Gërricje mes Anaidit dhe Joanës

0
131

deeebat joqanan- anaidiAnaidi vazhdon t’i flasë Joanës, duke e këshilluar atë për mënyrën se si sillet, duke thënë se e ka tepruar shumë gjatë debatit. Ai e kritikon për mënyrën se si i është drejtuar ajo Elonës, por Joana i kërkon që ai t’i qëndrojë afër e t’i thotë ndonjë fjalë të ngrohtë, pasi kështu e bën të ndihet me keq. “Ti bëhesh viktimë, kur nisesh për t’i bërë të tjerët viktima. Ti nuk ke nevojë për fjalët e mia të ngrohta aspak”, – i thotë Anaidi vazhdimisht Joanës. “Ti e humb komplet”, – vazhdon t’i thotë ai, edhe pse prezent mes tyre është edhe Xhimi, i cili komplimenton Anaidin për mënyrën se si po i flet, duke mos mbajtur kot krahun e saj. “Unë doja ta bëja që ajo të më preje me dorë”, – i thotë Joana, ndërsa atje shkon Elona, e cila dëgjon fjalët e saj dhe kështu fillon një zënkë mes tyre, duke shkëmbyer disa batuta. Pasi largohet Elona, Anaidi e pyet: “Me këtë që bëre, çfarë fitove?”. Ai i thotë se ajo ia humbet shanset vetes për të folur në një moment tjetër me Elonën. “Të tha që nuk do t’i ndyje duart me ty”, – i thotë Anaidi, ndërsa Joana nervozohet dhe ia kthen: “Çfarë do të nxjerrësh, që nuk di të luaj?”. “Ti do të dalësh para Elonës po vazhdove kështu”, – ia kthen Anaidi. Ndërsa Joana nervozohet e i kërkon me ngulm që ai t’i thotë se po mundohet ta nxjerrë keq përballë publikut. “Pse më kundërvihesh?”, – i thotë Joana, ndërsa Anaidi mendon se nuk mundet të vazhdojë të diskutojë e as ta këshillojë atë. Kështu diskutimi mes tyre vazhdon për minuta të tëra, ku Anaidi i thotë me tone të larta se ajo nuk po e kupton aspak lojën. “Nuk kam kohë të merrem me ty, duke mësuar se çfarë do të bëhet”, – i thotë Anaidi, ndërsa ajo ia kthen: “Nuk është mirë për publikun të më kundërvihesh, por nuk kërkoj ndihmën tënde”. Nuk kalon shumë dhe Anaidi largohet i nervozuar prej saj.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency