Covid-19 në burgje, zero transparencë

0
122
Öùôïãñáößá áñ÷åßïõ ìå çìåñïìçíßá 26 Íïåìâñßïõ 2004 áðü ôéò öõëáêÝò Êïñõäáëëïý.Ðåñéóóüôåñïé áðü 5500 êñáôïýìåíïõò óôéò öõëáêÝò ôçò ÷þñáò êÜíïõí áðï÷Þ áðü ôï óõóóßôéï ôïõò äéáìáñôõñüìåíïé ãéá ôéò êáêÝò óõíèÞêåò äéáâßùóçò ôïõò.

Covid-19 është ”futur” frikshëm në institucionet e vuajtjes së dënimit. Sot u raportua për viktimën e parë që virusin vdekjeprurës e mori në burg. Ai ishte i shtruar në Spitalin Covid 2 “Shefqet Ndroqi” por gjendja e tij e rënduar shëndetësore nuk bëri që të fitonte betejën me koronavirusin. I dënuari 74-vjeç, ishte pacienti zero i burgut të Drenovës që infektoi të gjithë të tjerët.

Familjarët e të burgosurëve dhe të paraburgosurëve në të gjitha burgjet e vendit, që në total janë gati 4 800 vetë, janë të shqetësuar. Kur interesi publik për të mësuar ç’ndodht me të sëmurët e të shëndoshët brenda burgjeve ishte maksimal, dëshira e autoriteteve për ta treguar mbetet zero. Në faqen zyrtare të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, i vetmi lajm për Covid-19 është që ”Ambasada Franceze në Tiranë dhuron maska për sistemin e burgjeve”, dhe asgjë më tej. Ministria e Drejtësisë nuk ka mbajtur asnjë konferencë për shtyp siç bën çdo ditë Ministria e Shëndetësisë, ku raporton për situatën në 24 orët e fundit.

Më 9 mars u zbulua rasti i parë me Covid-19 në Shqipëri dhe më 24 mars, ministrja e Drejtësisë, Etlida Gjonaj, bëri me dije se do të liroheshin përkohësisht 600 të burgosur. Afati për lirimin e të dënuarve sipas llogarive skadoi në qershor dhe se çfarë masash ka marrë Ministria dhe Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve që këta 600 të dënuar që u rikthyen në burgje nuk u prekën gjatë ”lirisë” për 3 muaj, ende nuk dihet. Bllokimi i informacionit është i lehtë por nuk tregon asgjë më shumë, veç se papërgjegjshmëri ndaj publikut dhe mungesë serioziteti institucional.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here