Praktika profesionale, datat e provimit për infermierët, mamitë, logopedistët

0
594

Blerta Mrishaj

provimiStudentët që nuk e kanë dhënë provimin e vlerësimit të aftësimit profesional, duhet të dorëzojnë librezën e praktikës profesionale të plotësuar brenda

 

Datat e praktikës profesionale:

Mami, datë 29.4.2013, ora 09:00

Imazheri, datë 29.4.2013, ora 11:00

Logopedi, datë 29.4.2013, ora 13:00

Teknik laboratori, datë 30.4.2013, ora 09:00

Fizioterapi, datë 30.4.2013, ora 11:00

Infermieri, datë 2, 3, 6, 7, 8.5.2013, ora 09:00 dhe ora 11:00

 

Provimi i shtetit

 

  • E enjte datë  2.5.2013, ora 1000 MAMI
  • E enjte datë  2.5.2013, ora 1230 IMAZHERI
  • E enjte datë  2.5.2013, ora 1500 LOGOPEDI
  • E premte datë  3.5.2013, ora 1000  FIZIOTERAPI
  • E premte datë  3.5.2013, ora 1230  TEKNIK LABORATORI
  • E hënë 13.5.2013, ora 1000 dhe ora 1400 INFERMIERI
  • E martë 14.5.2013, ora 1000 dhe ora 1400 INFERMIERI
  • E mërkurë 15.5.2013, ora 1000 dhe ora 1400 INFERMIERI
  • E enjte 16.5.2013, ora 1000 dhe ora 1400 INFERMIERI
  • E premte 17.5.2013, ora 1000 dhe ora 1400 INFERMIERI
  • E hënë  20.5.2013, ora 1000 dhe ora 1400 INFERMIERI
  • E martë  21.5.2013, ora 1000 dhe ora 1400 INFERMIERI
  • E mërkurë 22.5.2013, ora 1000 dhe ora 1400 INFERMIERI

 

 

Studentët e infermierisë, mamisë, logopedisë, fizioterapisë, teknik laboratori dhe imazheri do të testohen në praktikë profesionale përpara se të japin provimin e shtetit për marrjen e licencës. Për regjistrimin e këtyre profesionistëve Urdhri i Infermierit bën të ditur se konfirmimi i pjesëmarrjes në provim ka afat deri në datë 20 prill, teksa me 21 do të shpallet lista. Sakaq UISH rikujton se studentët që nuk e kanë dhënë provimin e vlerësimit të aftësimit profesional, duhet të dorëzojnë librezën e praktikës profesionale të plotësuar brenda afatit të sipërpërmendur. Ndërsa të gjithë studentët të cilët janë paraqitur në provimet e mëparshme dhe nuk e kanë marrë ose hyjnë në këtë sezon për herë të parë duhet të dorëzojnë fotokopjen e lejes së praktikës brenda të njëjtit afat në mënyrë që të quhen të regjistruar në provim.

Praktika

Sa i takon detyrimit për realizimin e praktikës profesionale, për një periudhë jo më pak se 3 muaj, UISH sqaron se kjo rrjedh nga zbatimi i ligjit “Për profesionet e rregulluara”, por edhe të rregullores së nxjerrë nga Ministria e Arsimit e Shkencës dhe Ministria e Shëndetësisë në funksion të tij. Kjo praktikë ka ndryshuar tashmë nga vitet e tjera. Konkretisht, studenti i diplomuar në degët e mësipërme, ditën që regjistrohet, merr librezën e praktikës profesionale. Në këtë librezë, janë të shkruara të gjitha udhëzimet dhe detyrimet që ai duhet të realizojë gjatë këtyre periudhës së praktikës. Përveç kësaj, aty janë edhe të gjitha temat të cilat do të jenë pyetje në provimin e posaçëm që do të bëhet për testimin e aftësive profesionale. Aty do të mbahen shënimet ditore përgjatë 12 javëve që studenti do të realizojë praktikën profesionale, të cilat do të firmosen çdo ditë nga drejtuesi i kësaj praktike. Në fund fare, kjo librezë, pasi studenti ka realizuar 12 javët e praktikës profesionale, do të firmoset nga drejtuesit e saj, dhe do të vlerësohet me një numër pikësh të caktuara. Saktësisht, ato janë nga 10 deri në 25 pikë, të cilat do t’i njihen kandidatit gjatë realizimit të provimit të testimit profesional. Ai e merr librezën dhe 10 ditë para datës së provimit, e dorëzon atë pranë urdhrit profesional dhe regjistrohet për dhënien e testimit profesional. Ky i fundit, jepet para një komisioni të posaçëm të ngritur nga Ministria e Shëndetësisë dhe Urdhri i Infermierit, ku kandidatët do të përgjigjen me gojë dhe praktikisht, nëpërmjet manekinëve apo vendit ku do të zhvillohet provimi, pranë një fakulteti infermierie. Konkretisht, ata do t’u përgjigjen 5 pyetjeve, të cilat në fakt i kanë në programin e praktikës së tyre profesionale, pra u janë bërë të ditura paraprakisht. Çdo pyetje vlerësohet nga 1 deri 25 pikë. Dhe pikët maksimale janë deri 100 pikë. Që kandidati të vlerësohet “Kalueshëm” dhe të regjistrohet pranë Provimit të Shtetit, ai duhet që të marrë të paktën 50 pikë. Nga të cilat, një pjesë i ka përmes vlerësimit në librezë, deri në 25, kurse pjesën tjetër duhet ta fitojë nga përgjigjet e pyetjeve që do të japë gjatë këtij testimi. Dhe vetëm kur vlerësohet “Kalueshëm” nga ky testim, atij i çohet emri në Agjencinë Kombëtare të Shtetit për të dhënë Provimin e Shtetit. E pasi realizon edhe këtë të fundit, atij i lind e drejta që të marrë lejen e ushtrimit të profesionit të lirë, pranë urdhrit profesional, në këtë rast, Urdhrit të Infermierit të Shqipërisë.

 

 

Ksera: Fonde për individët që mbështesin të moshuarit dhe aftësinë e kufizuar

Ministria e Punës do të mbështesë me të gjitha mënyrat, përfshi edhe me fonde, të gjithë ata individë, organizata apo njësi vendore që angazhohen në ofrimin e shërbimeve komunitare apo rezindenciale për të moshuarit, fëmijët, gratë, personat me aftësi të kufizuara si dhe çdo kategori tjetër që ka nevojë për mbështetje dhe integrim. Ky ishte premtimi I bërë ditën e djeshme nga Ministri i Punës, Spiro Ksera, gjatë një vizite të qendrave rezidenciale jopublike në komunat e Vaut të Dejës dhe Bushatit. Gjatë vizitës në qendrën e ngritur nga Misioni i Nënë Terezës në Bushat, ministri Ksera falënderoi misionarët për kujdesin që tregojnë duke u shërbyer dhe u kujdesur për kategori të tilla në nevojë si të moshuarit e braktisur apo me paaftësi. Duke marrë shkas nga takimi me kryetarët e komunave përkatëse, ministri Ksera kërkoi angazhim më të madh të pushtetit vendor në mbështetjen e iniciativave të tilla të fokusuara në ngritjen e shërbimeve sociale që mbështesin individët dhe shtresat më në nevojë të çdo komuniteti.

 

Sequi: Të bëhet më shumë për të drejtat e aftësisë së kufizuar

Në konferencën e dytë kombëtare me temë “Ndërgjegjësimi i publikut, politikës dhe familjes për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara”, ambasadori I BE-së në Shqipëri, Ettore Sequi, ka kërkuar shumë përkushtim nga institucionet. Sipas ambasadorit, dehet t’i jepet një rëndësi e veçantë punësimit dhe arsimimit të aftësisë së kufizuar. “Shqipëria duhet të miratojë ligje dhe akte nënligjore për të drejtat e personave me aftësi të kufizuar. Në Shqipëri vazhdon të jetë një problem arsimimi dhe respektimi i kuotave të punësimit, gjithashtu ligji për antidiskriminimin duhet të jetë më i fortë. Ne besojmë se e drejta nuk është ajo që jepet, por atë askush nuk duhet të ta marrë. Të gjitha vendet që aspirojnë në BE duhet të respektojnë këto të drejta, përfshi këtu dhe Shqipërinë që duhet t’i respektojë këto standarde”, – tha Ettore Sequi. Për kryetarin e Shoqatës së të Verbërve, Sinan Tafaj, duhet të rishikohet lidhi për aftësinë e kufizuar. “Ne kemi kërkuar ndërhyrje në legjislacion, në kodin civil, penal, të procedurës penale, kodin rrugor dhe një seri ligjesh të tjera. Ne e konceptojmë mbrojtjen tonë ligjore të përfshirë në legjislacionin ku zgjidhen problemet e të gjithëve dhe jo në një ligj integral ku do të krijohet një veto ligjore për aftësitë e kufizuara”, – tha Sinan Tafaj. Lëvizja e aftësisë së kufizuar në Shqipëri është nga lëvizjet më të hershme demokratike dhe përbën një vlerë të rëndësishme të shtuar të shoqërisë sonë. Kjo lëvizje përbëhet nga organizata lokale, rajonale e kombëtare të të gjitha llojeve të aftësisë së kufizuar. Ajo ka sjellë pasoja të rëndësishme pozitive në emancipimin e vetë anëtareve të saj por edhe një ndikim të rëndësishëm në shoqëri.

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency