Modelja Nora Asani, një emër premtues për të ardhmen

0
3332

noraNora Asani është një emër që premton shumë suksese për të ardhmen, duke u radhitur kështu në mesin e shumë modeleve të tjera të njohura shqiptare. Pas përfaqësimit të Kosovës në “Miss Earth”, që u mbajt disa vjet më parë në Filipine, sukseset e saj në rrugëtimin drejt modelimit u rritën edhe më shumë. Nora karrierën e saj si modele po e ushtron gjithandej, duke u bërë kështu pjesë e kompanisë së njohur botërore “Poko Pano”, ku prezanton edhe koleksionin e ri me rroba banje. “Tani së fundi kam bashkëpunuar me kompaninë e njohur “Poko Pano” për linjën e re të bikinive për këtë verë. Uroj që gjatë këtij viti të prezantoj edhe shumë koleksione të kompanive të ndryshme botërore”, – ka thënë ajo. Nora ka kohë që jeton në Los Anxhelos të SHBA-së dhe atje ushtron edhe profesionin e saj, në fakt atje mundësia për të depërtuar dhe për të arritur suksese, sipas saj, është më e mirë. “Jam shumë e lumtur që gradualisht po e realizoj ëndrrën time në fushën e modelimit”, – shton ajo. Nora, edhe pse jeton jashtë Kosovës, asnjëherë nuk rresht së prezantuari veten si kosovare në shumë evenimente botërore. “Edhe pse jetoj këtu në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, jam e lidhur me Kosovën dhe asnjëherë nuk do të kisha refuzuar të marrë pjesë në ndonjë eveniment atje në Kosovë. Dhe edhe po të më kërkohej të përfaqësoja Kosovën në ndonjë vend të botës, do ta bëja me kënaqësi të madhe”, – shprehet ajo. Nora uron që fusha e modelimit në Kosovë të zhvillohet çdo ditë e më shumë dhe t’u jepet mundësi modeleve të reja ta tregojnë talentin e tyre në këtë fushë, sepse modelet e këtilla vërtet nuk mungojnë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency