Biber në 2014 vizitë në hapësirë

0
138

biberPër të gjithë ata që kanë një antipati për Justin Bieber, vjen një lajm i mirë, në 2014-n ai nuk do të jetë më midis banorëve të këtij planeti… por vetëm për disa orë. Ishte vetë stafi i këngëtarit, ai që konfirmoi se 19-vjeçari ka paguar një shumë prej 250 mijë dollarësh, për të qenë pjesë e projektit hapësinor të Richard Branson, i cili po ndërton një aeroplan, ku janë bashkuar konceptet e anijes kozmike, në gjendje për të fluturuar në prag të hapësirës. Programi, i cili pritet të nisë nga puna në vitin e ardhshëm, pritet që t’i ofrojë klientëve udhëtime përrallore në orbitën e Tokës, për bileta që do të variojnë nga 250 mijë deri në një milionë dollarë personi. Ashton Kutcher dhe Leonardo di Caprio gjithashtu kanë prenotuar vendin e tyre, kur projekti të bëhet funksional, ndërsa interesim ka shfaqur edhe Angelina Jolie, Beyonce e Jay Z. Nën drejtimin e Branson, është drejt përfundimit modeli i avionit, në gjendje që të fluturojë deri në stratosferë, deri pranë orbitës hapësinore të Tokës. Udhëtimi, do të jetë në gjendje t’i ofrojë pasagjerëve përvojën e mungesës totale të peshës, përgjatë disa minutave në kulmin e ngjitjes së tij.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency