Prezantohen kandidatët në Lushnjë Berisha: Rama bllokues i integrimit dhe i papenduar për këtë gjë

0
114

berisha-20132Ju ftoj më 23 qershor të votojmë që ata të mos luajnë me projektin tonë të këtij shekulli, por të votojnë integrimin marrjen e statusit marrjen e integrimit

Kryeministri dhe njëkohësisht kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ishte në qytetin e Lushnjes ku prezantoi kandidatët për deputetë në këtë qark. Në fjalën e tij përshëndetëse, Berisha pati në fokus reformat e qeverisë në këto 8 vite. I ndalur në investimin tek rrugët, Berisha shigjetoi me akuza kreun e PS, ndërsa nuk la pas as integrimin, për të cilin u shpreh se Rama është bllokuesi i tyre dhe nuk është penduar për këtë gjë, duke ju referuar në këtë mënyrë edhe deklaratës së Ramës në Kamëz se NATO  nuk është as bukë dhe as ujë. “Sot (dje) rrugës për në Vlorë, shoku i autobusit u detyrua të dalë nga autobusi sepse rruga pranë një fshati është plot xhunga. Rama pasi bëri uf e buf mori fuoristradën, por shoferi i tha ‘këtë e keni peshqesh nga Koçua se ai e ka ndërtuar këtë rrugë’”, u shpreh kryeministri duke garantuar se investimet në rrugë do të vijojnë.  “Unë iu garantoj ju qytetarë se rruga do të fillojë dhe do të ndërtohet në shtator dhe do bëjmë ndërtimin më të shkëlqyer. Këto vite ne kemi ndërtuar mbi 10 mijë rrugë në qytete dhe fshatra në vend. Kemi shumë kilometër rrugë për të asfaltuar. Ne kemi vullnetin për të asfaltuar çdo kilometër rrugë anembanë Lushnjes dhe Shqipërisë. Kjo është Shqipëria reale por autobusi mavi nuk e lejon të shohë potencialet e Shqipërisë”. Berisha u shpreh se sot Lushnja prodhon me shume sesa në gjithë historinë e tij. “Sot Lushnja prodhon më shumë se në të gjithë historinë e saj, ju e ndjeni se vitet me të thella, se vitet e krizës së vështirë ekonomike bëjnë të mundur që kjo ekonomi të eci përpara dhe të krijojë vende pune dhe rritje ekonomike. Procesin e integrimit e konsiderojmë mesazhin e Lushnjës e gjithë kohërave. Ndaj është koha të bashkohemi të votojmë më 23 qershor PD. Në fjalën e tij Kryeministri u ndal edhe tek bllokimi që po i bëhet integrimit duke iu referuar kryesocialistit Rama. “Forcat tjetër politike bëri gjithçka për të penguar procesin e integrimit të Shqipërisë në BE. Ai u shpreh nga Kamza, NATO nuk është as bukë. I them zotërisë se të shprehesh në këtë mënyrë, qytetar i një vendi që ka paguar me lumenj gjaku sigurinë e tij do të thotë të mos kesh asnjë gjë të përbashkët me vuajtjet e sakrificat e kombit tënd. Por meqë thua se NATO nuk është as bukë as ujë këtë e dinë fermerët e Lushnjes se kush është zhvillimi i tyre këto 4 vite, tregtia, lulëzimi i fermave ndaj. Dhe ju ftoj më 23 qershor të votojmë që ata të mos luajnë me projektin tonë të këtij shekulli, por të votojnë integrimin marrjen e statusit marrjen e integrimit”. 

 

 

Olldashi: Lushnjarët do ti kërkojnë llogari Ramës

Gjatë hapjes së fushatës elektorale, ministri Olldashi, si kryesues i listës së kandidatëve për deputet në qarkun e Fierit, u ka thënë dje të gjithë lushnjarëve se ata duhet që ti kërkojnë llogari Ramës, për të gjitha bllokimet që ai ka bërë. “Të dashur qytetarë bashkë me ne, në fushatë vjen rrotull një autobus dhe që nuk merret vesh se kush është shoferi dhe kush fatorino,. Ai autobus do të vijë dhe në Lushnjë dhe do t’ju tregojë si do të bëheni milionerë, dhe do t’ju gënjejë për dashurinë për fermerët e Lushnjës. Autobusi do të mbërrijë nga rrugët që ka ndërtuar kjo qeveri  dhe ju do ti kërkoni llogari se pse i detyronte deputetët e tij të braktisin sallën, ose të votojnë kundër të gjitha projekteve infrastrukturore. Shoferi do ngelet pa pasagjerë dhe ju do i kërkoni llogari se pse ai është përgjegjësi i vetëm se pse lekët që Komisioni Europian do të jepte për vendin tonë nuk erdhën tek ju”, – u shpreh ministri Olldashi.

 

 

Inaugurimi

Kryeministri: Do asfaltojmë dhe km e fundit të rrugëve në Shqipëri

Kreu i ekzekutivit mori pjesë dje në inaugurimin e rikonstruksionit të rrugës Drizë-Poroçan, në komunën Pishaj, të rrethit të Gramshit. “Ne do të vazhdojmë të investojmë, deri në asfaltimin e çdo metri rrugë në Shqipëri. Vetëm në Gramsh ne kemi ndërtuar 20 shkolla, ndërsa në mandatin e ardhshëm do të bëjmë gjithçka për të zgjeruar rrjetin e kanalizimeve. Në këto katër vjet do të trefishojmë grantet për fermerët dhe do të rimbursojmë me para në dorë naftën për ju”, – iu drejtua kryeministri banorëve të zonës. “Ne jemi ata që dyfishuam pensionet e ju premtoj se mandati i ardhshëm do të jetë ai i marrjes së statusit të vendit kandidat. Ne jemi në një fushatë elektorale dhe në këtë fushatë, ne kemi bërë gjithçka të hartojmë një program, i cili të përputhet në maksimum me interesat tuaja. Në përputhje me programin tonë të ri, ne vendosëm për fermerin shqiptarë ti rimbursojmë më para në dorë, përveç granteve ti rimbursojmë me para në dorë të gjithë akcizën e naftës, ti rimbursojmë tvsh për plehrat kimike, për traktorë dhe për çdo gjë tjetër, që ai përdor për rritjen e prodhimit”, – shtoi Kryeministri. Investimi ka një vlerë prej rreth  331 milion lekë  dhe është financuar nga  Berzh – Bei dhe Qeveria Shqiptare. Rruga ka një gjatësi prej  8.74 km, gjerësi 4 metra dhe prej saj përfitojnë mbi 11 mijë banorë.  Komunat e thella Pishaj dhe Poroçan në rrethit e Gramshit, të lëna në harresë prej kohësh, lidhen me rrugë të asfaltuar jo vetëm me njëra tjetrën, por edhe me qytetin e Gramshit. Ky investim i Fondit Shqiptar të Zhvillimit do të nxjerrë nga izolimi 11 mijë banorë, të cilëve prej shumë kohësh u ka munguar komunikimi dhe transporti normal për të plotësuar nevojat e tyre të përditshme. Përpara këtij investimi rruga ka qenë pothuajse e pakalueshme. Autoveturat e kishin të pamundur te  kalonin, ndërkohë që mjeteve të larta u duhej të kalonin nëpër shtratin e përrenjve, kur këta të fundit nuk kishin shumë prurje. Rruga në pjesën më të madhe të saj ishte vetëm një zallishte pa taban dhe e shfrytëzueshme vetëm në kohë të thatë. Asnjë investim nuk ishte kryer prej dekadash për rikonstruksionin e plotë të kësaj rruge, duke vështirësuar jetën e banorëve të këtyre fshatrave.

 

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency