Emrat e kandidatëve të përzgjedhur për të punuar në Itali

0
153

Driçim Çaka

kqandidateLista e plotë, shoqëruar edhe me kandidatët që do të jenë rezervë

Përmbajtja e plotë e kurseve të formimit

 

Janë publikuar emrat e kandidatëve të cilët do të vazhdojnë kursin për të punuar në Itali. Lista më e fundit e publikuar nga Ministria e Punës tregon rezultat e aplikuesve që kanë dhënë intervistën. Bie në sy se entet italiane kanë miratuar dy lista, e para, ku janë kandidatët që kanë fituar dhe në të dytën janë kandidatët rezervë. Sipas Ministrisë së Punës, kjo ndarje është bërë për shkak se disa kandidatë në listën e parë mund të mos e fitojnë vendin dhe do të zëvendësohen nga emrat rezervë.

 

Përmbajtja e kurseve të formimit

Njohja e gjuhës italiane dhe elementë të edukimit qytetar. Kursi do të jetë i ndërtuar në module që bëjnë të mundur marrjen e aftësive gjuhësore-komunikuese për t’u orientuar në ambientin e punës, atë privat dhe me strukturat publike.
Në përfundim të kursit pjesëmarrësit do të kryejnë një provim për të verifikuar nivelin A2 të njohjes së gjuhës italiane sipas kuadrit evropian QCER.

Kurs mbi sigurinë dhe shëndetin në vendin e punës. Kursi parashikon module mbi legjislacionin e përgjithshëm dhe specifik lidhur me parandalimin e dëmtimit dhe higjienën në punë, module mbi rreziqet për shëndetin, mbrojtjen dhe parandalimin që zbatohet në ndërmarrjet italiane, procedurat e ndihmës së shpejtë, kundër zjarrit dhe evakuimin e punëtorëve. Në përfundim të kurseve të formimit të përshkruara më lart, pjesëmarrësit që do të kenë ndjekur të paktën 80% të orëve të formimit dhe do të kenë kaluar provimin e verifikimit të njohjes së gjuhës italiane do të marrin një vërtetim. Të gjithë atyre që do të marrin vërtetimin do t’u njihet e drejta e preferencës parashikuar në Nenin 23 të Tekstit Unik italian për Imigracionin dhe, si rrjedhojë, mundësia për të marrë vizën për motive punësimi nëse një punëdhënës në Itali është i gatshëm t’i punësojë.

Kurset

Bëhet fjalë për kurse intensive prej 6 – 8 orësh në ditë për 4 – 5 ditë në javë, për një total prej 140 orësh, që do të zhvillohen kryesisht në Tiranë, Shkodër dhe Vlorë, me kusht që të arrihet krijimi i klasës prej 20 personash. Shpërndarja e pjesëmarrësve nëpër klasa është e drejtë e patjetërsueshme e enteve.
Është e detyrueshme pjesëmarrja në të paktën 80% të orëve të përgjithshme të kurseve dhe në veprimtaritë e ndërmjetme të kontrollit, në të kundërt kandidati përjashtohet nga përzgjedhja përfundimtare. Kandidatura dhe pjesëmarrja në procedurat e përzgjedhjes dhe në kurset e formimit është falas. Për kursantët me qëndrim në lokalitete të ndryshme nga vendi ku do të zhvillohen aktivitetet e formimit është parashikuar një rimbursim i kostove që lidhen me transportin nga/për në vendbanimin e kandidatit, qëndrimin dhe ndoshta strehimin gjatë kurseve, sipas modaliteteve që do të përcaktohen nga entet. Këto kosto mbulohen ekskluzivisht nga enti i autorizuar për formimin.

Lista me  emrat e kanditdatëve gjendet tek gazeta “Standard”.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency