A mund të jetë “Rilindje” modeli i demokracisë së paparacëve?!

0
181

Enver Bytyçi

 

rilindjePrej se ka filluar fushata elektorale e deri më sot Partia Socialiste ka adaptuar dhe nuk heq dorë nga sllogani i saj për “Rilindjen”. Madje ajo nuk hoqi dorë dhe pas shpalljes së koalcionit të saj me Lëvizjen Socialiste për Integrim, e cila në sytë e publikut shqiptar përceptohet si antipodi i slloganit të opozitës, për shkak të historisë së saj në qeverisjen e katër viteve të shkuara. Kjo histori, nëse gjykojmë me realizëm, është më shumë e trishtë, sesa e sukseshme, jo vetëm në raport me kërkesat e një opozite, por dhe në raport me pjesën tjetër të qeverisjes së vendit. Kreu u opozitës më datën 10 maj ishte në Shkodër dhe u premtoi shkodranëve se “Rilindja do të fillojë nga Shkodra”. Një ditë më pas ai shkoi në Vlorë dhe u tha vlonjatëve se “Rilindja fillon nga Vlora”. Kudo që ka shkuar ka folur për rilindjens.

Partneri i tij kryesor në koalicion, zoti Meta, e ka përmendur më pak slloganin e rilindjes në takimet e tij të shumta elektorale. Por ai me datën 11 maj u tha simpatizantëve të tij në Pogradec, se e njeh gjendjen e mjeruar të minatorëve të këtij rrethi dhe se e kupton që gjendja e tyre duhet ndryshuar.

Mora vetëm këto shembuj të shenuar në dy data. Por mund të përmendësh me qindra shembuj të tjerë të cilët një hulumtues modest i fushatës elektorale tek ne mund t´i qëmtojë dhe t´i skedojë. Të gjithë kandidatët për deputetë të PS-së shfaqen para elektoratit me slloganin e “Rilindjes”. Ndërkaq çdo rast lakohet në të gjitha rasat koalicioni “Për Shqipërinë europiane” e kështu me radhë. Por një vëzhguesi të kujdesshëm nuk mund t´i shpëtojnë disa aspekte të nocionizimit, konceptimit, përceptimit dhe propagandimit të këtij sllogani. Kjo është arsyeja pse mora të shkruaj rreth kësaj teme interesante.

 

Rilindja si nocion

 

Fjala Rilindje është përdorur për herë të parë nga piktori dhe biografi i piketurës italiane, Giorgio Vasari, në vitin 1550. Në fakt kjo fjalë që në latinisht do të thotë “Renaissance” shprehu aso kohe gjithë procesin e e zhvillimit të artit e kulturës italiane, i cili konsiderohej si rikthim dhe rilindje e artit antik romak. Nëse përmendim fjalën Rilindje, atëherë domozdo do të na shkojë mendja te piktori i shquar italian Leonrado da Vinçi, ose te shkrimtari i famshëm Dante Aligeri, ose Uilliam Shekspir.

Kjo do të thotë se figurat që kanë rikthyer traditën më të lartë të artit, shkrimit dhe filozofisë, kanë bërë epokë, kanë rilindur një mënyrë të mendimit dhe pasqyrimit të realitetit të shuar në shekujt e zhvillimit të botës. Personalitetet e Rilindjes Europiane rikthyen në jetë artin e Homerit, Eskilit, Sofokliut si dhe filozofine e Platonit, të të madhit Aristotelit, apo Sokratit, të cilin na e sjell aq këndshëm ndër ne aktori i shquar shqiptar Mirush Kabashi. Prandaj dhe kjo periudhë përbën atë që quhet “Rilindje”.

Në historinë e kombeve Rilindja ka ardhur përmes krijimit të tyre. Çka do të thotë se në formën më të lartë të saj në shekullin e 19-të lindën shtetet kombëtare, të cilat në formën e vet kishin zënë jetë në periudhën e lulëzimit të qytetërimit helen e romak, në të cilin kishte një vend të veçantë qytetërimi iliro-dardan. Për shqiptarët fillimet e rilindjes kombëtare datojnë diku nga vitet 1840, më Naum Veqilharxhin e Kostandin Kristoforidhin, pra me fillimet e lëvizjeve kulturore e gjuhësore kombëtare shqiptare dhe arrijnë kulmin në fund të shekullit XIX, kur dy kolosët e mendimit filozofik të ndërtimit të shtetit shqiptar, përkatësisht Sami Frashëri dhe Pashko Vasa, vunë themelet e mendimit teorik të Shqipërisë moderne.

Nëse ekzaminojmë atë çfarë ka përfaqësuar Rilindja Europiane apo Rilindja Shqiptare e më gjerë, atëherë do të na duhet të bëjmë një pasqyrë të tipareve të lëvizjeve të mëdha, që në histori kanë marrin emrin “Rilindje”.

Së pari, duhet thënë se Rilindjet janë lëvizje progresive që lënë gjurmë në jetën e shoqërisë e të kombeve për shekuj të tërë. Ato rikthejnë vlerat më të qenësishme të shoqërisë dhe të kombëve.

Së dyti, Rilindja është një nocion që përcakton rikthimin në jetë të një mënyre të të menduarit artisik, etik, filozofik, e cila ka qenë e pranishme dikur, para disa shekujsh dhe vjen në trendin e zhvillimit si domozdoshmëri për rikthimin e atyre vlerave që ajo mbart.

Së treti, Rilindja është koncept përfaqësues, përgjithësues, përbashkues, dhe arti e filozofia e Rilindjes dëshmon e synon një sipërmarrje të pajetuar nga disa breza me radhë, pra përfaqëson një teori e doktrinë, e cila në mënyrë të sigurt i sjell shoqërisë një kthesë historike të pashëmbullt e të papërjetuar prej disa brezave të marrë së bashku.

Së katërti, nëse ekzaminojmë teorinë, doktrinën dhe filozofinë e Rilindjes Shqiptare, në terrenin e së cilës përdoret sot sllogani “Rilindje”, atëhere do të duhej të theksonim se kjo rilindje kishte si objektiv bashkimin territorial, politik, shpirtëror dhe infrastrukturor të të gjitha trojeve shqiptare.

Së pesti, Rilindja Shqiptare u bë mbi bazën e bashkimit e jo të përjashtimit. Aso kohe kishte personalitete shqiptare dhe madje grupime të orientuara sa na Porta e Lartë, aq nga Austro-Hungaria, Vatikani,  Franca, apo vendet fqinje, Serbia e Greqia. Por asnjëherë Rilindja Shqiptare nuk u përpoq të ndajë shqiptarët në grupime fetare, klane, krahinarizma, apo sekte politike.

Së gjashti, Rilindja Shqiptare u quajt e tillë, sepse rilindi përpjekjet e shqiptarëve për t´u orientuar drejt Europës, drejt Perendimit, për herë të parë, që kur Perandoria Romake ishte ndarë më dysh.

Së shtati, Rilindja Shqiptare ka meritën që ne sot ruajmë dhe njëkohësisht krenohemi për traditën e shkëlqyer të harmonisë fetare. Për shkak të kësaj harmonie si dhe për shkak të orientimit perendimor, rilindasit tanë zgjodhën si simbol të kombit tonë Gjergj Kastriotin – Skënderbeun.

Së shtati, Rilindja nuk mund të depërtojë pa rilindasit. Ndërkaq rilindasit janë e duhet të jenë njerëz me kapacitete gati mbinjerëzore, që përmbysin mentalitete, një doktrine, teoritë e zhvillimit njerëzor, ose një filozofi të ngjizur për shekuj në mendimin shoqëror. Në këtë kuptim as Marksi, as Hegeli, as Emmanuel Kant, as Sartri, Cvajk, Kamy, Frojdi e të tjerë filozofë me famë, nuk kanë mundur të thyejnë kufirin midis epokave e të bëjnë epokën e tyre, që mund të quhej Rilindje. Këta filozofë më së shumti kanë shënuar kthesë në mendimin filozofik, duke themeluar një rrymë të re në këtë fushë, por jo të risjellin në jetë diçka hyjnore, të cilën njerëzimi e kishte humbur dikur.

Mund të rendisim më dhjetra tipare e karakteristika të rilindjes në përgjithësi e të rimidnjes shqiptare në veçanti, por nuk dua të ndalem më shumë në këtë pjesë. I përmenda këto thjesht për të bërë një ballafaqim midis asaj çfarë përfaqëson Rilindja si nocion, si proces, si fenomen, me atë çfarë përfaqëson sllogani për Rilindje i liderit të opozitës, zotit Rama.

 

“Rilindja” si sllogan e demagogji mashtruese

 

Në terrenin shqiptar të veprimtarisë politike e shoqërore është spekulluar gjithmonë me sllogane dhe epitafe të shumta, të cilat në më të shumtën e herës nuk kanë përfaqësuar realitetin ekzistues. Kjo mënyrë e të konceptuarit dhe theshtëzimit të nocioneve të mëdha, me kuptim përgjithsues universal, është servir nga shumë prej politikanëve tanë edhe në këto periudha të tranzicionit të Shqipërisë nga një sistem diktatorial në një sistem të vlerave perendimore. Besohej se sa më shumë i afroheshim daljes së tranzicionit, aq më shumë politika shqiptare do të largohej nga dogma të tilla mashtruese e pa kurrëfarë sensi në jetën tonë. Por mesa duket kreu i opozitës shqiptare ka menduar se mund ta përdorë nocionin ose slloganin “Për Rilindje”, me qëllim që të duket i madh, shumë i madh, më i madhe se Ismail Qemali, sa i përket ndikimit të tij në politikë e ndërtimin institucional të shtetit shqiptar. Në fakt po të analizojmë një për një të gjitha domethëniet e nocionit “Rilindje” do të vinim re se zoti Rama nuk reflekton as edhe një prej tyre, për të qenë bartës i një filozofie të caktuar të momentit, jo më të një epoke, me të cilën lidhen zakonisht lëvizjet për Rilindje.

Edhe në këtë rast dua të bëj një analizë konkrete të asaj çfarë ofron koncepti per “Rilindje” i zotit Rama:

Së pari: Rilindja nuk është vullnet i një individi, aq më pak vullnet politik i tij. Nuk është vullnet gjithashtu i një grupi shoqëror ose partiak. Rilindjen e një epoke e përcaktojnë rrethanat politiko-shoqerore në të cilat bëhet zhvillimi njerëzor. Në realitetin shqiptar, edhe nëse fiton koalicioni i majtë, nuk mund të bëjë asnjë ndryshim esencial në teorinë, doktrinën dhe praktikën e ndërtimit dhe funkdionimit të shtetit, nëse pranojmë se Rama me Rilindjen e tij pretendon të bëjë një shtet tjetër. Si do ta bëjë ndryshe ai shtetin? Do të amendojë kushtetutën e ligjet e tij? Nëse ai do t´i përmbahet premtimit dhe slloganit “Koncensionet janë skllavëri”, kjo do të thotë se do të luftojë kundër koncennsioneve. Kjo do të thotë gjithashtu se ai do të rikthejë një nga nenet e kushtetutës së vitit 1976. Po kush prej njerëzve me mend do ta konsideronte këtë akt si “Rilindje” të Shqipërisë?! Të gjitha gjasat janë se do të kishim një efekt të kundërt me zhvillimin, dmth një regres të padiskutueshëm?!. Eksperienca e diktaturës është e freskët për memorien shqiptare.

A mund të quhet bërje epoke alternativa e zevendesismit të taksës së sheshtë me taksën progresive?! Asnjëherë jo. Edhe sikut taksa progresive të sillte zhvillimin e shoqërisë e të ekonomisë shqiptare. Ndërsa në rastin kur taksa progresive po pëson disfatë të pakthyeshme në vendet e tjera ku drejton e majta europiane, mund të parashikohet lehtë s cilat do të jenë efektet e një lëvizje të tillë të zotit Rama, i cili i ka dhënë ngjyrën e Rilindjes. Duke mos shkuar më tej, do të doja të kthenim kokën e të shihnim se çfarë po ndodh në Francë.

Presidenti Hollande pas një premtimi elektoral euforik aplikoi taksën progresive, sipas parimit “Të pasurit duhet të paguajnë më shumë”. Por ç´ndodhi? Ka ndodhur ajo që pas një viti, gazeta më e madhe me orientim të majtë liberal, “Le Mond”, të shtrojë pyetjen: A mund të qeverisë më një president i padëshiruar nga populli? Kredencialet e presidentit francez kanë rënë në nivelet më të ulëta në historinë e Republikës së Pestë Framceze. Vetëm 26 për qind e zgjedhësve janë shprehur së fundmi në mbështetje të presidentit Hollande, ndërkohë që 74 për qind janë kundër politikave të tij fiskale e posaçërisht kundër politikës së taksës progresive. Vetë ministrat e Hollande kanë fshehur fitimet e të ardhurat, me qëllim që t´i ikin tatimit progresiv. Kjo ka çuar në uljen e investimeve dhe për pasojë në rritjen e të papunëve. Në vitin e parë të qeverisjes së Hollande papunësia u rrit në Francë me 300 mijë, ose aq sa Rama ka premtuar se do të punësojë në katër vitet e qeverisjes së tij. Edhe Hollande kishte premtuar se me taksën progresive do të ulte numrin e të papunëve. Ndërkaq reagimet e francezëve janë spektakolare. Deri presidenti i Asamblesë Kombëtare, Claude Bartolone, deklaroi para disa ditësh së demokracia franceze është cënuar në rendjen pas kontove të qytetarëve të saj. Madje ai e quajti qeverisjen e tij si qeverisje në një demokraci të paparacëve.

Nuk po zgjatem më shumë se çfarë po ndodh në Francën e ëndërruar prej zotit Rama. Por vetëm mund të shkojmë drejt përfundimit logjik se në Shqipëri politika e Rilindjes së taksës progresive do të sillte në Shqipëri një katastrofë të vërtetë. Nëse në Francë ministrat e kabinetit qeveritar fshehin të ardhurat për t´i ikur taksës progresive, çfarë do të ndodhë me ministrat e Ramës, si Kokëdhima, e të tjerë?! A ka aftësinë dhe integritetin e nevojshëm Rama që këta milionerë në kupolën e partisë së tij, t´i disiplinojë në hullinë e politikës së tij të taksës progresivë? Për pasojë sa miliarda do të fshiheshin në bankat e huaja? Sa investitorë do të largoheshin nga vendi e më pas a mund të shkojmë në përfundimin se jo 300 mijë vende pune shtesë, por 300 mijë vende pune më pak do të ofronte kreu i opozitës për shqiptarët.  Pas gjithë kësaj situate të provuar në një nga gjashtë vendet më të industrializuara të botës, a mund të kishim vërtet Rilindje për shqiptarët?! Ja pse sllogani për Rilindje është një sllogan i mashtrimit të madh, që nuk mund të sjell zhvillim e përparim, por vetëm regres dhe prapambetje. Pikërisht për të fshehur këtë situatë paszgjedhore, nëse koalicioni i majtë i fiton zgjedhjet e 23 qershorit, është gjetur e po përdoret formula e e mashtrimit të ri të krerëve të PS-së për të ashtuquajturën “Rilindje”. Programi dhe alternativa e Ramës është regresi. Demokracia që ai na ofron, e shumta mund të jetë “Demokracia e paparacit”.

 

Në numrin e ardhshëm: Rilindje!!!… pa rilindës….

 

 

 

 

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency