Vesa Luma përshëndet me foto sensuale

0
188

vesa

Këngëtarja Vesa Luma ka zgjedhur këtë fotografi provokuese për të përshëndetur fansat në rrjetin social Facebook. Vesa shkruan se përshëndet ata nga Tirana e bukur ku ndodhet për disa ditë pushimesh. Por krahas fotove sensuale të saj, Vesa duket mjaft e revoltuar me personat që cenojnë të drejtat e autorit.

“A thua vallë sa budallenj mund të jenë ca individë që mendojnë se duke blloku ndonjë link me video në Youtube kanë në dorë suksesin e një X këngëtari/apo produksioni. Take it easy – talentin e suksesin nuk ta merr askush përderisa ke mënd në kokë:). Fatmirësisht Kosova dhe Ministria e Kulturës ka filluar të marrë hapa shumë serioze rreth tyre dhe jo vetëm me “Akromaks”apo “Arkivashqip” siç ishte rasti i Stupcave, po me të gjithë ata që cenojnë të drejtën autoriale. Vetëm mos të harrojnë një gjë..QENI QË NUK LEH… HAN 🙂 Ham Ham :P. By the way gjithë artistët e rinj keni kujdes nga kjo kompani sepse artistët tashmë të afirmuar nuk kanë ç’të bëjnë dhe kanë ngelur në dorë të këtyre krimineleve. Unë fatmirësisht nuk jam pjesë e asnjërit nga këto, por kam kanalin tim zyrtar që ju ftoj ta bëni subscribe :)”, – shkruan Vesa Luma në rrjetin e saj social Facebook.

 

Adelina Ismaili çmend Ulqinin

adelinaPop-ylli i muzikës shqiptare, këngëtarja Adelina Ismaili, pas një pauze i është rikthyer skenës, duke kënduar në një nga koncertet e verës në Ulqin. Ajo e di shumë mirë se si ndizet publiku dhe bëhet atmosferë e mirë. Një numër i madh i fansave të saj kanë mundur të ndjekin performancën e jashtëzakonshme të Adelinës, duke mbetur gojëhapur. E bukur dhe në formë, Adelina akoma mban sekret agjendën e verës, se a do të vazhdojë me koncerte nëpër qytete të tjera, pritet të shihet!

 

Fjolla Morina, superhot

fjollaE dimë që vajza e superhitit “FB” është duke u bërë gati për një tjetër këngë e cila do të ndezë më shumë publikun shqiptar. Madje, mësojmë se kënga do të vijë në duet me një reper të njohur shqiptar dhe është duke u bërë gati në studion e “ThreeDots”. Por vajza seksi e muzikës ka realizuar edhe disa foto nga fotografi i njohur nga Shqipëria, Juxhin Kurti, ku duket vërtetë “hot”, por dhe e ëmbël që sapo ta shohësh në foto të bën për vete. Fotot janë realizuar në Shqipëri, ku Fjolla ndihet shumë mirë dhe e lumtur.

 

Big Mama ndihet më seksi se kurrë

bigu

Këngëtarja Big Mama tani ndihet më seksi se kurrë, mbase ka arritur të realizojë dëshirën e saj në strukturimin e hijeve trupore. Tani ajo ndihet e kënaqur me peshën që ka arritur të pakësojë me mbajtjen e dietave me muaj të tërë. Mbase tani ajo u ka dhënë fund këtyre dietave, duke thënë se tani nuk kursehet fare në ngrënie të ushqimit. “Tani jam më e lumtur se kurrë për shkak se u kam dhënë fund dietave tani e disa muaj dhe vazhdoj të kem një trup perfekt. Ndërkaq, sa i përket ngrënies së ushqimit, tani nuk po kursehem fare, po ha çdo gjë që më pëlqen dhe nuk mendoj se mund të shtoj peshë sepse nuk i fitoj lehtë kilogramët”, – ka thënë ajo. Edhe pse ka pasur një peshë të madhe, Bigu asnjëherë nuk është ndjerë e kompleksuar, mirëpo kureshtja për të parë veten me një trup të bukur, e ka shtyrë që ajo të mbajë dietë dhe të pakësojë kilogramët. “Asnjëherë nuk më ka penguar trashësia që kam pasur në trupin tim, jam një tip që nuk kam fare komplekse. Mirëpo dëshira për ta parë veten se si do të dukem me një trup të dobësuar ka bërë që të mbaj dieta për muaj të tërë. Dhe tani meqë e kam arritur dëshirën dhe kam arritur të kem linja të bukur trupore, nuk kam nevojë të mbajë dietë”, – shton ajo. Bigu tani në këtë sezon vere do të bëjë edhe disa javë pushim në ndonjë plazh të bukur jashtë vendit. Mirëpo ende nuk ka vendosur se ku dhe me kë do t’i bëjë këto pushime. “Natyrisht se sezoni i verës na sjell kënaqësi dhe dëshirë për të qenë më shumë nëpër plazhe, mirëpo unë ende nuk kam vendosur se ku do të jem në këto pushime dhe me kë do të jem e shoqëruar. Por sido që të jetë uroj që këto pushime t’i kaloj sa më mirë”, – shprehet në fund ajo.

 

Miriam Cani, super e lumtur në qiellin e shtatë

miriamPasi ka kaluar pushimet në ishullin e mrekullueshëm të Maldives, këngëtarja simpatike Miriam Cani ndihet e bekuar nga njerëzit që e rrethojnë. Nuk harron kurrë të përshëndesë të gjithë fansat e saj në rrjetin social Facebook, duke i uruar përherë atyre ditë sa më të mbara dhe të lumtura. Lumturia që Albani i ka dhuruar këto ditë bukuroshes duket se e ka bërë atë të ndihet si në qiellin e shtatë, duke u dhuruar dhe të tjerëve moment gëzimi dhe harmonie. “Ju përshëndes nga qyteti i bukur i Heidelbergut:)
Ju uroj një të premte të këndshme plotë arritje dhe suksese për të shijuar më pas fundjavën e nxehtë që na pret 🙂
Love :*Miriam”, – shkruan Miriami në Facebook.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency