Kontrata paramartesore, kushti i modeles “të paktën 3 herë në javë”

0
164

modelja

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Një modele dhe aktore me shtetësi polake dhe amerikane, Joanna Krupa, i vendosi një kusht të padëgjuar bashkëshortit të saj të ardhshëm, në kontratën paramartesore, një akt juridik ende në negocim. Në bazë të kushtit, i fejuari Romain Zago është i detyruar të kryejë marrëdhënie seksuale me të paktën tri herë në javë. Në rast të kundërt, 33-vjeçarja ka të drejtë të kërkojë divorcin dhe të pretendojë dëmshpërblim prej partnerit, për “Mospërmbushjen e detyrimeve bashkëshortore”. Duke komentuar këtë kusht, Zago tha për mediat amerikane: “Joanna është me të vërtetë një makinë seksi, nuk i mungon kurrë dëshira. Nuk do t’iu gënjej dhe t’ju them që kryejmë marrëdhënie çdo ditë, asaj i duhet të udhëtojë shumë, mua gjithashtu. Mendoj se perfeksioni, edhe në dhomën e gjumit si kudo në jetë, është i pamundur të arrihet. Megjithatë, nëse qëndrojmë bashkë të gjitha ditët e javës, një kusht i këtillë nuk është i vështirë të realizohet”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency