Procesi zgjedhor 2013 Ushtria merr në mbrojtje institucionet dhe selitë diplomatike

0
149

Sonja Caka

100 vjet ushtriUrdhri/ Nën mbrojtjen e Forcave të Armatosura, 100 objekte të rëndësishme dhe ambasada. Policia bëri dje dorëzimin, e angazhuar vetëm në mbrojtje të QV-ve dhe QN-ve

 

Dy ditë para procesit zgjedhor, në kuadër të mbarëvajtjes së procesit zgjedhor, ushtria merr nën mbrojtje institucionet më të rëndësishme në vend dhe selitë diplomatike, konkretisht, ambasada, konsullata dhe rezidenca diplomatike. Drejtoritë e policive në vend janë njoftuar dje përmes një urdhri të bëjnë dorëzimin e ruajtjes së këtyre institucioneve në duart e Forcave të Armatosura. Përmes një njoftimi zyrtar për mediat, Policia e Shtetit informon se ka nxjerrë urdhrin “Për dorëzimin dhe marrjen në ruajtje të Objekteve Shtetëror, nga efektivat e Forcave Komando e Forcave të tjera të Ushtrisë”. “Përmes këtij urdhri, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka urdhëruar strukturat vendore të Policisë që të marrin masa për dorëzimin e sigurimit të objekteve shtetërore dhe të trupit diplomatik, strukturave të forcave të armatosura. Dorëzimi i këtyre objekteve do të bëhet i shoqëruar dhe me dokumentacionin përkatës të çdo objekti që ka të bëjë me garantimin e sigurisë së tyre. Ruajtja e objekteve të rëndësishme shtetërore dhe të trupit diplomatik nga efektivat e Forcave të Armatosura do të kryhet deri me datë 25.6.2013”, – thuhet në njoftimin për shtyp të shpërndarë nga Policia e Shtetit. Dorëzimi i 100 objekteve nga Drejtoritë e Policisë në Qarqe dhe Komisariatet e Policisë në Rrethe, si dhe marrja në ruajtje nga strukturat e forcave të armatosura ka filluar dje në orën 14:00 dhe do vazhdojë deri më 25 qershor.

Shtimi i QV-ve dhe QN-ve, angazhon 1 mijë policë shtesë

Fakti që për Procesin Zgjedhor Qershor 2013, u shtua numri i Objekteve të VNV-ve, si dhe QV-ve, me rreth 700 objekte më tepër se në zgjedhjet për Organet e Qeverisjes Vendore, (Maj 2011) dhe ruajtja e sigurimi i tyre kërkon angazhimin e rreth 1000 punonjësve të policisë shtesë. Prandaj është kërkuar angazhimi këto detyra i personelit policor të strukturave të Objekteve që merret në mënyrë të drejtpërdrejtë me ruajtjen e Objekteve të Rëndësishme Shtetërore. Mesditën e djeshme u zhvillua një takim në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë mes përfaqësuesve të Policisë së Shtetit, Ministrisë së Mbrojtjes dhe Shefat e Sigurisë së Ambasadave dhe Trupit Diplomatik të akredituar në vendin tonë, me qëllim garantimin e një menaxhimi sa më efikas të këtij procesi. Urdhri është nxjerrë në zbatim të akteve ligjore që normojnë detyrat e policisë dhe të forcave të armatosura në kuadër të procesit zgjedhor, si dhe Urdhrit të Përbashkët të Ministrit të Brendshëm dhe Ministrit të Mbrojtjes, dhe ka si qëllim zëvendësimin e punonjësve të policisë së ruajtjes dhe sigurimit të objekteve e planifikimin e tyre me shërbime para dhe gjatë zgjedhjeve për Kuvendin e Shqipërisë.

Institucionet që policia i dorëzon FA-së

Drejtoria e Policisë Qarkut Shkodër:

Ruan me punonjës policie 5 objekte shtetërore nga të cilat:

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër;

Konsullata Italiane;

Gjykata e Apelit;

Filiali i Bankës së Shqipërisë.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pukë.

Drejtoria e Policisë Qarkut Lezhë:

Ruan me punonjës policie 2 objekte shtetërore nga të cilat:

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë;

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin.

Drejtoria e Policisë Qarkut Kukës:

Ruan me punonjës policie 2 objekte shtetërore nga të cilat:

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kukës;

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tropojë.

Drejtoria e Policisë Qarkut Elbasan:

Ruan me punonjës policie 2 objekte shtetërore nga të cilat:

Gjykata e Rrethit Gjyqësor;

Filiali i Bankës së Shqipërisë.

Drejtoria e Policisë Qarkut Korçë:

Ruan me punonjës policie 5 objekte shtetërore nga të cilat:

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë;

Gjykata e Apelit;

Filiali i Bankës së Shqipërisë.

Konsullata Greke;

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pogradec.

Drejtoria e Policisë Qarkut Dibër:

Ruan me punonjës policie 2 objekte shtetërore nga të cilat:

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Dibër;

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Mat.

Drejtoria e Policisë Qarkut Vlorë:  

Ruan me punonjës policie 4 objekte shtetërore nga të cilat:

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë;

Gjykata e Apelit;

Konsullata Italiane;

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë.

Drejtoria e Policisë Qarkut Durrës:

Ruan me punonjës policie 3 objekte shtetërore nga të cilat:

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës;

Gjykata e Apelit;

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Krujë.

Drejtoria e Policisë Qarkut Gjirokastër:

Ruan me punonjës policie 5 objekte shtetërore nga të cilat:

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër;

Gjykata e Apelit;

Konsullata Greke;

Filiali i Bankës së Shqipërisë.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Përmet.

Drejtoria e Policisë Qarkut Berat:

Ruan me punonjës policie 2 objekte shtetërore nga të cilat:

Gjykata e Rrethit Gjyqësor;

Filiali i Bankës së Shqipërisë.

Drejtoria e Policisë Qarkut Fier:

Ruan me punonjës policie 2 objekte shtetërore nga të cilat:

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier;

Filiali i Bankës së Shqipërisë Lushnjë.

Drejtoria e Policisë Qarkut Tiranë:

Komisariati Policisë Nr. 1

Ruan me punonjës policie 3 objekte shtetërore nga të cilat:

Gjykatës Kushtetuese

Gjykatës së Lartë

Arkivit Qendror Shtetërore

Ambasadat që sigurohen me punonjës policie

1. Ambasada US Amerikane

2. Ambasada Palestineze

3. Ambasada Holandeze

4. Ambasada Rumune

5. Ambasada e Iranit

6. Ambasada Italiane

7. Ambasada e Libisë

8. Ambasada Kroate

9. Ambasada Suedeze

10. Ambasada Turke

11. Ambasada e Brazilit

12. Ambasada e Malit të Zi

Rezidencat që sigurohen me punonjës policie

1. Rezidenca US Amerikane

2. Rezidenca Italiane

3. Rezidenca Suedeze

4. Rezidenca Spanjolle

5. Rezidenca e OSBE-së

6. Rezidenca Polake

7. Rezidenca Ruse

8. Rezidenca Holandeze

9. Rezidenca për sigurinë e OKB-së

10. Rezidenca e Ambasadës së Brazilit

11. Rezidenca Iraniane

12. Rezidenca e Ambasadorit të Katarit

13. Rezidenca e Ambasadorit të Kuvajtit

14. Rezidenca e Ambasadorit të Izraelit

 Komisariati Policisë Nr. 2

Ambasadat që sigurohen me punonjës policie

1. Ambasada Ruse

2. Ambasada e Danimarkës

3. Ambasada Kineze

4. Ambasada Maqedonase

5. Ambasada Serbe

6. Ambasada Angleze

7. Ambasada Gjermane

8. Ambasada Greke

9. Ambasada Austriake

10. Ambasada e Arabisë Saudite

11. Ambasada e Egjiptit

12. Ambasada Spanjolle

13. Ambasada e Kosovës

14. Ambasada Sllovene

15. Ambasada e Zvicrës

16. Ambasada e Izraelit

Rezidencat që sigurohen me punonjës policie

Rezidenca e Zvicrës

Rezidenca Çeke

Rezidenca Angleze

Rezidenca e Arabisë Saudite

Selia e Bankës Botërore

Rezidenca e Palestinës

Selia e Menaxheres së Bankës Botërore

Selia e OKB-së “One Un Ifice”

Komisariati Policisë Nr. 3

Ambasadat që sigurohen me punonjës policie

1. Ambasada e Vatikanit

2. Ambasada Polake

3. Ambasada Hungareze

4. Ambasada Franceze

5. Ambasada Bullgare

6. Ambasada Çeke

7. Ambasada Sllovake

8. Ambasada e Kuvajtit

Rezidencat që sigurohen me punonjës policie

Rezidenca e Kosovës

Rezidenca e Ambasadës së Egjiptit

Rezidenca Bullgare

Rezidenca Sllovake

Komisariati Policisë Nr. 4

Ruan me punonjës policie 1 objekt shtetëror:

Objektin e Fizikës Bërthamore të Zbatuar

Komisariati i Policisë Kavajë

Ruan me punonjës policie 1 objekt shtetëror:

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kavajë;

Detaje

1 mijë policë me tepër se zgjedhjet e kaluara lokale janë angazhuar këtë vit, për shkak të shtimit të rritjes së numrit të QV-ve dhe QN-ve

100 objekte të rëndësishme, ambasada, seli diplomatike apo rezidenca diplomatike janë kaluar në mbrojtje të ushtrisë

 

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency