Koshi im është një thesar!

0
161

5 qershor koshi plehnat

Mendoni, Hani dhe Ruani – me një temë të tillë edhe për vitin 2013 vjen rasti i përvitshëm i sensibilizimit dhe shqetësimit kolektiv përmes Ditës Botërore të Mjedisit. Ndryshe këto arsye angazhojnë jo pak herë njerëz të kinemasë duke mbajtur një qëndrim politik, përmes dokumentarëve të tyre. “Ma poubelle est un trésor” (Koshi im është një thesar) i regjisorëve Martin Meissonnier dhe Pascal Signolet, i viti 2010, 90 min është një prej dokumentarëve që gjen terren ndoshta më shumë në Shqipëri. Ky “film” u shfaq mbrëmë në Akademinë Marubi në bashkëpunim me Ambasadën e Francës në Shqipëri, me rastin e Ditës Botërore të Mjedisit 2013. Plastika, mbetjet elektronike, mjekësore më shumë të absorbuara sesa të shkarkuara në ujëra të zeza, molekulat e pashkatërruara që vijnë nga nano-teknologjia… këto

mbeturina janë çështje gjithnjë e më të mëdha për shoqërinë tonë të konsumit. Nuk zënë vetëm vend por janë dhe të neveritshme. Nëntokë, ata shpërbëhen në shtresa ujëmbajtëse, dhe ne më pas i pimë. Po të digjen, ata mund të përhapen në atmosferë, dhe ne t’i thithim. Në të gjitha këto raste, akumulimi i tyre afatgjatë na helmon. Por planeti nuk është dënuar për t’u transformuar në një kazan gjigant. Kudo në botë, ka nisur gara për të krijuar një botë më të pastër, ku mbeturinat do të kthehen në burime, dhe do të zëvendësojnë lëndët e para të cilat po bëhen përditë të rralla. Deponitë sot janë ndoshta minierat e së nesërmes. Ky film është më shumë se një vëzhgim alarmuese, dhe jep një sërë zgjidhjesh optimiste për të ardhmen.

Ndërsa sonte prezantohet dokumentari “Meditation, Creativity, Peace”, i ndjekur nga një bisedë me drejtuesin e Shoqatës Aksion Plus. 71 min – 2012 – USA. Ky dokumentar – i drejtuar nga studentët e filmit dhe një ekip kameramanësh të David Lynch Foundation Television gjatë një periudhe dy-vjeçare – ndjek drejtorin gjatë një turi në 16 vende, në të gjithë Evropën, Izrael dhe Brazil, ku ai flet me studentët e universiteteve dhe punonjësit publik mbi temat për të cilat ai është më i apasionuar: meditimin, filmat e tij, paqen botërore dhe fondacionin e tij të bamirësisë. Filmi i prezanton publikut një look të veçantë të punës së Lynch-it nëpërmjet leksioneve të tij në shkolla më të mira ndërkombëtare të filmit dhe nëpërmjet intervistave ballë për ballë.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency