Zonja e sëmurë Evropë

0
189

mqanikinqaEkonomia botërore po rimëkëmbet ngadalë, vetëm në Evropë fundi i krizës nuk duket ende. Edhe vetë bërthama e eurozonës po fillon të dobësohet, thuhet në prognozën e FMN-së.

Ekonomia botërore këtë vit do të rritet me 3,3 për qind, vitin e ardhshëm rritja do të jetë 4 për qind. Në këtë përfundim arrijnë ekonomistët e Fondit Monetar Ndërkombëtar, në prognozën e tyre të fundit, të cilën e prezantuan të martën (16.04.) në Uashington.

Rritja vjen nga të gjithë cepat e botës, por jo nga Evropa, pasi eurozona është i vetmi rajon në botë që ende është në recesion. 0,3 për qind do të tkurret këtë vit ekonomia në eurozonë.

Olivier Blanchard, kryeekonomist i FMN-së, flet ndërkohë për shpejtësi të ndryshme në rimëkëmbjen ekonomike. “Vendet në ekspansion industrial dhe ato në zhvillim vazhdojnë të shënojnë rritje të fortë ekonomike”, tha Blanchard. “Tek ekonomitë e zhvilluara, përkundrazi, shohim një ndarje që po bëhet gjithnjë e më e fortë: nga njëra anë SHBA dhe nga ana tjetër eurozona.”

Sipas FMN-së ekonomia e SHBA-së këtë vit do të rritet me 1,9 për qind. “Kjo nuk është e mjaftueshme për të përmirësuar ndjeshëm kuotën e papunësisë”, tha Blanchard. Por përballë kursit aktual të kursimeve është një rezultat i konsiderueshëm. Vitin e ardhshëm ekonomia amerikane mund të rritet madje me 3 për qind.

 

Motorët e rritjes

Edhe më të mira janë shifrat e vendeve në ekspansion ekonomik dhe atyre në zhvillim: me një rritje prej 5,3 për qind këtë vit dhe 5,7 për qind vitin e ardhshëm, ata thuajse janë rikthyer në fuqinë e mëparshme. Në Kinë, FMN pret për këto dy vite një rritje prej 8 për qind ose më shumë, në Indi 5,7 dhe 6,2 për qind.

Edhe shtetet afrikane në jug të Saharasë janë një nga motorët e rritjes së ekonomisë botërore. “Këto vende janë rritur edhe gjatë 2012 me thuajse 5 për qind”, thotë studiuesi i ekonomisë pranë FMN-së Abdul Abiad, në bisedë me Deutsche Ëelle-n.

Rritja do të vazhdojë të përshpejtohet për të arritur 5,5 për qind këtë vit dhe mbi 6 për qind vitin e ardhshëm. “Kjo i dedikohet kërkesës së fortë në vend, si në anën e konsumit ashtu edhe të investimeve”, thotë Abiad. “Ne besojmë se kjo rritje do të vazhdojë vitet e ardhshme. Shumë vende të rajonit që prej vitit 2008 shënojnë rritje më të fortë se para krizës financiare.”

Për Afrikën e veriut, hapësirën arabe dhe Amerikën Latine, studiuesit e FMN-së presin të paktën një rritje në nivelin e mesatares botërore, pra tre deri katër për qind. Edhe vetë Japonia, ekonomia e së cilës prej vitesh ndodhet në stanjacion, po zhvillohet me një plus prej rreth 1,5 për qind, pra më mirë se eurozona e dobët.

 

Fundi i krizës nuk duket

Në peshat e rënda të eurozonës, Itali dhe Spanjë, ekonomia këtë vit do të bjerë me 1,5 për qind, parashikon FMN. Edhe më fort do të tkurret ekonomia e Greqisë (-4,2%), Portugalisë (-2,3%) dhe Sllovenisë (-2%). Për Qipron FMN-ja nuk dha shifra.

Zhvillimi i dobët në eurozonë nuk shpjegohet vetëm me situatën në vendet në krizë. “Dobësi ka edhe në qendër”, tha kryeekonomisti Blanchard. “Për Francën presim një rënie këtë vit. Kjo lidhet me një kombinim të masave të kursimit, ekpsorteve të dobëta dhe besimit të pakët.”

Edhe ekonomia gjermane nuk mund ta luajë rolin e motorrit të rritjes. Vërtet ekonomia gjermane do të shënojë rritje, por me vetëm 0,6 për qind ajo është shumë e vogël. “Një rritje e dobët në bërthamën e eurozonës është në vetvete një lajm i keq”, tha Blanchard. “Veç kësaj ky është lajm i keq për vendet në periferi të eurozonës, të cilët kanë nevojë për një bërthamë të fortë.”

 

Vetëkritikë e FMN-së?

Blanchard e cilëson “shqetësues” zhvillimin e dobët në Evropë. Situata e bankave vazhdon të jetë e pasigurtë, investimet dhe para së gjithash konsumi, janë të dobët. “Mesazhi ynë është: duhet të mendojmë si të nxisim kërkesën private.”

Kjo fjali mund të interpretohet edhe si vetëkritikë me zë të ulët e FMN-së. Në fund të fundit Fondi është bashkëpërgjegjës për masat e rrepta të kursimit, të cilat kanë bllokuar rritjen në shumë vende të eurozonës. Kursi i kursimeve duhet të përshtatet me situatën në vend, tha Blanchard. “Ai duhet të mbetet i besueshëm, por nuk duhet të ketë pasoja shumë negative për rritjen ekonomike.”

DW

 

 

 

 

Rezistenca e Kaukazit Verior thotë se nuk ka rol në Boston

Një faqe e Internetit e shfrytëzuar nga një lëvizje e rezistencës në Kaukazin Verior të Rusisë, e ka publikuar një deklaratë në të cilën thotë se kjo lëvizje nuk ka lidhshmëri me sulmin me bomba në maratonën në Boston, më 15 prill.Deklarata në faqen kavkazcenter.com thotë se i ashtuquajturi Emirat i Kaukazit “nuk lufton” kundër Shteteve të Bashkuara dhe se edhe në Rusi, lideri i lëvizjes, Doku Umarov, (në foto) i ka ndaluar sulmet kundër civilëve.

 

Kerry kërkon nga Erdogani ta shtyjë vizitën në Gaza

Sekretari amerikan i shtetit, John Kerry, i cili po bënë përpjekje për përmirësimin e raporteve Turqi – Izrael, ka kërkuar që kryeministri i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ta shtyjë vizitën në Rripin e Gazës.Në deklaratën e tij të sotme në Stamboll Kerry theksoi se ka kërkuar nga kryeministri Erdogan, që të presë për “kushte të mira”.

Këto komente u bënë pasi Erdogani tha se ai do ta vizitoj këtë territor të trazuar palestinez gjatë muajit të ardhshëm.  Erdogan, që është mbështetës i fuqishëm i çështjes palestineze, më herët kishte planifikuar që këtë muaj ta vizitoj Gazën për të ndihmuar në tërheqjen e embargos izraelite.

Por, udhëtimi u shty pas tërheqjes së vërejtjes nga Uashingtoni, që muajin e kaluar e ndërmjetësoi një afrim ndërmjet dy vendeve.

Lidhjet ndërmjet Turqisë dhe Izraelit mbeten të tensionuara përkundër kërkim faljes së Izraelit për vrasjen e nëntë shtetasve të Turqisë, gjatë ndërhyrjes në një anije që ishte nisur për në Rripin e Gazës, në vitin 2010.

 

Rikthehet bora në Zvicër

Natën në mes të të premtes dhe të shtunës në pjesën më të madhe të Zvicrës ka pasur reshje bore. Siç njoftojnë shërbimet meteorologjike, në viset malore, si në regjionin e Graubündenit bora ka arritur madje trashësinë në mes 30 dhe 90 centimetrash. Meteorologët thonë se reshja e borës në këtë stinë nuk është dukuri e jashtëzakonshme por sasia e borës së re është diçka e papritur, transmeton albinfo. Si pasojë e reshjes së borës në disa pjesë të Zvicrës ka pasur pengesa për trafikun rrugor dhe janë regjistruar disa raste të rrëzimit të trungjeve si dhe thyerjes së degëve të pemëve. Ndërkohë bëhet e ditur se edhe Aeroporti i Cyrihut, më i madhi në vend ka pësuar nga shkaku i kthimit të dimrit me borë. Deri në mesditën e të shtunës është dashtur tu hiqej akulli 78 aeroplanëve, para se të ngriheshin në ajër. Sipas Viasuisse, moti i ligë ka bllokuar për një kohë rrugën në San-Bernardino. Po ashtu janë bllokuar edhe tunele të ndryshe në segmentin Thusis-Mesocco.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency