Meta: Mund ta kishim zgjidhur KQZ-në, në takimin e fundit me Berishën

0
133

 

metaKreu i LSI-së Ilir Meta deklaron se ngërçi i krijuar mes palëve për KQZ-në mund të ishte zgjidhur që në takimin e fundit që ai zhvilloi me kryeministrin e vendit Sali Berisha. I ftuar në emisionin “Top Story”, në “TCH”, Meta përgjsatë rrëfimit të bashkëpunimit me kreun e qeverisë Berisha në katër vite tha se,: “Raportet tona gjatë këtyre viteve kanë qenë konstruktive, bashkëpunuese. Natyrisht kemi ndarë mendime të ndryshnme për çështje të ndryshme. Në takimin e fundit që kemi zhvilluar i thashë se kisha vendosur që të bëja një zgjedhje tjetër. Po të më kishte thënë që aty që anëtari juaj prish balancën, do të mund ta kishim zgjidhur që aty. Mund ta kishim tërhequr Z. Muho që aty”. Ndërkohë ai mohoi se mbi PS dhe LSI kishin menduar që pas marrëveshjes mes tyre të kërkonin rrëzimin e mazhorancës aktuale dhe krijimin e qeverisë teknike. “Unë nuk votoj për rrëzimin e qeverisë i thashë Berishës. Nuk ka qenë pjesë e angazhimeve të mia me Ramën dhe me ndërkombëtarët që kanë mbështetur këtë koalicion, një angazhim për një qeveri teknike. Ndryshimi për në duhet të ndodhë përmes votës së qytetarëve. Shqetësimi real qëndron mes koalicionit që ekziston mes së majtës së bashkuar dhe situatës elektorale të PD-së. Ne kemi qenë të sinqertë në angazhimin tonë për të mos i politizuar institucionet”.

 

KQZ-ja

Sipas Metës, me vendimin e marrë nga mazhoranca është shkelur kodi zgjedhor. Në përgjgje të pyetjes se nëse LSI do të dërgojë emra për kandidatë në KQZ, Meta pohoi se,: “LSI nuk mund të bëhet pjesë e një insitucioni që nuk është i pavaruar. Opozita nuk braktis asgjë, aq më tepër betejen për zgjedhje të lira. Ne nuk kërkojmë shtyrjen e zgjedhjeve. Opozita i ka të gjitha instrumentat për të garantuar edhe një votë të vetme kudo që të ndodhet. Të gjithë prozhektorët janë drejtuar tek Sali Berisha, njeriut që po shkatërron zgjedhjet. Në qoftë se do e mbajë KQZ kështu qysh është le ta mbajë por opozita sot është e bindur se do të garamtojë një rrotacion të sigurtë”.

 

Marrëveshja me PD-në

Kreu i LSI-së  tha se nuk është penduar për marrëveshjen me PD-në. “Besoj se do ishte e pritshme që kjo nuk mund të ishte një marrëveshje afatgjatë.  Sollëm një përvojë të re, ishte një emnacipim për shoqërinë tonë politikën tonë. Pavarësisht nga situata që ka nodhur sot, ne nuk jemi të penduar.  Për mua këto katër vite kanë qenë një eksperiencë e veçantë që do më ndihmojnë në të ardhemne. Besoj se Z. Berisha është një personalitet kompleks. Mendoj se nuk ka politikan perfekt, por secili e zgjedh vetë rrugën për të mirën e tij”, u shpreh Meta.

 

Presidenti

Duke bërë të ditur se LSI u përpoq për konsensus në zgjedhjen e Presidentit të vendit dhe se Bujar Nishani ishte ndër emrat më pak të kontestueshëm nga e djathta, Meta tha se qëndrimi i kreut të shtetit ndaj opozitës do të ndryshojë pas 23 qershorit. “Marrëdhëniet e mia me Nishanin kanë qenë tepër korrekte. Mendoj se ka qenë ndër emrat më të pranueshëm nga PD. I duhet shumë punë për tu bërë president i të gjithë shqiptarëve. Besoj se pas 23 qershorit do të ngrihet në këtë stad. I kam dhënë mesazh që të jetë më bashkëpunues me opozitën kur me falenderoi për votimin”.

 

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency