Iliri, tërheqje ndaj Rikes, shkëmbime vështrimesh

0
134

iliri-rikja-edberi-simpatiaRikja ndodhet sërish në qendër të diskutimeve në shtëpinë e “Big Brother”-it. Por këtë herë për pëlqimet që banorët kanë ndaj saj. Teksa ndodhen në tavolinën e ngrënies Iliri fillon të provokojë me shikime Riken. E cila edhe ajo i përgjigjet provokimit të tij me shikim. Pikërisht kjo gjë shkakton diskutime te Eldora dhe Edberi të cilët dalin në lulishte dhe diskutojnë për këtë gjë. Sipas Edberit, Iliri e pëlqen Riken dhe kjo është shumë e dukshme nga mënyra se si flasin, rrinë, shihen. Në diskutim e sipër afrohet edhe Rikja e cila i ndërpret bisedën Edberit dhe Eldorës. Ato i tregojnë Rikes që po diskutonin pikërisht për të dhe për pëlqimin qe dyshojnë që ka Iliri ndaj saj. Rikja nuk e kundërshton një gjë të tillë por vazhdon të komentojë shakatë e tij të cilat nuk i përshtaten tipit të saj dhe kur kalon kufiri ajo acarohet tej mase. Bisedës që po zhvillohet i bashkohet edhe “protagonisti” Iliri. Edberi shumë hapur e pyet atë nëse ka pëlqim për Riken dhe Iliri i përgjigjet pozitivisht duke thënë që këtë gjë ia ka shprehur edhe asaj. Por ai shton që ndonjëherë acarohet me të sepse është shumë nevrike. Teksa janë bashkuar të gjithë banorët në oborr Vigani pyet Riken se cili është mashkulli që ajo pëlqen, apo i duket më i miri në shtëpi. Pas ovacioneve të shumta dhe shakave nga banorët Rikja shprehet se i pëlqen fizikisht Edberi, por vetëm fizikisht. Banorët fillojnë ta ngacmojnë Riken në lidhje me Edberin, por ajo këmbëngul duke thënë së është një simpati jo në atë sens që e morën ato. Situata u bë shumë funny kur banorët filluan të improvizonin edhe propozime ndaj saj.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency