Banorët e BB6 “murosen për së gjalli…”

0
289

 

prova-e-javes 22Në shtëpinë e “Big Brother”-it ka hyrë një zarf të cilin e lexon Elona. Ai konsiston në një pikturë të gjallë të banorëve. Në fushën e lojërave ndodhet një tablo e madhe e bardhë. Detyra e banorëve është të krijojnë një pikturë të madhe, pjesë e së cilës të jenë vetë ata. Ata duhet të bëhen pjesë e pikturës në mënyrë të mirëfilltë, duke vendosur veten në një pjesë të tablosë. Pra e rëndësishme është që pjesë e pikturës të jenë dhe vetë banorët. Pasi piktura të ketë mbaruar, “Big Brother” do t’u vërë në dispozicion një aparat fotografik me shkrepje automatike, në mënyrë që banorët të finalizojnë veprën e artit që do të realizojnë. Banorët duhet të zgjedhin vetë se çfarë pikture do të vizatojnë dhe çfarë pozicioni do të ketë secili në pikturë. Banorët duhet ta pikturojnë veprën e artit bashkë me secilin banorë në vendin që ata do të përcaktojnë. Në momentin që në një pjesë të pikturës ndodhet X banor, të gjithë duhet të pikturojnë sipër tij e kështu me radhë. “Big Brother” njofton se nëse do ta realizojnë mirë pikturën, do të përfitojnë një surprizë nga Vëllai i Madh. Kjo pikturë duhet të ketë përfunduar ditën e nesërme dhe banorët duhet ta menaxhojnë vetë kohën dhe punën. “Big Brother” u ofron banorëve veshjet e përshtatshme të cilat duhet t’i veshin si dhe i njofton që të marrin gjërat dhe ushqimin e duhur me vete pasi do të qëndrojnë për një kohë të gjatë në fushën e lojës. Banorët fillojnë të hedhin mendime në lidhje më pikturë. Elona mendon që si fillim duhet të bëjnë siluetën e pikturës dhe më pas të fillojnë me ngjyrosjen e saj. Banorët dalin menjëherë në fushën e lojës dhe fillojnë të projektojnë më konkretisht tablonë e ty

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency