Sigurimi i makinave, ulen çmimet. Të dhënat, femrat paguajnë më pak

0
149

Sipas të dhënave nga kompanitë e sigurimit, individët hezitojnë ta bëjnë sigurimin e makinës me 15 mijë lekë dhe presin rastin kur çmimi ulet nga 5-7 mijë lekë. Vetë kompanitë e sigurimit përmendin se ulja e çmimeve kërkohet me ngulm nga klientët, ndërkohë që kur vjen puna për aksidente këto kompani justifikohet me arsyet se ajo që është paguar nuk mbulon dëmin e plotë

 

trafiku-ne-tirane-bllokon-makina-e-njerez-kaos-nje-dite-para-nderrimit-te-viteveNuk dihet se kur tregu i sigurimeve ne vend do të jetë i qëndrueshëm. Bëhet fjalë për çmime që ndryshojnë çdo muaj, çdo javë, madje ka raste që çmimi ndryshon nga një ditë në ditën tjetër. Thuajse të gjitha kompanitë “abuzojnë” me çmimet dhe askush nuk u kërkon llogari. Por siç duket nga këto abuzime përfitojnë qytetarët. Sipas të dhënave nga kompanitë e sigurimit, individët hezitojnë ta bëjnë sigurimin e makinës me 15 mijë lekë dhe presin rastin kur çmimi ulet nga 5-7 mijë lekë. Vet kompanitë e sigurimit përmendin se ulja e çmimeve kërkohet me ngulm nga klientët, ndërkohë që kur vjen puna për aksidente këto kompani justifikohet me arsyet se ajo që është paguar nuk mbulon dëmin e plotë. Shpesh individët u drejtohen dyerve të gjykatës për të kërkuar të drejtën, ndërsa kompanitë nuk paguajnë as gjysmën e dëmit.

Ndryshimet

Një ndryshim i propozuar nga kompanitë ka të bëjë me bashkëfajësinë në aksident. Në rast se një mjet i siguruar, por me mangësi në dokumentacion aksidentohet (mangësi që kanë të bëjnë me mungesën e kolaudimit të mjetit, apo me dokumentacion të paplotë), do të përfitojë përsëri vetëm 50% të shumës nga kompania ku është siguruar, pasi do të konsiderohet bashkëfajtor në aksident. i njëjti parim vlen edhe nëse drejtuesi i automjetit në fjalë, në çastin e aksidentit nuk ka vendosur rripin e sigurimit, apo shkel rregulla të ndryshme të Kodit Rrugor.

Pagesa në bazë të katër komponentëve

Një prim i veçantë që do të merret parasysh për pagesën e sigurimeve do të kenë dhe aksidentet sipas qyteteve. Kështu ato qytete që kanë rrezikshmëri më të lartë për të bërë aksident do të paguajnë më shumë se sa një qytet me rrezikshmëri të ulët. Statistikat në vend kanë treguar që frekuenca të larta në dëme ka në prefekturën e Tiranës, Durrësit, Vlorës, për faktin se edhe numri i mjeteve që qarkullojnë është shumë i lartë krahasuar me rrethet e tjera. Kjo do të bëjë që komponenti i rritjes të jetë më i lartë në këto zona, krahasuar me qytetet ku ndodhin më pak aksidente. Paketa e re i kushton vëmendje të veçantë vendndodhjes së mjetit, që do të thotë se në qytetet me frekuencë më të shpeshtë aksidentesh është normale që shoferët të paguajnë më shumë për t’u siguruar. Mosha e drejtuesit të mjetit do të jetë një faktor me peshë në përcaktimin e çmimit, duke qenë se janë të rinjtë përgjegjës për numrin më të madh të aksidenteve. Gjithashtu femrat duket se do të jenë me të favorizuara në siguracionin e makinës, për shkak se statistikat tregojnë se ato janë më pak shkaktare aksidentesh se meshkujt. Ndërkohë që vlerësohet se elementi më i rëndësishëm në llogaritjen me bazë risku të primeve të sigurimit TPL është principi bonus/malus ose historiku i dëmeve ku drejtuesi i mjetit,i cili është fajtor do të penalizohet duke iu përgjigjur me mjete monetare për pasojat e aksidentit të shkaktuar, duke iu rritur çmimi i sigurimit në vitin pasardhës dhe anasjelltas.

 

 

40% e eksporteve, drejt Kosovës, Malit të Zi dhe Serbisë

Mbi 80% e produkteve në tregjet e fruta-perimeve janë prodhime vendi të cilat eksportohen në 3 vendet kryesore të rajonit. Këtë sezon, siç pohojnë tregtarët, prodhimi është rritur. Ndaj edhe çmimet janë më te ulëta se një vit më pare. Prodhimet vendase kërkohen më shumë nga qytetaret, jo vetëm për çmimin e ulët, por edhe për shkak te cilësisë. Shtimi i prodhimit është shoqëruar edhe me rritje të eksporteve. Sipas të dhënave nga drejtoria e Doganave, rezulton se eksportet bujqësore janë rritur me afro 40 për qind krahasuar me një vit me parë, me destinacion kryesor Kosovën, Malin e Zi dhe Serbinë.

 

TAP-it, i bashkohen 4 gjigandët energjetikë botërorë

Konsorciumi TAP ka njoftuar se projektit i janë bashkuar edhe katër gjigantë të tregut energjetik botëror. Sipas deklaratës, në projekt tashmë janë bashkuar tre aksionerët e fushës së “Shah Denizit” dhe një tjetër kompani belge, gjiganti britanik “British Petroleum” dhe kompania shtetërore e gazit në Azerbajxhan kanë marrë nga 20 për qind të aksioneve të TAP, ndërsa francezja “Total” dhe kompania belge “Fluksis” kanë marrë respektivisht nga 10 dhe 16 për qind. Kështu, pas këtyre lëvizjeve gazsjellësi Trans-Adriatik, që do të kalojë përmes Shqipërisë zotërohet nga 7 kompani ndërkombëtarë. Tre më të mëdhenjtë janë, “British Petroleum”, norvegjezja “Shtatoil” dhe kompania shtetërore e gazit në Azerbajxhan të cilat zotërojnë nga 20 për qind të aksioneve secila. Belgia “Fluksis”, e njohur si një nga kompanitë më të mëdha të transmetimit të gazit në Evropë zotëron 16 për qind, ndërsa francezja “Total” 10 për qind. Dy aksionerët e fundit janë gjermania “E ON” me 9 për qind dhe zvicerania “Akspo” me 5 për qind.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency