Ulen për të biseduar për herë të parë, Joana dhe Iliri

0
188

iliri joanaJoanës bisedon me  Ilirin duke komentuar ngjarje e situata nga më të ndryshmet të jetuara në shtëpi, nëpërmjet mendimeve të tyre rreth këtyre ngjarjeve. Të dy flasin, duke komentuar secilin nga banorët, ndërsa Joana thotë se secili prej tyre ka diçka të veçantë, për të cilën ka hyrë brenda shtëpisë. Joana flet për Ilirin, duke thënë se mendon që ai është bërë protagonist, pasi ka hyrë duke bërë humor, pavarësisht se ka përdorur banalitete, gjë që mund të gjykohet nga të gjithë. “Unë di se ku t’i përdor banalitet”, shprehet Iliri, duke treguar se ai kështu është edhe jashtë kësaj shtëpie dhe se të gjithë e duan për këtë karakter të tijin. Më vonë të dy flasin për Elenën dhe eliminimin saj. Joana e gjykon sjelljen e Elenës ndaj saj, duke thënë se Elena e ka keqpërdorur miqësinë e saj. “Prandaj doli jashtë, se i kisha bërë unë keq”, shprehet Joana, ndërsa përmend afrimitetin e saj me Anaidin. Iliri mendon se gjëja më e mirë që ka ndodhur ka qenë eliminimi i Elenës. Ai i thotë Joanës se Elena ka dashur të diskutojë diçka me Joanën dhe se është shprehur duke thënë që ka disa muhabete për të sqaruar me të. “Unë do ta pyes Anaidin në lidhje me këtë, se çfarë ka dashur të më thotë”, shprehet Joana. Ndërsa Iliri i vë në dukje se ajo është shumë e lëkundur dhe se nuk është aspak e qëndrueshme në idetë dhe opinionet që ka për banorët. Ndërsa Joana thotë se dyshimet për Elenën i ka pasur që më parë dhe se nuk ka ndikuar aspak Iliri për t’ia përforcuar. Edhe pse ata përballen me njëri-tjetrin, biseda vazhdon të jetë e qetë, gjë që ndodh për herë të parë mes tyre. Pas pak aty shkon Anaidi, i cili bën një gjest qesharak, teksa shikon Joanën e Ilirin të cilët janë duke folur me qetësi me njëri-tjetrin. “O Zot, ktheje tokën mbrapsht”, thotë Anaidi duke parë lart, ndërsa shkakton të qeshura tek dy banorët.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency