I kapet djali me 11 kg kokainë, akuza bllokon eurot, gjykata ia liron

0
246

 Elton Qyno

kokainBllokohen dhe lirohen 35 mijë euro, dyshohet se ishin përfituar nga droga

Aishe Hoxha paraqet në gjykatë fatura të agjencisë turistike në Durrës

 

Kapja e djalit me 11 kg kokainë në Francë ka bërë bllokimin e një llogarie bankare prej 35 mijë eurosh, që ishte në emër të nënës së të arrestuarit. Shuma e lekëve është bllokuar me urdhër të prokurorisë, pas dyshimeve se lekët që ishin depozituar në një bankë të nivelit të dytë, i përkisnin të ardhura nga aktiviteti kriminal të kryer në Francë nga Bledar Hoxha. Mirëpo me këtë vendim nuk është pajtuar nëna e tij, shtetasja Aishe Hoxha, e cila ka vënë sërish në lëvizje Gjykatën e Tiranës, ku ka kërkuar heqjen e masës së sekuestros së lekëve që ndodheshin të ngrira në arkën e bankës. Për të provuar se lekët nuk rridhnin nga veprimtaria kriminale e të birit, Hoxha nëpërmjet avokatit të saj, i ka paraqitur gjykatës dhjetëra fatura që tregonin depozitimin e lekëve në bankë. Këto fatura, i përkisnin një biznesi, agjenci turistike dhe biletari, që menaxhohet nga Bledar Hoxha në Durrës. Për pasojë Aishe Hoxha ka bindur gjykatën se lekët e bllokuara rridhnin si rezultat i aktivitet tregtar që ushtron prej disa vitesh në Durrës dhe jo përfitim nga trafiku i drogës. Duket se ky argument ka bindur gjykatën e Tiranës, të lirojë sasinë prej 54 mijë euro, duke hequr masën e sekuestros për këtë shumë financiare. Gjatë procesit gjyqësor prokurori i çështjes kërkoi rrëzimin e kërkesës, por që në fakt ai sipas gjykatës së Tiranës nuk dha asnjë argument se pse duhet të rrëzohej kërkesa.

Sekuestrimi nga akuza

Bazuar në vendimin e prokurorit për kryerjen e sekuestrimit rezultoi se shtetasja Aishe Hoxha është nëna e shtetasit Bledi Hoxha, i cili është arrestuar në portin e Marsejës, Francë, për transportimin e 11 kg lëndë narkotike kokaine. Shtetasja kërkuese Aishe Hoxha ka gjendje të depozituar pranë bankës “Intesa Sanpaolo” shumën prej 34.226,81. Në vendimin për kryerjen e sekuestrimit nga ana e prokurorit theksohet se sasia e parave dhe aktet mbi të cilat është krijuar marrëdhënia bankare, vlerësohet se përbëjnë prove materiale në kuadër të procedimit penal nr 825 për akuzën e “Pastrimit të produkteve të veprës penale”. Për këtë arsye nevojitet të kryhet sekuestrimi i sasisë së parave dhe akteve mbi të cilat është krijuar marrëdhënia bankare. Më datë 05 shkurt 2013 me procesverbalin ”Mbi ekzekutimin e vendimit të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë”, oficeri i policisë gjyqësore Leonard Qorri ka bërë ekzekutimin e vendimit të prokurorit datë 05 shkurt 2013, duke sekuestruar pranë bankës Intesa Sanpaolo shumën prej 34.226.81 eurosh, të depozituara në emër të shtetases Aishe Hoxha. Me marrjen e njoftimit, për këtë vendim, brenda afatit të kërkuar ligjor, kërkuesja-ankuese Aishe Hoxha, ka paraqitur kërkesën pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiran për kthimin e sendit të sekuestruar, pasi nuk ka lidhje me procedimin penal nr 825.

Faturat e agjencisë

Përfaqësuesi ligjor i kërkueses paraqiti në cilësinë e provës shkresore ekstraktin e regjistrit tregtar datë 03 qershor 2013, të lëshuar nga Qendra Kombëtare e Regjistrimit, (QKR) për të dhënat e subjektit “Person fizik” ku rezulton se subjekti “person fizik”, mban numrin e niptit K71523501D, me emër subjekti Bledi Hoxha, data e regjistrimit të tij është 23 mars 2007, vendi i ushtrimit të aktivitetit është në qytetin e Durrësit me fushë veprimtarie “Agjenci turistike dhe biletari”, dhe statusi aktiv, i pa dënuar penalisht, në aktivitetin profesional, dhe se nuk është në proces likuidimi. Gjithashtu paraqiti edhe të dhëna të lëshuara nga banka “Intesa Sanpaolo” ku pasqyrohen lëvizjet bankare të bëra pranë kësaj banke, hyrjet-daljet respektive që nga data 01 prill 2009, datë kur është hapur kjo llogari, deri më datë 01 prill 2013, duke provuar pronësinë apo posedimin e ligjshëm të sendit të sekuestruar duke theksuar se kjo shumë parash-euro e sekuestruar nga prokuroria nuk ka lidhje me procesin penal që është rregjistruar në vitin 2013 pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Kjo kërkesë nuk u pranua nga prokurori i çështjes, i cili kërkoi mospranimin e kërkesës së kërkueses Aishe Hoxha. Lidhur me sa më sipër, gjykata vëren se, për zgjidhjen e kësaj mosmarrëveshjeje duhet t’i referohemi nenit 217/1 të K.Pr.Penale, i cili parashikon se kur nuk është e nevojshme mbajtja e sekuestros për qëllime prove sendet e sekuestruara i kthehen atij që i takojnë edhe para se të merret vendimi përfundimtar. Kur është e nevojshme organi procedues urdhëron të sillen sendet e kthyera.

 

Rigels Islami u gjet në lagjen nr. 13 rreth orës 22:00

Kavajë, vetëplagoset me thikë punonjësi

i policisë, mister shkaqet e ngjarjes

 

Një punonjës policie është plagosur me mjete të mprehta në këmbë. Ngjarja u shënua mbrëmjen e djeshme në lagjen nr. 13 në plazhin e Durrësit. Efektivi i plagosur mësohet të jetë Rigels Islami, me detyrë në komisariatin e Kavajës. Nga hetimet paraprake dyshohet se oficeri është vetëplagosur, ndërkohë që është transportuar menjëherë për në spital. Nuk dihet shumë detaje mbi mënyrën se si ka ndodhur ngjarja e rëndë për burime pranë policisë së Kavajës thanë se plagosja ka qenë aksidentale dhe aspak e qëllimshme. Efektivi i policia ka pësuar një gjendje depresive dhe nisur nga kjo situatë ka vendosur siç duket ti japë fund jetës duke prerë damarët dhe prerë pjesë të tjera të trupit. Fatmirësisht kanë qenë disa prej kalimtarëve të rastit por edhe kolegët e tij që kanë arritur të shohin efektin e policisë dhe menjëherë të njoftojnë sallën operative. Pas marrjes së telefonatës është vendosur menjëherë dërgimi i një patrulle që kanë qenë afër vendit të ngjarjes. Islami është marrë nga kolegët e tij dhe transportuar në drejtim të spitalit të Durrësit ku dhe ka marrë ndihmën e parë mjekësore. Sipas bluzave të bardha shëndeti i efektivit të policisë është jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë që ngjarja tashmë po hetohet me imtësi nga komisariati dhe prokuroria e Kavajës, e cila pritet që në ditën e sotme të zbardhë plotësisht vetëplagosjen e efektivit të policisë.

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency