Shakira, e përkryer pas 6 muajsh lindjeje

0
150

shakiraAjo frikësohej se “nuk do të ishte kurrë më një femër seksi”, pasi lindi fëmijën e saj të parë në janar të këtij viti. Por, Shakira ka treguar se vetëm 6 muaj më vonë, ajo ruan sërish forma të tonifikuara në një shkallë mahnitëse. Këngëtarja 36-vjeçare kolumbiane tregoi një pamje të përkryer të shtatit të saj e mbi të gjitha një stomak të sheshtë të përkryer, në dy veshje të ndryshme bikini. Gjatë pushimeve në Havai, ajo shoqërohej nga bashkëshorti i saj, futbollisti i Barcelonës, Gerard Pique. Milan, djali i tyre tashmë i ka lënë 6 muaj, ndërsa në fotot e paparacëve ai nuk shfaqet dhe kjo tregon se çifti ka vendosur që të kalojë disa kohë në intimitet.

 

Kutcher portretizon Steve Jobs

Ashton Kutcher së fundmi në një intervistë zbulon se ka marrë përsipër të portretizojë Steve Jobs në filmin e tij më të ri. Aktori shprehet se ka qenë shumë i emocionuar që nga momenti kur ju ofrua ky rol, pasi për të ka shumë rëndësi. Gjatë një interviste ku iu kërkuan detaje të tjera rreth filmit ai nuk dha shumë hollësi por garantoi se ky film do të pëlqehej nga publiku, dhe jo vetëm sepse është jeta e Steve Jobs por edhe sepse të gjithë aktorët kanë dhënë maksimumin e tyre. Duke e përshkruar imazhin dhe karakterin e themeluesit te “Apple”, Ashton e pagëzoi me një tjetër emër duke e quajtur: “Leonardo da Vinci i brezit tonë”. Pavarësisht se vdekja e tij e lëndoi shumë, aktori ndau me publikun eksperiencën të cilën ai e quan të paharrueshme, takimin me Steve Jobs 6 muaj përpara vdekjes së tij gjatë së cilës nuk ngurroi t`i shprehte gjithë admirimin e tij.

 

Hopkins: Gruaja më shpenzon paratë

Sir Anthony Hopkins është i martuar me 57-vjeçaren kolumbiane Stella Arroyave dhe jeton në Malibu ku e kalon kohën duke pikturuar, duke luajtur në piano dhe duke shëtitur në plazh. “Kam një jetë të bukur dhe jam i lumtur”, – thotë aktori uellsian, i cili është në martesën e tij të tretë. “Stella është një grua e mrekullueshme që vdes për të shpenzuar paratë e mia, por ajo më ka bërë më të matur. Unë jam 75 vjeç, por më duket vetja 45 dhe i bëj gjërat me nxitim. Ajo më ndalon”, – thotë Hopkins. Gjithsesi, ai mendon se jeta e tij ka qenë e mrekullueshme: “E di që po plakem, por punoj ende dhe më pëlqen kjo gjë. Në shkollë më tallnin kur isha i vogël, por jam hakmarrë ndaj atyre fëmijëve duke u bërë ky që jam sot”. Filmi më i ri i Anthony Hopkins është “Red 2”, i cili do të shfaqet për herë të parë në fillim të muajit gusht.

 

Pitt, leksione për mësimin e tankut

Shumë mendojnë se të jesh aktor është e lehtë, megjithatë edhe VIP-at duhet të mësojnë të bëjnë edhe profesione të tjera përveçse të luajnë role të ndryshme. Kështu, i famshmi Brad Pitt po merr leksione për drejtimin e tankut në mënyrë që të jetë i gatshëm për rolin që do të ketë në filmin “Fury”, një dramë për Luftën e Dytë Botërore. Aktori i famshëm dhe kolegët e tij kanë nisur stërvitjen në Gjermani për të bërë sa më reale skenat e luftimeve.
Një burim tha për “The Sun”: “Aktorët do të bëjnë një stërvitje të rëndë fizike dhe do të marrin leksione për drejtimin e tankut. Steven Spielberg e ka bërë këtë gjë për filmin “Shpëtoni ushtarin Rajan” dhe aktorët ndiheshin me të vërtetë si ushtarë”. “Fury” do të ketë regjinë e David Ayer-it dhe në të do të interpretojë edhe aktori Shia Labeouf. Shfaqja e tij pritet gjatë vitit të ardhshëm.

 

Filmi i fundit i Gandolfinit

Një James Gandolfin i qeshur dhe me mjekër shihet në posterin e filmit të tij të fundit me titull “Enough Said”. Gjatë karrierës së tij, Gandolfini ka interpretuar në më shumë se 50 filma, por u bë i famshëm me serialin “Sopranot”, ku luante rolin e një bosi të mafias në Nju Xhersi. Filmi me regji të Nicole Holofcener do të shfaqet për herë të parë në Festivalin e Filmit të Torontos dhe do të jetë një event shumë special pas vdekjes së aktorit më 19 qershor, në moshën 51-vjeçare. I lindur në Nju Xhersi nga prindër italo-amerikanë, ai ndodhej në Romë për pushime. Ai ka pasur një karrierë të gjatë kinematografike, e cila nisi në vitin 1992. Edhe pas përfundimit të serialit popullor në 2007, Gandolfini luajti në filmin “Zero Dark Thirty” në vitin 2012, ku tregohet gjuetia për kreun e “Al-Kaedas” Osama Bin Laden dhe “Incredibel Burt Wonderstone” ne vitin 2013. Ai kishte nisur punën për një tjetër serial të HBO, i quajtur “Criminal Justice”. I martuar për herë të dytë me havajanen Deborah Lin, ai la dy fëmijë, njëri prej tyre, prej martesës së parë me Mersi Vudarski.

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency