Akuza e prindërve: Policët na dhunuan vajzën e sëmurë

0
189

Elton Qyno

dhune ndaj graveProkuroria nuk fillon hetimin për dhunën ndaj të sëmurës mendore

A. Ibrahimi, pas marrjes në pyetje në polici, u shtrua në spital

 

Dy prindër nga Tirana kanë denoncuar disa efektivë të policisë së kryeqytet për dhunë ndaj vajzës së tyre me probleme mendore. Gyner Ibrahimi dhe Pëllumb Luto tregojnë se vajza e tyre, A. Ibrahimi, vuan nga çrregullime mendore dhe shpeshherë largohet pa dijeninë e tyre nga banesa, duke mos u kthyer për tre deri në katër ditë. Gjatë kohës së qëndrimit larg ambientit familjar, dy prindërit Ibrahimi kanë pretenduar se vajza e tyre është shoqëruar me persona me precedentë penalë, duke arritur deri aty sa të konsumojë edhe lëndë narkotike. Në kushtet e mungesës së vajzës në shtëpi, dy prindërit i janë drejtuar për ndihmë policisë së Tiranës, e cila, pasi ka kryer kontrolle, ka arritur të gjejë vajzën e çiftit Ibrahimi nën shoqërinë e disa personave. Menjëherë është bërë shoqërimi i saj në komisariat dhe pas marrjes në pyetje, vajza është shtruar në spital, pasi ka qenë në gjendje të rëndë shëndetësore. Dy prindërit e A. Ibrahimit pretendojnë se gjatë qëndrimit në komisariat, vajza e tyre është rrahur në mënyrë barbare dhe për pasojë i janë drejtuar me një kallëzim penal Prokurorisë së Tiranës, ku kanë kërkuar hetimin e efektivave të policisë që kanë marrë në pyetje vajzën e tyre. Kallëzimi është marrë në dorë nga prokurori Genci Qama, i cili, pasi ka kryer veprimet hetimore, ka vendosur të mos vijojë hetimet, por t’i pushojë ato. Pas këtij vendimi, çifti Ibrahimi është ankuar në Gjykatën e Tiranës, e cila pak ditë më parë ka rrëzuar kërkesën e tyre, duke bërë që tashmë çifti të ankohet në Gjykatën e Apelit.

Kallëzimi në prokurori

Kërkuesit Gyner Ibrahimi dhe Pëllumb Luto, bashkëshortë me njëri-tjetrin, kanë bërë një kallëzim penal ndaj punonjësve të policisë të Drejtorisë Policisë Qarkut Tiranë. Prindërit pretendojnë se vajza e tyre e quajtur A. Ibrahimi vuan nga sëmundja “çrregullime mendore të sjelljes dhe pamjaftueshmërie me hiperaktivitet”. Ata shtojnë se ajo nuk ka marrëdhënie normale me asnjë pjesëtar të familjes dhe me ditë të tëra nuk paraqitet në banesë, mbasi shoqërohet me persona me precedentë penalë dhe me sjellje jashtë çdo norme. Për këtë kallëzim nga ana e organit të policisë është marrë vajza dhe është intervistuar. Më pas vajza A. Ibrahimi është shtruar në spital me diagnozën “Intoksikacion nga alkooli dhe suspekti përdorimit të lëndëve narkotike”. Sipas kallëzuesve në Drejtorinë e Policisë është ushtruar dhunë ndaj vajzës së tyre A. Prindërit pretendojnë se vajza e tyre nga kjo dhunë ka marrë lëndime të shumta në trup, ndërkohë që nga ana e policisë, është pretenduar se shenjat e dhunës vajza nuk i ka marrë në ambientet e komisariatit ku dhe është shoqëruar. Pasi ka parë kallëzimin në tërësi argani i akuzës ka arritur në përfundimin se fakti i pretenduar nga kallëzuesit nuk parashikohet nga ligji si vepër penale e për rrjedhojë ka vendosur mosfillimin e procedimit penal për këtë kallëzim. Me këtë vendim kallëzuesit Gyner Ibrahimi dhe Pëllumb Luto nuk kanë qenë dakord dhe kanë bërë ankim në gjykatë duke kërkuar prishjen e vendimit të prokurorisë. Në kërkesë çifti pretendon se organi i prokurorisë ka dalë në përfundime të gabuara lidhur me faktet dhe se prokurori ka gabuar në lidhje konkluzionin kur thotë se nuk kemi të bëjmë me asnjë vepër penale. Kallëzuesit në gjykim i kërkuan gjykatës që prokuroria të merrej me vajzën e tyre A. Ibrahimi dhe ta sillte në banesë e të ndëshkohen personat që merreshin me atë kur nuk vinte në banesë, pasi, sipas tyre, këta persona merreshin me veprimtari kriminale dhe tregtonin drogë.

Hetimi është i plotë

Në vendimin e pushimit të kërkesës së dy prindërve të vajzës me probleme mendore dhe së fundi të droguar, thuhet se prokuroria ka të drejtë në vendimin e saj për mosfillimin e hetimeve. Megjithëse nuk dihet nëse organi i akuzës ka urdhëruar pyetjen e efektivave të policisë ose jo, Gjykata e Tiranës i ka dhënë të drejtë prokurorit Genci Qama. Në këtë vendim ndikon edhe fakti se nga ana e kërkuesit nuk u pretendua as në kërkesën drejtuar Gjykatës dhe as gjatë gjykimit që të kryheshin veprime të tjera apo të hetoheshin fakte që mund të kishin rëndësi për çështjen. Duke qenë kështu gjykata nuk gjen asnjë shkak procedural për të prishur vendimin e organit të prokurorisë lidhur me këtë procedim penal, pasi as nuk u pretendua nga kërkuesit dhe as nuk gjen asnjë veprim procedural të cilin organi i prokurorisë nuk e ka kryer.

Pretendimi

Për këtë kallëzim nga ana e organit të policisë është marrë vajza dhe është intervistuar. Më pas vajza A. Ibrahimi është shtruar në spital me diagnozën “Intoksikacion nga alkooli dhe suspekti përdorimit të lëndëve narkotike”. Sipas kallëzueseve në drejtorinë e policisë është ushtruar dhunë ndaj vajzës së tyre Anxhela.

 

Autori, akuzë për shkelje të rregullores

Vdekja e inspektorit Lena

ekspertiza e nxjerr aksident

Vdekja e inspektorit Selman Lena në aksidentin fatal në Kamëz nuk do të hetohet si vrasje, por si një aksident rrugor. Ndryshimi i akuzës është bërë fill pas daljes së konkluzioneve të akt-ekspertimit të aksidentit, ku rezultoi se 37-vjeçari Edmir Koleci nuk ka kryer aksidentin me dashje, por mjeti i tij tip “BMW X6” i ka dalë nga kontrolli dhe për pasojë ka goditur dy efektivët e policisë që kanë qenë duke shërbyer në një postbllok rrugor. Nisur nga ky konkluzion pak ditë më parë prokurori Njasi Seferi shpalli moskompetencën, duke ia deleguar Prokurorisë së Tiranës materialin hetimor për akuzën e “Shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor” me pasojë vdekjen e një efektivi policie. Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e 4 majit, ku efektivët Lena dhe Lleshi kishin ngritur një postbllok policie në Kamëz. Koleci, i cili drejtonte një automjet luksoz nuk u është përgjigjur thirrjeve për të ndaluar dhe ka përplasur dy efektivët duke lënë të vdekur në vend inspektorin Selman Lena si dhe plagosur rëndë Preng Lleshi. Ky i fundit ka qëndruar për rreth një javë në gjëndje kome, ndërkohë që pasi është zgjuar ka arritur të përballojë një operacion të rëndë në këmbë, që sipas mjekëve të spitalit doli me sukses. Fatmirësisht gjendja e tij është përmirësuar dhe se tashmë ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë që personi që aksidentoi, dy efektivët e komisariatit të Kamzës, shtetasi Edmir Koleci, është lënë në rast me burg nga ana e Gjykatës së Krimeve të Rënda.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency