Mali i Zi, provokim në Eurovizion

0
159

mal i zi, eurovizionNë edicionin e këtij viti të Eurovizionit, Mali i Zi do të prezantojë një këngë, videoklipi i së cilës përfshin vajza me bikini që ndeshen me njëra-tjetrën në kafaz. Videoklipi i këngës “Igranka” të grupit Dedduh është xhiruar në Podgoricë me regji të Zoran Markovic Zonjo. Në performancën e tyre në Eurovision, grupi do të shoqërohet nga vokalistja Nina Zizic. Megjithatë, kjo mund të quhet pa frikë një performancë që do të bjerë në sy gjatë prezantimit në festival. Ajo që mbetet për të parë është nëse do të pëlqehet kënga, pasi jo domosdoshmërisht performanca siguron pikë në këtë lloj festivali, ku gjeopolitika vlen më shumë se pëlqyeshmëria e këngës.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency