Vajza e Michael Jackson tenton vetëvrasjen

0
138

paris jackson picturesParis Jackson, vajza 15-vjeçare e Micheal Jackson, u shoqërua me urgjencë në një spital në Los Anxhelos, pasi tentoi vetëvrasjen pasditen e së mërkurësEnde është e paqartë se nëpërmjet çfarë mënyre tentoi Paris të vetëvritej, ndonëse burime jozyrtare spekuluan për marrjen e një mbidoze ilaçesh, por lajmi për tentativën u konfirmua nga burime brenda familjes dhe vetë nëna, Debbie Rowe. Aktualisht, gjendja shëndetësore e 15-vjeçares paraqitet e stabilizuar dhe jashtë rrezikut për jetën. Një avokat i Katherine Jackson, gjyshes kujdestare, në një deklaratë shkruante se “vajza vazhdon të vuajë humbjen e babait”, por shtoi se një ngjarje e tillë ishte tërësisht e paparashikuar. Në rrjetin shoqëror Twitter, e frymëzuar nga një tekst i këngës “Yesterday” të “The Beatles”, një ditë përpara tentativës së dështuar të vetëvrasjes, Paris shkruante: “Dje, të gjitha telashet e mia dukeshin se ishin larguar larg, por sot janë rikthyer për të qëndruar”. Nuk është e qartë nëse depresioni i adoleshentes është i lidhur vetëm me humbjen e babait dhe jetën e vetmuar që bën larg nënës natyrale apo për shkak të konflikteve brenda familjes Jackson për pasurinë e lënë nga Micheal, konflikte që kanë çuar deri në përballje fizike e ligjore midis motrave e vëllezërve të këngëtarit të ndjerë e tre fëmijëve të tij.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency