Brown: Rihanna e beson se kam ndryshuar

0
174

brown-rihanaChris Brown është shprehur në një emision radiofonik amerikan se është përpjekur shumë për t’i fituar sërish zemrën këngëtares Rihanna, të cilën në vitin 2009 e ka rrahur pas një debati të ashpër. “Jam munduar shumë që t’i tregoja se sa shumë isha penduar dhe se sa keq më vinte për atë që ndodhi. Ka qenë momenti më i keq i jetës sime, por tani jam i lumtur”, – deklaroi reperi, i cili këmbënguli se ka ndryshuar si njeri dhe se e meriton një shans të dytë. “Njerëzit kanë mendimin e tyre për mua dhe kanë të drejtën e tyre. Unë tashmë i di përgjegjësitë e mia dhe jam pjekur”, – tha Brown. Këngëtari amerikan zbuloi edhe se si e kalon kohën me Rihanna: “Mundohem që të mos jem formal, por të qeshim dhe të zbavitemi në maksimum. Jemi si fëmijë kur rrimë bashkë”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency