Matura, degët që duhet të zgjedhin maturantët

0
316

 Driçim Çaka

Pikët e fituesit të fundit 2007-2012

Kriteret ku mund të bazohen kandidatët

 

20080609201609_artikullNotat e provimeve të maturës 2013 tashmë njihen nga të gjithë maturantët. E vetmja gjë që ngelet për t’u bërë është llogaritja e pikëve nëpërmjet formulës të publikuar nga Ministria e Arsiimit. Me llogaritjen e pikëve hapi i fundit që ngelet për t’u bërë është zgjedhja e degëve. Pyetje që vijnë në mendjen e kandidatëve janë disa, duke filluar që nga dega e tyre e preferuar deri te mundësia e fundit, “të kapësh një degë në Tiranë”. Por cilat janë kriteret që i bëjnë fitues “të sigurtë” maturantët?

 

Krahasimi i pikëve

Në listën e mëposhtme të gjithë kandidatët do të gjejnë pikët e fituesit të fundit, duke filluar nga viti 2007 deri në pikët e fituesit të fundit një vit më parë. Nëpërmjet këtyre pikëve mund të bëhet një parashikim nëse kandidati ka mundësi për të fituar degën që do, duke u bazuar te luhatjet që kanë pësuar pikët e fituesit të fundit, ndër vite. Duke marrë parasysh këtë kriter duhet të bëhet dhe zgjedhja e degëve për në universitet.

 Një degë “të sigurtë”

 Në momentin që plotësohet formulari A2, të gjithë maturantët u japin rëndësi 3 ose 5 degëve të para dhe janë të sigurtë që do ta fitojnë njërën prej tyre. Ndërkohë që 5 degët e tjera i plotësojnë “pa synim” duke zgjedhur degë të një profili tjetër që nuk kanë as mundësinë më të vogël për ta fituar. Kur vjen momentin i shpalljes së fituesve shumë prej këtyre kandidatëve janë zhgënjyer, duke mos fituar asnjë degë në universitetet publike. Kjo ishte panorama që ka dënuar për disa vite rresht mijëra kandidatë. Specialistët e arsimit vënë thekësin te një zgjedhje “e mirë” të degëve. Kjo zgjedhje duhet të jetë realiste dhe secili përpara plotësimit të A2-shit duhet të marrë parasysh që mund të fitojë preferencën e parë ose preferencën e fundit. Për të qenë sa më të sigurt MASH u kërkon kandidatëve të përfshijnë në 10 preferencat e tyre degën që mund ta kenë të sigurt për të fituar. Mund të merret rasti i një kandidati që ka 5 500 pikë. Normalisht në degët shkencorë një kandidatët me këto pikë është në nivelin mesatar. Për të zgjedhur, këshillohet që 3 degët e para të zgjidhen, degët e preferuara, 4 degët e dytë të jenë ato programe studimi si, Teknologji Informacioni, pra degët “mesatare” që mund të arrihen në një nga fazat e fituesve. Ndërsa degët e fundit duhet të jenë programe që në vitet e fundit janë kapur me më pak se 5 500 pikë, duke përfshirë Matematikën, Fizikën, Kiminë etj.

 Degët e rretheve

 Shikohen nga pjesa më e madhe e kandidatë si degë që nuk vlejnë. Duke parë nivelin në rritje të universiteteve të rretheve dhe numrin e lartë të kuotave, këto degë mund të jenë një mundësi e mirë për ata maturantë që kanë nivel të ulët të pikëve, duke filluar nga 5000 e poshtë. Degët e rretheve mund të lihen në preferencat e fundit, pasi në dy raundet e fituesve për në shkollën e lartë ka ndryshime rrënjësore dhe mund të arrihet një preferencë më e mirë.

 Jo ndarje profilesh

 Nëse ke zgjedhur si lëndë më zgjedhje, Sociologji dhe Qytetari, në asnjë rast nuk duhet të zgjidhen degë shkencore. Arsyeja është e thjeshtë, koefiçenti për degët shkencore do të jetë 1 dhe niveli i pikëve mund të ulet automatikisht me 200-300 pikë për atë degë. E njëjta gjë vlen dhe për profilet e tjera. Specialistët këshillojnë kandidatët të zgjedhin degët në bazë të lëndëve me zgjedhje dhe duke parë koefiçentët përkatës të cilët gjenden në sajtin zyrtar të Ministrisë së Arsimit, te rubrika “Matura Shtetërore”.

 

Formulari A2

 Të gjitha dilemat e degëve do t’i zgjidhë formulari A2. Sipas burimeve të gazetës, formulari është në fazën e hartimit lidhur me modelin dhe procedurën që do të ndiqet. Të njëjtat burime theksojnë se nuk do të ketë ndryshime rrënjësore dhe se do të ruhet i njëjti format. Formulari fillimisht do të plotësohet online dhe më pas konfirmimi do të bëhet në ambientet e përcaktuara nga MASH për të përfunduar aplikimin. Edhe këtë vit qeveria ka miratuar një raund të tretë për të gjithë kandidatë. Ky raund do të jetë nëpërmjet formulari A3, i cili do të përmbajë të gjitha ato degë ku kuotat nuk janë plotësuar. Nëse do të ketë përsëri kuota të mbetura bosh, atëherë do të quhen “kuota të djegura”.

Listën e plotë e gjeni në brëndësi të gazetës “Standard”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency