kanë mbi vete për mungesën dhe ikjen e parakohshme të mikut më të mirë Serdi Bajlozi. Një pjesë e tyre shkruajnë se Serdi ishte i pazëvendësueshëm, ndërkohë që disa të tjerë tregojnë se tashmë ai është i qetë në shtëpinë e zotit. Gazeta “Standard” publikon disa prej komenteve dhe statuseve të shokëve dhe shoqeve të 17-vjeçarit Serdi Bajlozi, i ekzekutuar me një plumb në kokë nga shtetasit Delin Hajdaraj dhe Leo Osmëni.

Status nga Joni

Sa herë që i mbyll syt më del ti përpara. Ti buzëqesh i hap syt pikojn lot se nuk je me mesnesh. E unë gjithçka kam do e jepja të ishe gjallë e të buzëqeshje. Për atë shok atje lart ju lutem pak sekonda heshtje. Je në parajsë, unë e di se ferrin e jetove këtu. Po ishe bashk me ne dhe besoj i lumtur ke jetuar 28 Korrik 2013. 17 vite, sna ndan po na ndau një det. Mbaje pranë zoti im atë shok që sësht më gjallë, se na mbeti veç një kujtim dhe një zemër plot me mall. Nuk do jemi më te lokali, kafen e mëgjesit sdo e pimë, sa herë të trokasim gotat nuk do jesh më ti. Nuk do jesh më me ne e na merr malli për shakatë që thoje. Nuk do jesh më me na tregu për vajzën që ti doje, të gjithëve na ka marrë malli krejt bosh na duket vendi. Njëri-tjetrin se shofim dot në sy, sa herë të përmendet emri. Po të pyes sot vlla ndonjë gjë a të ka mbet peng se zoti nuk ta la mundësin as të lesh një amanet. Tashmë midis nesh nuk je Serdi. Na mungon një zë, na mungon një ide, një e qeshur, mungon një emër, edhe ky je ti Serd i pa zëvendësueshëm. U prefsh në paqe vlla.

Statues nga Xhulio

Jetojm me kujtimet e tua vlla, ku do ta gjejm fytyrën tënde ëngjëllore prap? Me çfarrë duhet të përballemi që ti të kthehesh e të jesh sërish mes nesh, për çfarë ti lutemi zotit që ti të kthehesh për një moment të vetëm dhe të përshëndetësh familjen tënde dhe shoqërinë tënde. Pse u largove pa thënë lamtumirë. Nuk do luajmë më me dëbor në dimër, nuk do ikim më në plazhin e mallkuar, nuk do luajmë me basketboll vlla,nuk do ecim bashk me çunat nëpër rrugët e qytetit. Nuk do i bëjmë më ato gara me vrap, kush shkon i pari me çunat deri në x vend, nuk do këndojmë ato këngë që dinim dhe qeshnim vlla. Pse ike vall përse, na le me lot në sy, pse?.

Status nga Blerta

Si do ta besojmë këtë që ti nuk je vëlla. Nuk e mendoja kurrë se një ditë do më duhej të të shkruaja në një faqe të tillë. E kush e mendonte se do vinte një ditë e tillë. E asnjë nuk e beson ngjarjen e kësaj dite. Nuk mund ta besonim emrin tënd në lajme. I luteshim zotit të ishte gabim. I luteshim Zotit të mos ishte e vërtetë. Që një djali kaq të mirë, të dashur e të qeshur ti kishte ngjarë kjo gjë e tmerrshme. Nuk ka fjalë për të qetësuar dhimbjet. Nuk ka ilaçe për të mbyllur plagët e hapura të nënës, motrës dhe babait në zemrat e tyre. Por shumë njerëz nga e gjithë Shqipëria iu bashkuan dhimbjes dhe pikëllimit të tyre. E teksa shoh fotot e tua me radhë me duket sikur s’ka ndodhur ajo që ndodhi. Më duket sikur je akoma. Por kur lexoj shkrimet këtu më zë hidhërimi, e lotët me rrëshkasin në faqe. Kështu e deshi Serdi që të largoheshe papritur, pa thënë një fjalë e pa u përshëndetur. Por ti gjithmonë do mbetesh në mendjet e zemrat tona si një djalë i qeshur, gojëmbël dhe i dashur. Një djalë i mbushur me shpresa dhe me ëndrra, një djalë që e donte jetën, familjen dhe ishte i lumtur. Kështu e deshi Serdi që ti të ikje papritur nga kjo jetë. I qeshur dhe i lumtur. Lamtumirë Serdi ynë i dashur, vëllai i vogël i motrës, djali i dashur i prindërve, nuk do harrohesh kurrë.

Status nga Andi

Vera erdhi pushimet të prisnin por kush do ta mendonte se ky do të ishte makthi jonë dhe kjo do të ishte vera jotë e fundit. Kush do ta mendonte se Zoti kishte ndërmend të të merte me vete. Sa ëndrra dhe dëshira i le përgjysëm nënës e motrës një plagë të madhe i hape. Ti nuk ishe njeri si gjithë të tjerët, ti ishe njeri i veçant dhe s’meritoje të rije mes poshtersisë së ksaj bote por as nuk meritoje te largoheshe kaq shpejt. Ti kishe ende shum gjëra për të bërë. Kush dëgjoi për lajmin e humbjes tënde e nuk qau, kush dëgjoi e nuk u merzit edhe ata që nuk të njihnin shprehën ngushëllimet e tyre. Ti ishe dhe do të jesh gjithmonë njeri i veçant kujtimi yt do të jetë i paharruar. Shpirti yt u preft në paqe. Ti do të jetosh gjithmonë midis nesh sepse ëngjëjt si ty nuk vdesin kurrë.

 

Poezia kushtuar Serdit

Një qytet të vogël sot e mbuloi heshtja
Çdo njeriu në fytyrë i mungon buzëqeshja
Mësuam se Serdi ishte ndarë nga jeta
Luteshim që mos ishte kjo e vërteta

Por më kot, s’bënim dot gjë
Ai ish larguar këtu sishte më
Të gjithë kishin dhimbje në zemër
Kurrë s’do ta harronin këtë emër

Tu prehte shpirti në paqe
Serd për ty janë këto vargje
Ej o Serd kurrë nuk vdes kujtimi yt
Të kemi në zemër dhe në shpirt

dhe pse dot s’ti shohim sytë

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency