Hakmarrje në Tiranë Ekzekutohet me 3 plumba pronari i autoshkollës, Lugj Dukagjini

0
163

Sonja Caka

luigjiDyshimi, vrasja për shkak të ngjarjeve të importuara nga Londra prej ish-emigrantit 45-vjeçar. Policia shoqëron 8 persona për të zbardhur ngjarjen, identifikohet furgoni që largoi dy autorët

 

Ekzekutimi i një 45-vjeçari ka tronditur kryeqytetin në orët e para të mëngjesit. Viktima, i cili ka humbur jetën menjëherë pas breshërisë së 3 plumbave në trupin e tij, u identifikua si Luigj Dukagjini nga Mamurrasi dhe banor prej disa kohësh në Tiranë. Babai i dy fëmijëve, pronar i një autoshkolle në rrugën ku ndodhi atentati, është qëlluar sapo ka zbritur nga automjeti ngjyrë gri me targa TR 0499 R. Sipas policisë, viktima Dukagjini banonte me gruan dhe fëmijët te lagjja “Kodra e Priftit” dhe në rrugën “Hoxha Tahsim” kishte hapur prej disa kohësh biznesin e tij, autoshkollën “Europa”. Nga të dhënat e para policore mësohet se viktima është qëlluar nga afër prej autorit dhe pasi është bindur për vdekjen e 45-vjeçarit, autori i krimit është larguar me një furgon të bardhë me targa të Kosovës. Policia, e cila ka mbërritur menjëherë në vendngjarje, ka ngritur postblloqe dhe ka nisur nga puna për kapjen e autorëve të ngjarjes.

Ngjarja

Ngjarja e rëndë ka ndodhur mëngjesin e djeshëm, rreth orës 8: 30, në rrugën “Hoxha Tahsim” në kryeqytet. Si pasojë e të shtënave me armë zjarri humbi jetën 45-vjeçari Luigj Dukagjini, i cili u qëllua me armë sapo doli nga makina e tij për të shkuar në autshkollën “Europa” që gjendje në këtë rrugë. Viktima Dukagjini është dërguar menjëherë në Spitalin Ushtarak, ku ka ndërruar jetë pak minuta pasi ka mbërritur aty, për shkak të plagëve të rënda që ka marrë nga të shtënat me armë. Policia, e njoftuar për ngjarjen, ka mbërritur menjëherë në vendngjarje ka nisur nga puna për identifikimin e viktimës dhe gjetjen e autorëve. Nga të dhënat e para mësohet se në trupin e viktimës janë derdhur 3 plumba, të cilët i kanë shkaktuar vdekjen. Menjëherë ka nisur marrja në pyetje e personave që kanë parë ngjarjen, ndërsa është mësuar se autori është larguar me një furgon të bardhë me targa Kosove nga vendngjarja. Policia ka njoftuar gjithë patrullat dhe kolegët në rrethe për të identifikuar një furgon të bardhë me targa Kosove, ndërsa dyshohet se pas krimit, autorët janë larguar drejt veriut të vendit. Uniformat blu kanë nisur hetimet për ngjarjen, ndërsa po hetohet mbi të shkuarën e viktimës nëse ka pasur konflikte të hapura. Sipas bluve, viktima dyshohet se më herët është marrë me veprimtari të paligjshme në Angli dhe ekzekutimi i tij mendohet se ka të bëjë me larje hesapesh pikërisht për shkak të këtyre veprimtarive. Ndërkaq në ambientet e komisariatit janë shoqëruar plot 8 persona, të dyshuar si persona që kanë dijeni për ngjarjen dhe mund të ndihmojnë në zbardhjen e saj. Ndërkohë, në pyetje janë marrë edhe të afërm dhe miq të viktimës, të cilët pritet të japin ndihmë në identifikimin e autorëve të vrasjes.

Hetimi

Burime zyrtare policore bëjnë me dije se Luigj Dukagjini ka ardhur nga Mamurrasi rreth dy vjet më parë dhe ka dy fëmijë, ndërsa mësohet se banonte te “Kodra e Priftit”. Dyshohet se prej një kohe të gjatë gati 10-vjeçare, viktima ka jetuar në Britani, nga ku dyshohet të jenë importuar edhe problemet që çuan në vrasje. Grupi hetimor është duke hetuar të shkuarën e 45-vjeçarit në Britani, ndërsa ka qenë i përfshirë në aktivitete kriminale çka mund të sillnin e këtë vrasje. Mësohet se para se Dukagjini të kthehej në Shqipëri, i kanë vrarë në Londër kunatin, përkatësisht burrin e motrës. Policia është fokusuar në ngjarjet jashtë vendit, pasi në Tiranë viktima njihej si një person pa precedentë të mëparshëm penalë, pa ndonjë konflikt të hapur, kjo e konfirmuar edhe nga bashkëshortja e të ndjerit, si dhe si një person që nuk ka denoncuar ndonjë kërcënim të mundshëm në adresë të tij. Megjithatë, policia shpreson që kamerat e sigurisë së bizneseve pranë vendit ku ndodhi ngjarja të kenë filmuar momentin e krimit, duke sjellë në këtë mënyrë edhe identifikimin e autorit. Grupi hetimor ka sekuestruar pamjet e filmuara, ndërkohë që po regjistron çdo moment, dëshmi apo detaj që mund të çojë në zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje.

Dinamika

Autori i krimit duhet të ketë planifikuar prej ditësh ekzekutimin e pronarit të autoshkollës, Luigj Dukagjini. Kjo pasi, 45-vjeçari nuk banonte në rrugën ku u vra por një një tjetër lagje, ndërsa është pritur momenti kur ai ka mbërritur, rruga nuk ka qenë e mbipopulluar dhe ka studiuar edhe mënyrën sesi duhej të dilnin nga vendi i ngjarjes. Burime policore konfirnojnë këtë dyshim, duke shtuar se autorët e kanë ndjekur dhe kanë ditur me përpikmëri çdo lëvizje të Luigj Dukagjit, kur kanë organizuar vrasjen e tij. Ai kishte vetëm 2 vjet që ishte vendosur me familjen e tij në zonën e Kodrës së Priftit në Tiranë. Dukagjini kishte një autoshkollë pranë rrugës “Hoxha Tahsim”, dhe ky ishte motivi pse kishte parkuar aty automjetin kur ndodhi ngjarja. Megjithatë, ka pasur persona që kanë parë ngjarjen dhe kanë rrëfyer për policinë çfarë ka ndodhur. Kanë qenë të paktën dy dëshmitarë që kanë dhënë detaje rreth personave që kanë marrë pjesë në ngjarje, automjetit të përdorur dhe deri te targat e tij. Pas ngjarjes, policia ka shoqëruar edhe 8 persona, të cilët kanë dijeni rreth ngjarjes.

Detaje

3 plumba janë derdhur mbi trupin e Luigj Dukagjinit, pronarit të autoshkollës “Europa” në rrugën “Hoxha Tahsim”

10 vjet dyshohet të ketë ndenjur si emigrant në Londër 45-vjeçari dhe prej pak kohësh ishte kthyer në Shqipëri

8 persona janë shoqëruar nga policia e kryeqytetit, si persona që kanë dijeni për ngjarjen

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency