Sondazhi në Qakun e Tiranës Nëse zgjedhjet mbahen sot, koalicioni i Berishës merr 17 deputetë, koalicioni i Ramës merr PS 15

0
144

reserch“Euromedica Research”, sondazh në Qarkun e Tiranës me 2000 kampione

Nga një sondazh i kryer me nga kompania “Euromedica Research”, filluar në periudhën 31/05/2013 dhe me një kampion prej 2000 intervistash, rezulton se koalicioni i djathtë “Aleanca për Punësim, Mirëqenie dhe Integrim”, rezulton fituese me tri pikë para koalicionit të majtë “Aleanca për Shqipërinë Europiane”. Të intervistuarit në këtë sondazh, pyetjes se nëse zgjedhjet e përgjithshme parlamentare do të zhvilloheshin sot, i janë përgjigjur me 48.4 pikë përqindje për Partinë Demokratike dhe koalicionin e saj, ndaj 45.5 për qind që ka marrë koalicioni i  majtë. Sondazhi u zhvillua në Qarkun e Tiranës, duke përzgjedhur kampione rastësore mes 784.441 qytetarëve të kryeqytetit.

Lidhur me pyetjen në se katër vitet e ardhshme, ekonomia shqiptare do të përmirësohet, do të qendrorja e njëjtë apo do të përkeqësohet, të intervistuarit i janë përgjigjur me 81 pikë përqindje “po, do të përmirësohet”, duke treguar kështu edhe një shenjë optimizmi në kuadër të krizës globale dhe rajonale në këto vitet e fundit.

Sipas kompanisë “Euromedica Research” qëllimi i këtij vëzhgimi ka qenë përmbledhja e mendimeve të banorëve të Qarkut të Tiranës nga mosha 18 vjeç e sipër, rreth disa figurave politike shqiptare, aktualitetit politik dhe rreth votimit në zgjedhjet e ardhshme parlamentare që pritet të mbahen më 23 qershor.

Kampionët që janë përzgjedhur për realizimin e këtij sondazhi janë realizuar nëpërmjet shtresëzimit proporcional të shumëfishtë, bazuar mbi gjininë, grup-moshën, prefekturën dhe rrethin e banimit. Kompania argumenton se të dhënat lidhur me madhësitë absolute dhe përqindjet e karakteristikave të sipërpërmendura janë marrë nga INSTAT dhe i referohen vitit 2011.

Në tërësi për realizimin e këtij sondazhi është përzgjedhur popullimi duke u nisur nga votues, për çdo rreth, mbi të cilën përcaktohet fillimisht popullsia 18 vjeç e sipër të ndërthurura me gjininë dhe moshën. Gjithashtu kompania shpjegon se gjatë studimit janë përdorur instrumentat DBSTAT, SPSS, EXCEL.

Për grumbullimi n e të dhënave sipas “Euromedica Research”,  është përdorur intervista telefonike nëpërmjet metodës C.A.T.I. (Computer Aided Telephone Intervieëing).

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency