Artet pamore Nimani, fotografi i ditës nga “The Guardian”

0
120

Turkey Daily Life

Fotografi nga Kosova, Armend Nimani, është përzgjedhur si njëri prej fotografëve të ditës nga gazeta prestigjioze e Londrës, “The Guardian”.

Nimani, i cili punon për agjencinë e lajmeve AFP është përzgjedhur për fotografinë që ja ka bërë një boksieri kosovarë. Përpos, Nimanit ne po sjellim edhe 10 fotot më të mira që “The Guardian” ka zgjedhur për ditën e sotme.

Bëhen komentet një për një, sipas fotove dhe rrethanave kur është shkrepur aparati. Në mund të botojmë pak prej tyre, si “Macja e zezë me breshkën”, shoqëruar me komentin: As breshka dhe as lepuri nuk janë të qeta. Selma është breshka që shikon drejt e në sy macen e humbur në afërsi të sheshit Taksim në Stamboll të Turqisë, i cili s’po gjen qetësi kohëve të fundit shkak i protestave.

Një foto tjetër: Një punëtore fshinë lotët në deskun informativ të Televizionit Shtetëror grek ERT në Athinë. Qeveria e Greqisë premtoi të mërkurën se do të ri lëshoj në transmetim televizionin pasi një natë më parë e mbylli atë.

Pakistanezja, Shimraz Younis, 10 vjeç, mbledh argjilë përderisa punon në një fabrikë edhe pse sot ka qenë Dita Botërore kundër Punës së Fëmijëve në një lagje të Islamabadit në Pakistan. Shimraz fiton në ditë 200 rupe apo 2.03 dollarë në ditë.

Pamja e një vendi bregdetar dhe një notuese komentohet në foto: Kjo gjë mund të përfundoj në lot. Notuesja australiane Chloe McCardel zhytet në ujë nga shkëmbi Marina Hemingway në Havana të Kubës. McCardel do të përpiqet që të kaloi e para ngushticën e Floridës me not edhe pse në këtë pjesë ka shumë peshkaqenë. Ajo nuk ka pranuar që të mbrohet nga ndonjë ekip e peshkatarëve edhe nëse humbet jetën.

Një boksier i ri ushtron para ndeshjes së tij gjatë shënimit të Ditës së Çlirimit të Prishtinës në Kosovë. 12 qershori i vitit 1999 është dita kur agresori serb u largua nga Kosova dhe u vendos misioni paqësor i NATO-s duke larguar forcat policore serbe, ushtarake dhe paramilitare nga Kosova.

Foto nga një kopje e rrallë e librave me stripa e Action Comics e vitit 1938 e cila është gjendur pas 70 viteve në një shtëpi të vjetër të Minesotës në SHBA. Është seria e parë që flet për Supermenin dhe është shitur 175 000.

Revolucioni i ndërrimit të automjeteve: Tri kompani çeke kanë bërë një skuadër duke krijuar një biçikletë elektronike që mund të fluturoi. Ajo kontrollohet me telekomandë, ndërsa biçikleta ka rezultuar me test të suksesshëm i cili është mbajtur në një sallë ekspozitash në Pragë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency