Auditi Shefat nën hetim, Kosova: Abuzim me ilaçet dhe faturat 10 për qind e foshnjave ndihmohen të marrin frymë

0
186

Blerta Mrishaj

halimiKosova: Prioritet shëndeti i nënës dhe i fëmijës

 

Abuzim me faturat e medikamenteve dhe rekomandim të pacientëve drejt spitaleve private. Këto janë ndër akuzat që rëndojnë tek disa prej mjekëve të Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, pas auditit të kryer në një prej sektorëve më të rëndësishëm shëndetësor. Auditi që po zhvillohet në institucionet shëndetësore janë konstatuar edhe abuzime me faturat e medikamenteve nga ana e mjekëve. “Mendoj që e ka dëmtuar më shumë sistemin shëndetësor kanë qenë faturat fiktive, që kanë hyrë fatura po jo ilaçe, dhe u është dashur qytetarëve që ti blejnë nga xhepi sepse këtu mund të ketë vende për shumë abuzime. Mos t’i shkojë mendja asnjërit që unë të ndaloj për ta pastruar dhe për ta bërë sa më transparente rrugën e menaxhimit të buxhetit që qeveria i drejton pacientit”, – tha Halimi. Këto deklarata kreu i Shëndetësisë i bëri gjatë një takimi me mjekë të maternitetit “Koço Gliozheni” në Tiranë, i cili ka pasur në fokus projektin më të fundit që po zbatohet në këtë institucion që lidhen me ndihmën mjekësore që duhet ti japim një fëmijë në kushtet e shtëpisë. Në këtë takim kanë qenë të pranishme edhe shumë nëna të reja.

Problemet

Sakaq në fund të aktivitetit, duke iu përgjigjur interesit të medias, ministri i Shëndetësisë paralajmëroi masa ndëshkuese, bazuar në ligj, për çdokënd që abuzon me detyrën në sistemin shëndetësor. ”Do të ndjek me rigorozitet, me këmbëngulje, çdo lloj hapi që ligji përmban që të mos e shpëtojë nga dara e drejtësisë apo gjykimit ai që ka abuzuar”. Duke iu referuar rezultateve të auditit të ndërmarrë nga MSH, ministri Kosova theksoi se mangësitë e evidentuara deri tani janë të lidhura me mungesat e barnave, ndërkohë që, sipas tij, faturat fiktive kanë dëmtuar sistemin shëndetësor. “Ajo që ka dëmtuar më shumë sistemin shëndetësor janë faturat fiktive, që kanë hyrë fatura, por jo ilaçe dhe u është dashur qytetarëve t’i blejnë nga xhepi”, – tha Kosova, ndërsa theksoi se këto raste po evidentohen. “Unë do të ndaloj në rrugën për ta bërë sa më transparente rrugën e menaxhimit të buxhetit që qeveria i drejton pacientit”, – theksoi më tej ministri i Shëndetësisë. Kosova solli në vëmendje dhe një tjetër fakt, të konstatuar më së shumti në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë. “Ndoshta ndonjë shef shërbimi, i prirë nga puna në sektorin privat, ose spitalet private, mund të paraqesë pengesa për pacientët. Kam të gjitha pikat e komunikimit për të qenë në brendësi të situatës dhe nëse një shef shërbimi u thotë pacientëve që do të anulohet operacioni, sepse mungon një ilaç, absolutisht që ky do të përplaset me të gjitha masat ligjore që kam në dorë për të bërë me atë që abuzon me sektorin shëndetësor”, – tha Kosova. Ministri i Shëndetësisë paralajmëroi përballje me masat ndëshkuese ligjore çdokënd që bën në kundërshtim me interesin e pacientëve.

Materniteti

Ministri Kosova ka vënë theksin tek rajonalizimi i kujdesit shëndetësor afër çdo nëne dhe fëmije. Pranë maternitetit të ri “Koço Gliozheni” në Tiranë vazhdon trajnimi i personelit mjekësor për lindjet e fëmijëve dhe menaxhimin e rasteve urgjente. “Ne flasim për minutën e parë të jetës së foshnjës që mund të përcaktojë të ardhmen e këtij fëmije si në drejtim të jetës dhe të zhvillimit të fëmijës. Për këtë arsye, i vihet rëndësi momenteve të para dhe kjo kërkon njerëz që kanë njohuri, por dhe aftësi të veprojnë”, – u shpreh mjeku Eduart Tushe, shef i Shërbimit të Neonatologjisë në maternitetin e ri. Tushe theksoi se, “në shumicën dërrmuese të rasteve, rreth 90 % lindin mirë dhe nuk kanë nevojë për ndonjë ndihme, janë në gjendje vetë të bëjnë kalimin nga barku i nënës në mjedisin e jashtëm”. Por, sipas tij, në 10 % rasteve duhen ndihmuar të marrin frymë, në 1 % do të duhet një ndihmë shumë e kualifikuar. “Ndaj ne i japim rëndësi të madhe trajnimit të personelit shëndetësor”, – theksoi Tushe, sipas të cilit, është propozuar që kjo pjesë të jetë në edukimin e vazhdueshëm mjekësor. “Çdo person që pret lindje duhet të kalojë një trajnim të kësaj natyre dhe të certifikohet si i aftë për të pritur lindje për të marrë pjesë në të”, – nënvizoi më tej Tushe, sipas të cilit, në trajnim marrin personel jo vetëm nga niveli terciar, por dhe nga shërbimi shëndetësor parësor.

 

Punimet

Nis asfaltimi i bulevardit “Petro Nini Luarasi”

Përmirësimi i situatës meteorologjike u ka mundësuar firmave kontraktore të nisin fazën e fundit, atë të asfaltimit të punimeve në shumë rrugë të kryeqytetit. Kryebashkiaku Basha ka inspektuar mbrëmë punimet për asfaltimin e bulevardit “Petro Nini Luarasi”, në njësinë bashkiake nr. 2. Me një investim prej 63,7 milionë lekësh, ky bulevard me gjatësi 805 metra i është nënshtruar rikonstruksionit të plotë. Në këtë rrugë janë ndërtuar të gjitha shtresat e nevojshme të inxhinierisë nëntokësore, të ujësjellës-kanalizimeve, kabllot e telefonisë dhe internetit. Janë vendosur mbi 50 shtylla të reja ndriçimi aktual dhe janë mbjellë mbi 150 fidanë të rinj pemësh.

 

Investimi

Basha: Qytetarët të lënë pas kohën e konfliktit politik

Kryebashkiaku Lulzim Basha gjatë inspektimeve të punimeve në segmentin lidhës midis rrugës “Elez Isufi” dhe “Ali Gjuzi” ftoi qytetarët e Tiranës të ecin përpara dhe të mos kthehen prapa në kohën e baltës, të pluhurit dhe konfliktit politik. Me një investim prej 22.2 milionë lekësh, Bashkia e Tiranës ka ndërtuar një rrugë tërësisht të re për banorët e njësisë bashkiake nr. 11. Ndërtimi i kësaj rruge, me gjerësi 10 metra, me trotuare nga 1.5 m në të dyja anët e saj, ka akomoduar edhe kolektorin e ujërave të zeza. Në këtë rrugë është ndërtuar rrjeti i ujësjellësit, kanalizimeve të ujërave të bardha, sinjalistika rrugore, ndriçimi etj. Kryetari i Bashkisë së Tiranës tha se ky investim transformon jo vetëm standardin e jetesës së banorëve në këtë zonë të kryeqytetit, por rrit edhe vlerën e pronës së tyre. Basha ka bërë të ditur se buxheti i bashkisë ka parashikuar 16 milionë euro investime për njësinë bashkiake nr. 11, e cila prej vitesh ishte lënë në harresë. “Kjo rrugë ku ndodhemi sot nuk është veçse fillimi, është fillimi i një premtimi të bërë dhe të mbajtur, por është edhe fillimi i ecjes përpara me projektet e Bashkisë së Tiranës, i lënies prapa të paragjykimit, harresës dhe prapambetjes në këtë njësi bashkiake, por edhe shumë e shumë të tjera nga qendra në periferi. Dua të siguroj banorët e njësisë bashkiake nr. 11, që paketa investuese e Bashkisë së Tiranës për këtë zonë të lënë në harresë prej dhjetëra vitesh është për vitet 2012-2013-2014, të kombinuar mbi 16 milionë dollarë dhe rrugë me këtë standard e me këtë cilësi po projektohen e ndërtohen anembanë kësaj zone, duke filluar me vetë vazhdimin e kësaj rruge në drejtim të Komunës së Paskuqanit, me rrugën “Isuf Gërvalla” që ndodhet këtu afër e gjithë bllokun përreth tij, me gjithë rrugicat që lidhen të cilat po kështu përmes projekteve të Bashkisë do i nënshtrohen një rikualifikimi urban apo thënë me fjalë të thjeshta kanalizimeve, asfaltimit, trotuareve dhe ndriçimit, njësoj si në këtë rrugë ku ndodhemi sot”, – tha Basha. Kryebashkiaku Basha u ka bërë thirrje qytetarëve të Tiranës të vazhdojnë së bashku rrugën e transformimit të kryeqytetit, duke i dhënë fund njëherë e përgjithmonë kohës së baltës, të pluhurit dhe konfliktit politik.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency