KQZ pritet të mblidhet të hënën për certifikimin e tabelave të rezultateve në dy qarqe

0
210

KQZ..Florenc Drizari

KQZ vendos sot për rezultatet në Tiranë dhe Gjirokastër

Dy javë pas 23 qershorit KQZ nuk ka ende një rezultat përfundimtar në rang kombëtar

 

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet të miratoi tabelat e rezultateve për Qarkun e Tiranës dhe atë të Gjirokastrës. Pas miratimit të tabelave të rezultateve për nëntë qarqet e tjera të vendit, ato të Elbasanit, Fierit, Shkodrës, Durrësit, Kukësit, Dibrës, Beratit, Korçës, Vlorës, KQZ pritet që gjatë paradites së të hënës të miratoi edhe rezultatet përfundimtare për Tiranën dhe Gjirokastrën. Ndërkohë, pas këtyre dy qarqeve KQZ pritet të miratoi edhe rezultatet për zonën e fundit zgjedhore në vend, atë të Lezhës për të cilën ende nuk kanë përfunduar kalkulimet e shifrave.

Miratimi i rezultateve për çdo qark zgjedhor i hap rrugë certifikimit të zgjedhjeve në rang kombëtar, por pamundësia e Komisionit Qendror  të Zgjedhjeve për faktin se KQZ ndodhet prej disa muaj me katër anëtar, duket se do t’i çojë palët drejt Kolegjit Zgjedhor Pranë Gjykatës së Apelit në Tiranë.

Nëse i referohemi rezultateve paraprake, por edhe atyre zyrtare të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, koalicioni i majtë marr 84 deputet ndërsa koalicioni i djathtë 56. Këto shifra të përkthyera në numër karrigesh në Kuvendin e Shqipërisë ndahen në këtë mënyrë:

Partia Demokratike 49 vende, Partia Socialiste 66, Lëvizja Socialiste për Integrim 16, Partia Drejtësi Integrim dhe Unitet 4, Partia Republikane 3, PBDNJ 1 dhe ajo që mund të quhet partia surprizë e këtyre zgjedhjeve, PKDSH, 1 deputet.

Për sa u përket rezultateve në 9 qarqet e vendit të shpallura nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, koalicioni i majtë rezulton fitues në Qarkun e Elbasanit, Durrësit, Vlorës, Fieri, Korçës, Shkodër, Beratit, ndërsa në Kukës koalicioni i djathtë kryeson me dy deputetë më shumë dhe në Qarkun e Dibrës, të dy koalicionet kanë ndarë nga tre mandate.

KQZ në fillim të javës pritet të mbyll tabelat e rezultateve për Qarkun e Tiranës dhe Gjirokastrës, ndërsa Lezha pritet të diskutohet në ditët në vijim për faktin se ende përfaqësuesit ligjor të partive politike në KQZ nuk kanë marrë kopjet e tabelave të rezultateve.

Për Qarkun e Tiranës koalicioni i majtë ka marrë 19 deputetë, ndërsa koalicioni i djathtë ka marrë 13 deputet.

Publikimi i të dhënave zyrtare për këto tri qarqe i jep fund procesit të numërimit dhe përmbledhjes së rezultateve nga KQZ, ndërkohë që për nxjerrjen e rezultatit final, palët pritet t’i drejtohen Kolegjit Zgjedhor për faktin se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk e ka kuorumin e nevojshëm për të marrë një vendim me shumicë të cilësuar votash; vendim i cili është edhe rezultati përfundimtar i zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri.

Aktualisht subjektet politike ndodhen në korrigjimet e fundit të të dhënave të bëra nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe pas përfundimit të këtij procesi fillon edhe e drejta e animimeve në Kolegj. Procesi i animimeve në Kolegj nuk pritet të zgjasë shumë për faktin se numri më i madh i qarqeve ka kaluar pa u ankimuar dhe të dy palët presin përfundimin e procesit paszgjedhor.

 

 

 

 

LISTAT E DEPUTETEVE SIPAS QARQEVE

QARKU ELBASAN

APMI: 6 Deputet – ASHE:8 Deputet

 

QARKU SHKODËR

APMI: 5 deputet- ASHE: 6

 

QARKU BERAT

APMI: 2 Deputet

ASHE – 6 Deputet,

 

QARKU DURRËS

APMI: 6 Deputet – ASHE: 7

 

QARKU FIER

APMI: 5 Deputet – ASHE:11 Deputet

 

QARKUN KORÇË

APMI: 5 Deputet  – ASHE:7 Deputet

 

QARKU KUKËS

APMI: 3 Deputet – ASHE: 1 Deputet

 

QARKU DIBËR

APMI: 3 Deputet – ASHE:3 Deputet

 

QARKU VLORË

APMI: 4 Deputet – ASHE:8 Deputet

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency