Ambasadori i SHBA-së: Bashkëpunimi me qeverinë është i fortë

0
141

arvizuAmbasadori Arvizu: Të plotësohen vendet në KQZ, Kolegji Zgjedhor është mundësia e fundit

Ambasadori amerikan Aleksandër Arvizu i bëri thirrje klasës politike shqiptare që të plotësojë vendet vakante në KQZ. Gjatë një intervistë të dhënë mbrëmë në emisionin “Opinion” të gazetarit Blendi Fevziu, ambasadori Arvizu tha se është e patolerueshme që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të ndodhet në një situatë të tillë dhe për këtë, palët sipas tij duhet të gjejnë një konsensus. Ai tha se shumë shpejt do të vijë koha që KQZ do të përballet me vendime që kërkojnë shumicë të cilësuar dhe dërgimi i çështjeve në Kolegjin Zgjedhor, nuk është një zgjidhje shumë e favorshme.

Gjatë intervistës, z. Arvizu komentoi edhe marrëdhëniet e tij me Kryeministrin Berisha dhe përbërjen e listave shumemërore të partive politike. Një kritikë e tij për partitë ishte kuota e ulët e femrave në listat zgjedhore.

 

Gazetari: Z. ambasador, a e konsideroni një deklaratë të gabuar qëndrimin për KQZ-në

Aleksandër Arvizu: Ka pasur një rrethanë të pazakontë me largimin e anëtarit të KQZ-së, por ngërçi mund të zgjidhej. Kjo solli humbjen e një mundësie për ta zgjidhur këtë ngërç. Jemi në pikën e nisjes së zgjedhjeve dhe kemi një KQZ që funksionon ashtu siç duhet të funksionojë.

Qëndrimi juaj për shkarkimin e anëtarit të KQZ ishte qëndrim personal apo i rekomanduar nga departamenti i shtetit? Moor ka mbajtur një qëndrim më të moderuar.

Aleksandër Arvizu: Pozicioni që unë kam deklaruar ka qene i koordinuar me Uashingtonin. Njerëzit duhet ta kuptojnë se ka një distancë të madhe përsa i përket kohës. Ne jemi në terren dhe flasim me njerëzit, ndërsa në Uashington ata mbështeten në raportet që ne u dërgojmë. Ka qenë i koordinuar me Uashingtonin.

A i qëndroni që dy forcat e opozitës duhet të plotësojnë vendet?

Aleksandër Arvizu: Pozicioni ynë mbi KQZ është që KQZ duhet të konstituohet plotësisht. Nuk është bërë që të operojë me 4 ose 5 anëtar, por me 7. Kjo është mundësi e një konsensusi politik.

A është Rama i gatshëm ta bëjë këtë gjë?

 Aleksandër Arvizu: Ai ka thënë se ka nevojë për garanci që procesi të respektohet dhe që integriteti nuk do të kompromentohet.

Garancitë i jep ligji dhe jo fjala?

Aleksandër Arvizu: Ky është një sinjal i gabuar që i dërgohet qytetarëve shqiptar.

Nëse nuk plotësohet KQZ çfarë komplikimi mund të ketë për zgjedhjet?

Aleksandër Arvizu: Problemi është ky: le të jemi të sinqertë për disa çështje që kërkohet një shumicë e cilësuar. Pa dyshim që do të ketë kohëra kur do të ketë nevojë të kërkohen 5 vota. Por mënyra sesi është ngritur tani, 100 për qind e këtyre vendimet do të shkojnë në Kolegjin Zgjedhor dhe kjo nuk është mënyra sesi duhet të funksionojë. Kolegji zgjedhor duhet të jetë mundësia e fundit ku palët duhet të shkojnë. Kjo nuk është në përmbushje të konsensusit të palëve.

A ka një qëndrim tuajin personal për këto zgjedhje? A do ti ndiqni personalisht?

Aleksandër Arvizu: Kur ju thoni përfshiheni, nënkuptoheni aktiv apo çfarë? Ne jemi neutral, nuk favorizojnë asnjë. Ne flasim në koordinim të plotë me Uashingtonin. Porsa i përket zgjedhjeve ne nuk kemi asnjë të favorizuar.

Ka pasur disa deklarata që SHBA është pro një rotacioni. Këtu kam parasysh edhe vizitën e Z. Meta në amerikë.

Aleksandër Arvizu: Ne jemi shumë të interesuar për mbarëvajtjen. Porsa i përket çështjes së rotacionit, për parimin e rotacionit, çdo amerikan thotë se është një parim i mirë. Nëse zgjedhjet janë të lira dhe transparente, një parim si rotacioni e vendosin njerëzit. Porsa i përket rezultateve, në situatën aktuale është kur mendojmë për vizitën e Sekretares së Shtetit, unë kam shkruar një editorial dhe të gjithë kemi thënë që historia e zgjedhjeve shqiptare është një histori e zgjedhjeve të kontestuara.

Keni frikë që mund të jetë problematike periudha pas zgjedhore?

Aleksandër Arvizu: Pak sa. Do të ishte mirë që cilado parti të mund të fitonte një fitore bindëse, 74 me 66. Por mund të ndodh edhe 71 me 69, por do të ishte e turpshme që historia do të vazhdonte të kishte një raport të zgjedhjeve të kontestuara.

Meta ka thënë që SHBA i ka hequr vizën Berishës?

Aleksandër Arvizu: Bashkëpunimi është i fortë. Z. Berisha është kreu i qeverisë. Porsa i përket asaj që ka than z. Meta, më kanë thënë që kjo ka qenë për çështjen e vizave dhe kjo ka qene një lojë fjalësh.

A ka një problem mes jush dhe kryeministri Berisha?

Aleksandër Arvizu: Jo, nuk mendoj kështu.

Ka shumë përfshirë të njerëzve të biznesit dhe disa prej tyre të dyshimtë? A është ky një shembull i mirë për tu marrë nga SHBA?

Aleksandër Arvizu: Politika kushton para. Një problem është që në SHBA është shumë e kushtueshme dhe aty ka shumë milionerë. Unë jam pjesë e klasës së mesme, por as që më shkon në mendje të konkurroj për në kongres. Nevojiten shumë para. Edhe në Shqipëri është e kuptueshme që kushton shumë para. Kam parë në të dy partitë, persona të përkushtuar, akademikë, figura kulturore.

Kolegu juaj Ettore Sequi ka qene i pakënaqur me nivelin e femra ve në lista. Po ju?

E kam than këtë më parë. Nuk kam asgjë kundër burrave shqiptar, por ka pak gra në lista. Gratë nuk përfaqësohen dhe do të ishte mirë që të kishim një përfaqësim më të lartë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency