Dhimbja e kokës, si ta luftojmë?

0
231

DHIMJA Një dhimbje e fortë dhe pulsante që godet vetëm një pjesë të kokës, keqësohet njëherësh me mundimet fizike (ndonjëherë mjafton një lëvizje e thjeshtë e kokës) dhe shoqërohet me marrje mendsh, të vjella, bezdisje nga drita, zhurma dhe erëra të veçanta

 

Dhimbja e kokës është një nga dhimbjet më të zakonshme, por edhe një nga më të nënvlerësuarat, madje edhe nga ata që vuajnë prej saj. Mes 150 dhimbjeve të kodifikuara të kokës, 12 janë format kryesore, nga të cilat më të përhapurat janë migrena, cefalea tensive dhe cefalea e përqendruar. Dhimbja e kokës na dëshpëron të gjithëve dhe sipas shkencëtarëve në Harvard, gjysma prej nesh preket nga ajo të paktën një herë në muaj. Specialistët kanë zbuluar se përveç njerëzve kronikë, pjesa tjetër e popullsisë ka më shumë shqetësime gjatë muajve të verës. Pasi në këtë kohë ekspozimi në diell është i madh, dhe kjo shkakton çrregullim. Megjithatë, pjesa më e madhe e dhimbjeve të kokës nuk shkaktohet nga ndonjë sëmundje. Sheqeri i pakët në gjak mund të shkaktojë dhimbje koke. Ata që zgjohen në mëngjes me dhimbje koke mund ta kenë si reagim ndaj sasisë së pakët të sheqerit në gjak, të shkaktuar nga mungesa e ushqimit në stomak gjatë natës. Mund të jetë rezultat i sëmundjeve apo lëndëve kimike. Një në 100 persona rrezikon ta ketë dhimbje koke kur kalon orgazëm. Studimet kanë treguar se kjo është tre herë më e zakonshme tek burrat, kjo sipas kërkimeve në Universitetin e Mançesterit. Dhimbje të papritura dhe të forta gjatë kohës së orgazmës mendohen se vijnë nga ndryshimi i qarkullimit të gjakut. Ato mund të shoqërohen edhe me stres. Shkaku ekzakt është i panjohur; mund të përfshihen disa faktorë. Dhimbja e kokës nga tensioni shkaktohet të paktën pjesërisht nga mënyra si nervi i kokës, qafës dhe shpatullave ndjen dhimbje. Kontraktimi i muskujve i shkaktuar nga stresi, depresioni, ankthi dhe pozicioni i qëndrimit mund të shkaktojnë një dhimbje koke; po kështu edhe mbushja e dhëmbëve, muzika e lartë dhe lodhja e syve.
Migrena – Një dhimbje e fortë dhe pulsante që godet vetëm një pjesë të kokës, keqësohet njëherësh me mundimet fizike (ndonjëherë mjafton një lëvizje e thjeshtë e kokës) dhe shoqërohet me marrje mendsh, të vjella, bezdisje nga drita, zhurma dhe erëra të veçanta. Kriza e provokuar nga një zgjerim i tepërt dhe i papritur i enëve të gjakut në kafkë, mund të zgjasë nga 4-72 orë dhe ka tendencë të rikthehet. Ata që janë me fat i lajnë hesapet një herë në gjashtë muaj, të tjerë çdo muaj dhe madje edhe çdo javë. Gratë vuajnë më së shumti nga një dhimbje e tillë.

Zgjidhja sipas masës
Është shumë e rëndësishme të ndërhyhet shpejt, madje në disa raste edhe për të parandaluar. Një ndërhyje e tillë shërben jo vetëm për të ulur kohën dhe frekuencën e dhimbjeve, por edhe për të evituar që dhimbja të bëhet kronike. Nëse nuk kurohen, dhimbjet e përsëritura të kokës kanë prirje të shfaqen sërish dhe çdo herë me një intensitet më të madh.

 

 

Format në të cilat shfaqet dhimbja e kokës, si ti shmangim?

Ushqime me fibra, për të evituar sinozitin
Ushqime me fibra që në mëngjes. Kjo është një nga këshillat bazë për të mbajtur sa më larg sinozitin. Sipas specialistëve shumë nga ushqimet e veçanta ndikojnë në mirëqenien tonë, por një ndryshim i veçantë që rrit nivelin e energjive ndodh kur njeriu ha për mëngjes një ushqim të pasur me fibra. Është provuar se fibra rrit nivelin e energjive, ka një efekt pozitiv në
funksionimin e organeve. Dhjetë faktorë ndikojnë kryesisht në shkaktimin e sëmundjes së sinozitit, pjesa më e madhe e të cilave është e lidhur ngushtë me stresin, kushtet psikologjike dhe shkaqe arteoriale, dhe helmet e ndryshme. Tre janë medikamentet
që përdoren për kurimin e sinozitit, medikamentë që kryesisht përmbajnë kafetinë. Ato përdoren dhe janë të këshillueshme jo vetëm për pacientët në vendin tonë, por në të gjithë botën.

Fitnesi largon spondiliatrozën
Ushtrimet aerobike dhe kohët e fundit fitnesi, është një ndër aleatët më të mirë për të larguar sëmundjen e spondiliatrozës. Sipas specialistëve, çdo njeri duhet të bëjë të paktën 10 minuta ushtrime në ditë për të vënë në lëvizje muskujt e kokës, që kanë edhe lidhje të drejtpërdrejtë me palcën kurrizore. Sipas specialistëve çdo mëngjes koka duhet të lëvizet mbi 20 herë majtas-djathtas, dhe qafa duhet të rrotullohet po kaq herë, dhe menjëherë pas ushtrimeve duhet të bëhet një dush me temperaturë normale. Të gjitha këto shërbejnë për të evituar dhimbjet nga spondiliatroza gjatë ditës. Tre forma të spondiliatrozës njihen nga mjekësia. Ato janë migrena e zakonshme, e veçantë dhe ajo me orar. Sipas mjekëve spondiliatroza me orar është më e rrezikshme.

Barishtet që kurojnë migrenën
Thuhet se migrena është dy herë më shumë prezente tek femrat se sa tek meshkujt. Sipas shkencëtarëve përveç barnave migrena mund të shërohet plotësisht me Mjekësi Popullore. Madje shkencëtarët e quajnë këtë si Mjekësi Alternative. Pasi sipas tyre barishtet që i përdorim për mjekim në Mjekësi Popullore nuk janë vetëm ilaçe, ato janë (shumica e tyre) pjese e ushqimit të përditshëm që njerëzit bashkëkohor gjithnjë e më shumë janë duke i përdorur.
Tre forma të migrenës njihen nga mjekia. Ato janë migrena e zakonshme, e veçantë dhe ajo me orar. Sipas mjekëve migrena me orar është më e rrezikshme. Ndërkohë që 10 faktorë ndikojnë kryesisht në shkaktimin e sëmundjes së migrenës, pjesa më e madhe e të cilave është e lidhur ngushtë me stresin, kushtet psikologjike dhe shkaqe arteoriale.

 

 

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency