Martesat më të kushtueshme në histori

0
144

martesat e kushtueshmeSipas një avokateje të njohur, tetë nga dhjetë çiftet të cilat u divorcuan ende pa mbushur 5 vite martesë, gjejnë arsyen e ndarjes tek shpenzimet e tepërta për dasmat e tyre. Çifti që kryeson listën e që ka shpenzuar më së shumti për dasmën e tyre janë, Kim Kardashian dhe Kirs Humphries. Kim dhe Kris u martuan në maj të vitit 2011 dhe në dasmën e tyre ishin më shumë se 500 të ftuar, ndërkaq ceremonia u mbajt në Montecito, Kaliforni. Ceremonia luksoze 30-minutëshe veç miqve dhe familjes, mblodhi edhe fytyra të njohura si, Ryan Seacrest, Lindsay Lohan, Eva Longoria, Mel B, Venus dhe Serena Williams, Avril Lavigne dhe Demi Lovato. Sipas disa parallogaritjeve, kostoja e martesës së Kim dhe Kris është, 90.278 dollarë vetëm për një ditë. Ndërkaq, pas vetëm 72 ditësh, çifti u divorcua. Katër çiftet e tjera që kanë shpenzuar shumë vetëm për një ditë janë: Liza Minnelli and David Gest, 4.536 dollarë, Sir Paul McCartney dhe Heather Mills, 1.369 dollarë, Liz Hurley dhe Arun Nayar, 1.095 dollarë dhe Tom Cruise dhe Katie Holmes, 548 dollarë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency