Dhjetë plumba mbi 200 pushues, 3 të vdekur, 2 plagosen

0
283

Elton Qyno

Kërkohej të vritej Sokol Isufaj, ekzekutohet gjimnazisti dhe një grua nga Vlora

Tmerr në zonën e “Ujit të Ftohtë”, policia ende asnjë të arrestuar për ngjarjen

 

plazhi_vlore-300x208Teksa mbi 200 persona qëndronin nën hijet e çadrave dhe disa të tjerë notonin në ujërat e zonës së “Ujit të Ftohtë” në Vlorë, është dëgjuar një breshëri automatiku, që ka ngritur në këmbë jo vetëm pushuesit e këtij plazhi, por thuasje të gjithë ata që pushinin në Rradhimë. Një person i armatosur me kallashnikov ka dalë nga një foristradë “Lande Rover” ngjyrë kafe me targa angleze, dhe që nga lartësia e rrugës ka hapur zjar në drejtim të pushuesve. Si mpasojë e kësaj breshëri prej 10 plumbash, ka ardhur një bilanc lufte, pasi tre persona kanë mbetur të vdekur në vend, ndërsa dy të tjerë janë plagpsur dhe ndodhen të shtruar në spitalin rajonal të Vlorës, jashtë rrezikut për jetën. Ngjarja që i ngjante një masakre të vërtete, ka ndodhur në një plazh të vogël në zonën e Ujit të Ftohtë, dhe se viktima janë shtetasit Sokol Isufaj, emër i njohur i policisë së Fierit nga Kurjani i Fierit, 17-vjeçari Sadik Bajlozi nga Prenjasi dhe shtetësja 53-vjeçare Diana Ademi nga Vlora, e cila kishte pak ditë që kishte ardhur nga emigracioni. Ademi dhe Bajlozi, nuk kanë qënë në bobjektivin e autorit të krimit, pasi ai sipas policisë ka dashur të vrasë shtetasin Sokol Isufaj me të cilin ishte konfliktuar disa orë më parë në një lokal shumë afër vendit të krimit. Shkak I sherit mësohet se ka qënë një femër.

Goditja nga rruga

Dëshmitarët në vendgjarje kanë treguar se mes Sokol Isufaj, nga zona e Fierit dhe autorit të krimit, ka pasur një debat të ashpër në ambjentet e një lokali që quajtur “Kalaja”, që ndodhet shumë afër vendit ku u krye vrasja. Pas kësajm, të dyja palët janë ndarë nga disa persona të tjerë, dhe secili është larguar në drejtimin e tyre, ku Sokol isufaj,së bashku me një person tjetër është rikthyer në çadër, ndërsa personi tjetër nën shoqërinë e dy femra është larguar me një automjet. Mirëpo siç duket, ai ka qëndruar disa orë larg zonës, duke u rikthyer sërisht në plazh, ku këtë herë nën shoqërinë e disa persona dhe me një makinë foristradë. Pasi kanë qëndruar fare pak minuta në rrugën kryesore, prej nga ka dalluar siluetën e Sokol Isufaj, ka qëlluar mbi këtë të fundit, një berëshëri me plumba, duke mos marrë parasysh se personi që donte të vrsite, ndodhej mes shumë pushuesish të tjerë. Sipas policisë nga gryka e automatikut janë lëshuar 10 plumba, dhe se arma personit që ka qëlluar i ka dalë nga kontrolli, duke bërë që blumbat të iknin në erë, dhe të preknin trupat e dy pushuesve të pafajshëm në këtë ngjarje si 17-vjeçari Sadik Bajlozi dhe Diana Ademi. Goditja është bërë nga një lartësi prej 50 metra dhe se pas kësaj, autori është parë vetëm nga disa persona, të cilët kanë rëfyer në polici se ai ishte veshur me rroba plazhi dhe se në trup, mbante një automatik, të cilin e kishte mbuluar me një bluzë. Personi që ka qëlluar sipas tyre ishte rreth 20-vjeç dhe se ka hipur në një foristradë dhe më tej është larguar, pa u ndaluar nga askush.

Tmeri në plazh

Breshëritë e kallashnikovit kanë ngjallur tmer tek pushuesit, të cilët pasi kanë parë të përgjakur pesë persona, kanë filluar të bërtasin dhe të largohen në drejtim të ndryshme, megjithëse tereni nuk favorizonte shumë dalje. Disa u hodhën në det, ndërsa disa të tjerë, më të guximshmit shpejtuan ti japin ndihmën e parë, personave që ishin goditur nga plumbat. Dëshmitarët thanë se 17-vjeçari dhe 53-vjeçaria kanë qënë të shtrirë nën çadër në momentin kur janë qëlluar dhe se skanë pasur asnjë mundësi të shohin ndërsa, Sokol Isufi ka qënë i ulur në shezllong dhe që është ndalluar nga autori i krimit. Pikërisht mbi këtë person është drejtuar gryka e automatikut, por për shkak se autorit i ka dalë arma ka kontrolli, e ka kthyer ngjarjen në një masakër të vërtetë duke vrarë dhe persona të tjerë, dhe dy të tjerë i ka plagosur. Të tre viktimave, plumbat i kanë prekur organet jetësore dhe se kanë humbur jetën që në vendgjarje, megjithëse janë larguar me shpejtësi në drejtim të spitalit. Të gjithë plazhistët janë larguar, duke mos mbetur askush në plazh, ndërkohë që krimi i trefishtë tronditi gjithë zonën e Vlorës, Himarës dhe Dhërmiut. Rreth kësaj ngjarje policia ka shoqëruar 10 persona që mendohet se kanë parë autorin e krimit dhe më pas ata jana lënë sërisht të lirë. Në vendin e krimit policia ka sekuestruar 10 gëzhoja automatikë të cilat tashmë janë dërguar për ekzaminim në laburatorin e policisë shkencore.

Pyetja për Xhindin

Viktima Sokol Isufaj, 34-vjeç, është nipi i Ardian Isufajt, i njohur me emrin “Qorri” si një “të fortët” e Roskovecit”, vrarë në vitin 1997. Ai ka qënë një nga personat e shoqëruar në polici për vrasjen e deputetit Fatmir Xhindi në Roskovec.

10 plumba

Sipas policisë nga gryka e automatikut janë lëshuar 10 plumba, dhe se arma personit që ka qëlluar i ka dalë nga kontrolli, duke bërë që blumbat të iknin në erë, dhe të preknin trupat e dy pushuesve të pafajshëm në këtë ngjarje si 17-vjeçari Sadik Bajlozi dhe Diana Ademi.

 

 

Vdekja e 17-vjeçarit në duart e mostrës

Sadik Bajlozi, shkoi te halla për pushime,u kthye me arkivol

Sadik Bajlozi, nxënës në gjimnazin e Prenjasit, kishte udhëtuar nga qyteti i tij së bashku me motrën dhe kishin mbëritur në banesën e hallës së tyre në Vlorë. Qëllimi ishte të kalonin disa ditë të këndshme në ujërat e bregdetit të Vlorës dhe më pas të rikthehshin në shtëpi. Por plani nuk ka shkuar ashtu siç ishte parashikuar, pasi kthimin në shtëpi 17-vjeçari e ka bërë i mbyllur në arkivol. Ai ka qënë në vendin dhe kohën e gabuar, në momentin kur një person tjetër ka hapur zjar me automatik. Sipas dëshmitarëve Sadik Bajlozi, ka dhënë shpirt në duart e motrës së tij, e cila ka para me sytë e saj masakrën që ndodhur në pasditen e djeshme. Trupi i pajetë i Bajlozit ka qëndruar deri në orët e vona të mësnatës në morgun e qytetit të Vlorës, ku së bashku me të i janë nënshtruar ekspertizave mjeko-ligjore të dy trupave të tjerë të Sokol Isufit, dhe Diana Ademit edhe kjo e vrarë, pasi ishte kthyer disa ditë me parë në vendlindje, pasi banonte jashtë shtetit si emigrante.

 

“Dyshojmë se vrasësi është emigrant”

Policia:10 mijë euro për këdo që jep të dhëna për autorin

Pas kësaj ngjarje të rëndë policia e Vlorës, përfshirë këtu komisariatin e Himarës dhe Sarandës janë ngritur të gjithë këmbë, me qëllim kapjen e autorëve të këtij krimi të rëndë. Për të marrë informacion të qartë dhe të shpejtë, policia ka vënë dhe një shumë financiare prej 10 mijë euro për këdo që jep informacion rreeth vendodhjes së personin që vrau tre persona. Deri në mbrëmjen e djeshme asnjë person nuk është arrestuar si i dyshuar në këtë ngjarje, ndërkohë që pista kryesore e nhetimit të vrasjes është ajo e një konflikti të çastit, pasi Sokol Isufi është ngridur disa orë më parë me një person, që nuk është njohur nga pushuesit. Shkak i grindjes ka qënë një femër. Ndërkohë verifikimi ka pasur edhe për sa i përket pistës së hakmarjes, pasi Isufi njihet nga policia si problem me precedentë penalë dhe si vëllai i Ardian Isufit që njihej me nofkën “Qorri” i vrarë në vitin 1997 në Roskovec. Dyshimet e policisë së Vlorës së autori i krimit mund të jetë emigrant dhe ka pak ditë që mund të ketë hyrë në vend.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency