Përplasje midis Joanës dhe Elonës

0
132

joana-debat-elona-31.3.13Eldora thotë se ndihet shumë keq për faktin që ka përmendur emrin e Jonildës, dhe më keq akoma pasi ajo kërkoi që të thoshte emrin e saj, në mënyrë që të mos ndihej në vështirësi me asnjërin nga banorët e tjerë. Në atë  moment, Joana shprehet: “Unë s’ia kursej fare atij që s’e kam të dëshiruar”, edhe pse Elona është e pranishme aty. “Unë do të doja që sot të dilte Elona”, shprehet Joana, e cila duket sikur kërkon një zënkë mes saj dhe Elonës. “Shyqyr u tregova një herë e sinqertë”, ia kthen Elona, e kështu fillojnë të debatojnë, duke pasur batuta nga njëra-tek tjetra. Joana i thotë se ajo nuk është as dëgjuese e as folëse e mirë, pasi edhe kur flet, flet me fjalë të pista. “Nuk ke për të më çuar atje ku do ti”, ia kthen Elona, duke u munduar të ruajë qetësinë. “Kam për të të çuar këtë javë”, ia kthen Joana. Ndërsa Elona i thotë se ajo është shumë larg qëllimit të saj dhe madje i bën të ditur se duhet të falënderojë Anaidin, pasi pa të do të kishte dalë me kohë nga shtëpia. “Vetëm për sinqeritet mos fol”, i thotë vazhdimisht Elona. Ndërsa Joana vazhdon t’i tregojë se ajo nuk di të flasë, por nëse flet, mund të flasë për Saukun, duke ia përmendur në mënyrë tallëse këtë fakt.

“Ishallah ikën sa më shpejt tek njerëzit e tu në Sauk”, i thotë Joana, duke thënë se e ka gojën e keqe dhe mund ta përcjellë në shtëpi ashtu siç e përcolli Jonildën. Joana flet me Elonën duke e personifikuar si pjesë të një grupi, ndërsa veten si të lidhur ngushtë me Anaidin e për këtë Elona i thotë: “Jam duke folur me ty, dhe jo me ty e Anaidin”, duke i lënë të kuptojë se Joana nuk mund të mbijetojë e vetme në shtëpi. Ndërkohë që kunjat mes njëra-tjetrës vazhdojnë, Elona kërkon të mbyllë diskutimin, duke i thënë: “A u kënaqe tani?”. “Unë do të kënaqem kur të shpërthesh ti”, ia kthen Joana, ndërsa Elona i bën të ditur se nëse ajo të arrijë të shpërthejë, në rrezik do të jetë vetë Joana. Joana i kujton Ilirin dhe faktin që ai e ka përzemër, duke e thumbuar lidhur me këtë fakt, ndërsa Elona i tregon se ajo nuk ka nevojë të shkojë të ngushëllohet me askënd dhe ndërkohë del nga dhoma, duke e mbyllur diskutimin.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency