Bashkëbisedimi me gazetarët Kryeministri: Lëvizja e Blushit nga Korca në Elbasan, gjysmë internim

0
107

beroMoore vjen në Tiranë si dëshmi e vlerësimit dhe interesit për një Shqipëri që ecën drejt zhvillimit dhe drejt afrimit në BE

 

Pikërisht nga Elbasani, në një bashkëbisedim me gazetarë të këtij qyteti, Kryeministri Berisha është shprehur për kandidatin e parë të socialistëve Ben Blushin. Për liderin demokrat kalimi i Blushit nga qarku i Korçës, në Elbasan është një lloj gjysmë internimi. Kryeministri nisi që të tregonte arsyen e vërtetë të këtij transferimi, por duket se u “pendua” dhe u mjaftua me një koment të tillë: ”Po të dini ju historikun e vërtetë pse erdhi në Elbasan, e vërteta absolute është se erdhi gjysmë internim. Historia do të dalë. Shkaku i vërtetë i përfundimit të tij në Elbasan. Pse iku nga Korça dhe çlidhje ka kjo me drekën e prishur etj. Këto nuk janë objekt i kësaj konference. Këto natyrisht publiku do ti marrë vesh. Është shumë kompleks.” Ndërsa një tjetër çështje tek e cila u ndal kryetari i ekzekutivit, ishte edhe deklarata e ambasadorit Arvizu për të zgjidhur në Parlament edhe çështjen e anëtarëve të KQZ-së. “Detyra ime është të zbatoj ligjet e vendit tim. Shqipëria ka institucionet demokratike dhe nuk ka zëvendësim për to. Nëse marrim përsipër ti zëvendësojmë dhe kur bëjnë gjykatësin kushtetues apo gjykatësin e lartë u them se nuk respektojnë veten e tyre. Ky është një shtet i bazuar në ligje. Askush nuk ka mandat të marrë atributet e një shteti sepse mënyra si funksionon qeveria është nga më transparentet.  Nuk bëhet fjalë për asnjë variant tjetër përveçse atë që përcakton ligji i vendit.  Çdo lloj interpretimi, dëshmon se është kështu dhe vetëm kështu. Duke thënë të gjitha këto unë kam respekt të palëkundur. Respektin tim unë e kam shumë real sepse ndihma e miqve ka qenë e jashtëzakonshme”, – tha Berisha. I pyetur në lidhje me vizitën e sotme të Drejtorit për Europën Qëndrore dhe Jugore në Departamentin amerikan të Shtetit Jonathan Moore, Berisha u shpreh se ai është një mik real i shqiptarëve. “Moore vjen si dëshmi e vlerësimit dhe interesit për një Shqipëri që ecën drejt zhvillimit dhe drejt afrimit në Bashkimin Europian. Qeveria amerikane ka bërë gjithçka për integrimin e Shqipërisë”, – nënvizoi Kryeministri. Ai u ndal edhe në futjen e aleatëve të PD-së në listat e kësaj partie, ndërsa kreu i selisë blu tha se ai ka respektuar çdo marrëveshje të bërë më të, dhe të gjithë riskun e ka marrë përsipër vetë. “Kam respektuar marrëveshjen, kryetarët e shumë partive janë në listë. Nuk është sekret . Ai që ka pas 10 mijë vota është futur në listë. 10 mijë vota është çmimi i një deputeti. Riskun e kam marrë vetë  dhe nuk jua kam lënë atyre. Ky ka qenë koalicioni më i ndershëm që mund të bëhet. Nga ana tjetër ftoj çdo qytetar, ndjekës, mbështetës të PD, të votojë numrin 44 të votojë Partinë Demokratike. Ne hyjmë në këto zgjedhje pa asnjë borxh ndaj askujt. Ndaj aleatët të bëjnë gjithçka për të marrë votat e veta, nuk bëj as edhe një përpjekje për të marrë qoftë edhe një votë të dikujt tjetër. Por ftoj çdo mbështetës të PD të votojë numrin 44. Këtë numër të mbarë të pakrahasueshme, numri i fitores”- , vijoi Berisha. Unioni i Gazetarëve të Elbasanit në respekt të fjalës së lirë i ka dhënë një certifikatë nderimi Kryeministrit Berisha.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency